Shko te përmbajtja

Wikipedia:Kuvendi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komenti i fundit: 1 ditë më parë nga Fallbackintoreality në temën Mustafë Bytyçi


Stema e Kuvendit
Kuvendi

If you have any problem and don't understand Albanian, please ask for assistance here.
Dritare
Pyetje e Përgjigje
Drilon Rexhepi

Drilon Rexhepi është artist shqiptar me origjinë nga Gjakova, Kosovë, i cili jeton në Belgjikë. Ai njihet për aktivitetin e tij në muzikë, veçanërisht në zhanret hip-hop dhe rap.

Jeta e hershme

Drilon Rexhepi ka lindur më 12 mars 1995 në Kosovë dhe është rritur në Gjakovë. Më vonë ai është zhvendosur në Belgjikë, ku ka vazhduar jetën dhe ka ndjekur ëndrrën e tij në muzikë.

Karriera muzikore

Pas shumë vitesh pune dhe përkushtimi në muzikë, Rexhepi ka zhvilluar identitetin e tij artistik përmes këngëve të frymëzuara nga përvojat personale, jeta në rrugë, sfidat dhe mosdorëzimi. Muzika e tij përfshin elemente të hip-hopit, rapit dhe stilit urban.

Gjatë rrugëtimit të tij muzikor, ai ka punuar për të zhvilluar praninë e tij në platformat digjitale, përfshirë Spotify, ku publikon muzikën e tij si DrilonRexhepi.

Stili dhe temat

Tematika e muzikës së tij lidhet shpesh me:

  • jetën dhe përvojat personale;
  • vështirësitë dhe sfidat;
  • rrugën drejt suksesit;
  • ëndrrat dhe mosdorëzimin;
  • jetën urbane dhe realitetin e përditshëm.

Jetesa dhe aktiviteti

Pas largimit nga Kosova, Drilon Rexhepi është vendosur në Belgjikë, duke vazhduar të punojë për zhvillimin e karrierës së tij muzikore dhe krijimin e projekteve të reja.

Diskografia

Në veprat dhe projektet e tij janë përmendur tituj si “Rockstar”, “Streets”, “Neser”, “Deserved” dhe projekte të tjera muzikore.
Zyra e Ankesave

Kërkesë urgjente për ndryshime në artikullin Vladimir Jani (Bllokuar prej muajsh)

Përshëndetje administratorë dhe kontrollues,

Po ju shkruaj sërish si nipi i piktorit Vladimir Jani (Përdoruesi: Petja24). Kam lënë një kërkesë të detajuar te faqja e diskutimit të artikullit prej muajsh, por nuk kam marrë asnjë përgjigje dhe artikulli mbetet i bllokuar në statusin "Pending Changes", duke shfaqur të dhëna të gabuara për publikun.

Meqenëse kam COI, nuk ndërhyj dot vetë. Ju lutem shumë një administratori aktiv të kryejë dy përditësime të thjeshta teknike bazuar në dokumentet tona origjinale familjare:

1. Korrigjimi i datës së lindjes: Nga 4 qershor 1921 në **15 nëntor 1921** (konfirmuar nga certifikata origjinale e gjendjes civile Shkodër, e-albania). 2. Vendosja e fotos së portretit në Infobox: Aktualisht është vendosur një foto dekreti. Ju lutem zëvendësojeni me foton zyrtare të portretit që është ngarkuar me kohë rregullisht në Commons me emrin e skedarit: ``. 3.**Shtimi i faqes zyrtare të Facebook-ut:** Ju lutem shtoni faqen zyrtare "Faqja Zyrtare e Memorialit" në fund të artikullit te kapitulli "Lidhje të jashtme" në këtë format kodi: `* "Lidhje të jashtme":

Ky përditësim është i rëndësishëm për të shmangur përhapjen e të dhënave të pasakta kronologjike për një figurë me titullin "Piktor i Popullit". Faleminderit për bashkëpunimin dhe kohën tuaj. -- – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Petja24 (diskutimiredaktime).
Administrata
Kërkesa për kontrollues

Eraqena

Eraqena (diskutim · kontribute)

Tung, momentalisht jam Menaxhere e Projektit te Wikimedianet e Gjuhes Shqipe. Privilegjet e kontrollueses na kishin ndihmu shume ne lehtesimin e punes sone dhe te personave te tjere kur kemi fushata. Me tregoni nese dikush keni pytje. Faleminderit! --Eraqena (diskutimet) 26 qershor 2026 16:43 (CEST)Përgjigju

Diskutimi

Ofiçina
Gjithçka në rregull!
Forumi i Grisjes

Mustafë Bytyçi

Kandidatura përfundon minimalisht më 7 shtator 2026, 23:52 (CEST)
Biografia nuk i plotëson kushtet për shquarësi. Sipas WP:SHQ, për të qenë e shquar një temë duhet të mbulohet nga një numër i burimeve të paanshme, të mbulohet me një përshkrim të rëndësishëm, të supozohet shquarësia, si dhe të jenë burime dytësore. Burimet mbi këtë subjekt mungojnë. Ato prezente në artikull janë:

  • Fjalori Enciklopedik i Kosovës: Ia përshkruan jetën në një paragraf, duke ia plotësuar seksionet e jetës në shumicë, mirëpo nuk korroborohet nga burime të tjera. Nuk kontribuon tek shquarësia në vetvete.
  • Monografi: Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore (1974–2014): Botuar nga vendi i tij i punës dhe i arsimit. Nuk është burim i paanshëm, me ç'rast nuk kontribuon në shquarësi vetvetiu.
  • Vepra hulumtuese "Analysis of cosmic rays with Z > 50 registered in meteorite minerals": Vepra që ai dhe Bajram Jakupi e ka botuar në kuadër të studimeve. Ajo nuk mund të kontribuojë në shquarësi sepse është bashkëvepra e tij dhe jo një burim dytësor. Ajo poashtu nuk kontribuon tek shquarësia e personit, por tek ajo e konceptit për të cilën flet vepra (rrezja kozmike).

Asnjë prej burimeve nuk mund të kontribojë në shquarësinë e përgjithshme të subjektit meqë nuk e mbulojnë subjektin në detaj më të gjerë, dhe po bëhet më tepër një artikull frankenshtajn duke i rifrazuar burimet ekzistuese e jo duke krijuar një biografi të hollësishme. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 25 gusht 2026 01:52 (CEST)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

 Koment: Diskutimi fillestar - Leutrim.P (diskutimet)

Pershendetje, jane shtuar ndryshimet me fisha te azhornuara dhe citime te reja, qe ndihmojne ne kerkesat e mesiperme. Gjithe te mirat. ~2026-46116-75 (talk) 25 gusht 2026 10:02 (CEST)Përgjigju

Dy prej burimeve janë akoma vetë veprat ku ka bashkëpunuar subjekti, që bie ndesh me WP:NPOV. Duhet të ketë burime dytësore që flasin për ato tema, që të meritojnë përfshirje në Wikipedia. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 26 gusht 2026 15:25 (CEST)Përgjigju


Demonstratat shqiptare (Maqedoni)

Kandidatura përfundon minimalisht më 4 gusht 2026, 12:32 (CEST)
Mungon përmbajtje. - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi


Asja Tira

Kandidatura përfundon minimalisht më 2 maj 2026, 02:08 (CEST)
Artikulli nuk nxjerr burime përveç IMDB-së (user-generated). Një kërkim në Google nuk nxjerr shumë të dhëna për të përveç agjencisë ku punon. - Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 18 prill 2026 04:08 (CEST)Përgjigju

Votimi

Diskutimi


Stenaldo Mëhilli

Kandidatura përfundon minimalisht më 14 prill 2026, 00:50 (CEST)
Sipas nominuesit @GLOBALIST LIBERTARIAN, "mungon shquarsia. Wikipedia nuk është një platformë showbizi, por një platformë enciklopedike." Për më tepër, nga faqja e diskutimit, "Ky personi përveçse ka qenë pjesë e [Big Brother], dhe një burime tjetër primar/parësor që e tregon si [folës] në radio nuk ka shquarsi për të patur biografi në Wikipedia. (nga biografia janë larguar një sërë videosh që nuk mund të përdoren si referenca të besueshme sepse së pari video dhe burime parësore tepër ngushtë të asociuara me personin.)". -- Fallbackintoreality

Votimi

Diskutimi

Nga faqja e diskutimit të artikullit

Ky personi përveçse ka qenë pjesë e BB, dhe një burime tjetër primar/parësor që e tregon si speaker në radio nuk ka shquarsi për të patur biografi në Wikipedia. (nga biografia janë larguar një sërë videosh që nuk mund të përdoren si referenca të besueshme sepse së pari video dhe burime parësore tepër ngushtë të asociuara me personin.) Për këto arsye, po e propozoj për grisje. GLOBALIST LIBERTARIAN (diskutimet) 27 mars 2026 18:05 (CET)Përgjigju

A mund të vendosesh ti në këtë rast, ta grisësh ose jo, artikulli i shtuar më 2026, as unë nuk gjeta mjaftueshëm njohushmëri. -- @Fallbackintoreality -- Leutrim.P (diskutimet) 31 mars 2026 01:57 (CEST)Përgjigju
Nuk po më bind argumenti. (Jo)Shquarësia e Mëhillit nuk është aq e prerë. Ky qartazi e ka një karrierë të gjatë dhe me rëndësi, mirëpo duhet të shqyrtohen burimet e qasshme rreth tij. Videot nuk mund të diskualifikohen plotësisht si burime (nuk e kemi kot stampën {{Cite AV media}}) mirëpo duhet të përdoren me shumë sy kritik. Burimet të cilat formojnë shquarësinë duhet qenë të paanshme, të pavarura, dhe të besueshme. Burimet e pavarura që e mbulojnë momentalisht e kanë zënë për interes gjatë kohës së tij në Big Brother VIP, ndërsa ato që kanë mbuluar atë më parë e kanë mbuluar kyçjen e tij në The Voice (p.sh. ky burim nga Telegrafi në 2018).
Po e zhvendos tek Wikipedia:Forumi i Grisjes. Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 31 mars 2026 02:47 (CEST)Përgjigju
Fallbackintoreality, nëse mundesh barte dhe këtë diskutim atje për kontekst. - Leutrim.P (diskutimet) 31 mars 2026 17:17 (CEST)Përgjigju

Përtej fakteve të tjera, personi në fjalë ka së paku rëndësi si personi i parë me verbëri në një spektakël si Big Brother. Në përgjithësi unë jam për të mos vepruar menjëherë me artikujt biografikë në lidhje me personazhet në shfaqjet si rasti më sipër. Përvoja ka treguar vazhdimisht se një pjesë e mirë e personazheve të tillë bëhen shpejt personazhe kryesore në botën mediatike shqiptare. Kam pasur të njëjtin argument dhe për rastin e Jozefin Markut (kandidatura). Mirë do të ishte dhe që njerëzit të mos i krijonin menjëherë artikujt për ta por kjo është e pamundur në mënyrë të vetvetishme duke pasur parasysh sa shumë e mbizotërojnë aktualitetin shqiptar shfaqje të tilla gjatë zhvillimit të tyre. - Klein Muçi (diskutimet) 31 mars 2026 04:51 (CEST)Përgjigju

Edit: Unë e nominova për grisje të shpejtë. Nëse do të përdorësh emrin tim këtu duhet ta lësh argumentin të zgjeruar. (Nuk mund të bësh copy paste komenteve të mia tek TalkPage dhe ti sjellësh këtu sipas qejfit, pra jashtë kontekstit..). Të flm!
Zgjerim argumentimi: 1. Unë jam për mosljemimin e asnjë biografie të këtyre personazheve të BB, nëse e vetmja "shquarsi" e këtyre vjen prej BB, apo rrethanave që lindin prej BB. 1.1. Por nëse dikush është i njohur publikisht dhe me peshë publike që më përpara atëhere mund të konsiderojmë ta mbajmë biografinë, pa elozhe, duke përmendur vetëm faktet biografike me referenca dhe duke përmendur vetëm "arritjet" që konfirmohen nga më shumë se një burim (dhe burimet mos të kenë lidhje me njëra tjetrën). 1.1.1. Nga ana tjetër, për ta zgjeruar më tej argumentin, më i famshmi mes këtyre të BB5, është anëtari i grupit West Side Family "Miri", i cili nga sa shof me një kërkim të shpejtë nuk e ka një biografi të vetën këtu, dhe mendoj se kështu është e drejtë pra të mos ketë, sepse nuk ka përse ta ketë, mjaftojnë disa rreshta tek grupi. 2. Pra unë mendoj se Wikipedia NUK duhet të lejohet të përdoret si trampolinë për famë të mëtejshme të këtyre personazheve...kjo sepse përtej argumenteve më sipër, këta me 1-2 përjashtime, treguan një nivel tepët tepër të ulët nga kultura e përgjithshme kur iu bë quizi në një episod brenda showt. Flm! --GLOBALIST LIBERTARIAN (diskutimet) 31 mars 2026 12:05 (CEST)Përgjigju
Fakti që është i verbër, mëvetësisht, nuk dmth që meriton një faqe në Wikipedia, dhe do të përbënte diskriminim pozitiv nëse ne e përdorim si argument. Unë do isha për grisje edhe të faqes së Jozefin Markut. Ky përveçse BB, dhe një kënge (jo një të ketë por 10, nuk përbën shquarsi për sa kohë nuk ka ndonjë arritje si këngë ose këngëtar - besoj Wiki ka kritere për këto). Dhe pikërisht ky është problemi, këta personazhe, por edhe nga shumë fusha të tjera, nxitojnë të hapin faqe në Wikipedia që mëpastaj ta përdorin si "name recognition". Unë mendoj se ne duhet të tregohemi të rreptë, sipas normave të Wikit, nëmos me grisje, me raportim tejet konçiz të fakteve duke eleminaur elozhet e pavend. Ata që janë të interesuar për BB fare mirë mund të fillojnë duke i trajtuar personazhet e BB me pak rreshta tek artikulli përkatës: Big Brother VIP Albania (sezoni 5). Mëpastaj kur të shihet që personazhi ka shumë më tepër merita publike që shkojnë përtej BB, atëhere mund të procedohet, rast pas rasti duke u hapur artikull më vete. Shih rastin e "Mirit", të ilustruar më sipër. GLOBALIST LIBERTARIAN (diskutimet) 31 mars 2026 12:16 (CEST)Përgjigju


Kandidatura përfundon minimalisht më 20 tetor 2025, 06:46 (CEST)
Përmbajtje masive pa burime të mjaftueshme, vërtetueshmëria në pikëpyetje. Poashtu teksti është i përzier, dhe flet për një fis të caktuar. - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi


KF Vullnetari i UÇK-së

Kandidatura përfundon minimalisht më 21 shkurt 2026, 14:11 (CEST)

Votimi

Diskutimi


Liga futbollistike e Veriut të Kosovës

Kandidatura përfundon minimalisht më 21 shkurt 2026, 14:11 (CEST)

Votimi

Diskutimi


Kosova dhe bukuritë e saj

Kandidatura përfundon minimalisht më 21 shkurt 2026, 14:11 (CEST)

Votimi

Diskutimi

 Koment: @Klein Muçi, Do bëhet. - Leutrim.P (diskutimet)


Mahmudnedim Mahmudi

Kandidatura përfundon minimalisht më 20 dhjetor 2025, 01:34 (CEST)
Gjendja e artikullit nuk eshte e mire apo brenda kritereve. - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi


Ajeti i Paralajmërimit

Kandidatura përfundon minimalisht më 29 tetor 2025, 18:03 (CEST)
Ajetet spjegohen më mirë e gjerësisht brenda artikujve të sureve (ose kapitujve). - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi


Tematikat e sures mulk

Kandidatura përfundon minimalisht më 11 nëntor 2025, 00:31 (CEST)
Permbajtje jo enciklopedike, ska burime, keqformatim. - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi


Regjistri i 1737

Kandidatura përfundon minimalisht më 24 tetor 2025, 22:21 (CEST)
Arsyeja e propozuesit: kjo liste nuk eshte se sherben per ndonjegje ketu, besoj - @Përdoruesi:FototekaMarubi

Votimi

Diskutimi

Rastësisht më kapën sytë mbiemrin "Ejlli" duke qenë në një rresht më të shkurtër. Luiz Ejlli është person me interes të shtuar në pop-kulturën aktuale dhe për rrjedhojë informacioni për vjetërsinë e origjinës së tij shkodrane mund të përbëjë interes gjithashtu. E njëjta gjë mund të thuhet për mbiemra të tjerë të përfshirë në listë si Gurakuqi, Mjeda, etj. Mbase mund të gjejmë ndonjë mënyrë për ta përthithur informacionin në fjalë përpara se ta grisim. @Fallbackintoreality mund të ketë interes për çështjen gjithashtu. - Klein Muçi (diskutimet) 13 tetor 2025 11:23 (CEST)Përgjigju

Ejlli eshte mbiemer teper generic. Vete personazhi ne fjale nuk e ka prejardhjen e larget nga rrethinat e qytetit ku eshte lindur. Lista pagezimore sidoqofte eshte e qasshme nga vete teksti i Gjush Sheldise fatmiresisht i ruajtur ne webbackmachine. FototekaMarubi (diskutimet) 15 tetor 2025 21:02 (CEST)Përgjigju
@FototekaMarubi, sikur t'e shprehje mendimin përmes votës më lartë. - Leutrim.P (diskutimet) 16 tetor 2025 21:49 (CEST)Përgjigju


Kandidatura përfundon minimalisht më 27 tetor 2025, 22:43 (CEST)

Votimi

Diskutimi


Naxhije bint Velid

Kandidatura përfundon minimalisht më 17 nëntor 2025, 18:28 (CEST)
Tekst jo enciklopedik.

Votimi

Diskutimi


Pabarazia dhe religjioni

Kandidatura përfundon minimalisht më 19 nëntor 2025, 22:41 (CEST)
Permbajtje jo enciklopedike, nuk ka burime. - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi


Oksido-Reduktimi

Kandidatura përfundon minimalisht më 18 nëntor 2025, 18:01 (CEST)

Votimi

Diskutimi

Nga faqja e diskutimit

@Leutrim.P, mendoj se faqja në fjalë duhet kaluar te WP:FG. - Klein Muçi (diskutimet) 4 nëntor 2025 12:08 (CET)Përgjigju

 U bë! Leutrim.P (diskutimet) 4 nëntor 2025 18:59 (CET)Përgjigju

Kandidatura përfundon minimalisht më 6 prill 2026, 18:18 (CEST)
Propozoj grisjen e artikujve Lista, të Kategorisë Lista si në diskutimet paraprake: - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi

 Koment: Listat e ngjashme nga komunat e tjera janë të listuara poashtu, 1 - Leutrim.P (diskutimet)


Lista e telenovelave të Televisa

Kandidatura përfundon minimalisht më 20 tetor 2025, 06:44 (CEST)
Lista është super e gjatë, i vetmi redaktor i saj është krijuesi i artikullit më 2019. - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi


Lista e listave të matematikanëve

Kandidatura përfundon minimalisht më 23 tetor 2025, 11:18 (CEST)
Propozoj grisjen e artikujve Lista, të Kategorisë Lista si në diskutimet paraprake: - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi


Lista e hendbollistëve shqiptarë

Kandidatura përfundon minimalisht më 23 tetor 2025, 11:19 (CEST)
Propozoj grisjen e artikujve Lista, të Kategorisë Lista si në diskutimet paraprake: - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi


Kandidatura përfundon minimalisht më 6 prill 2026, 18:17 (CEST)
Propozoj grisjen e artikujve Lista, të Kategorisë Lista si në diskutimet paraprake: - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi


Kandidatura përfundon minimalisht më 6 prill 2026, 18:17 (CEST)
Propozoj grisjen e artikujve Lista, të Kategorisë Lista si në diskutimet paraprake: - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi


Kandidatura përfundon minimalisht më 6 prill 2026, 18:17 (CEST)
Propozoj grisjen e artikujve Lista, të Kategorisë Lista si në diskutimet paraprake: - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi


Kandidatura përfundon minimalisht më 6 prill 2026, 18:17 (CEST)
Propozoj grisjen e artikujve Lista, të Kategorisë Lista si në diskutimet paraprake: - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi


Kandidatura përfundon minimalisht më 6 prill 2026, 18:17 (CEST)
Propozoj grisjen e artikujve Lista, të Kategorisë Lista si në diskutimet paraprake: - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi


Kandidatura përfundon minimalisht më 6 prill 2026, 18:17 (CEST)
Propozoj grisjen e artikujve Lista, të Kategorisë Lista si në diskutimet paraprake: - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi


Kandidatura përfundon minimalisht më 6 prill 2026, 18:18 (CEST)
Propozoj grisjen e artikujve Lista, të Kategorisë Lista si në diskutimet paraprake: - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi


Artikuj Lista (7)

Kandidatura përfundon minimalisht më 20 tetor 2025, 23:59 (CEST)
Propozoj grisjen e artikujve Lista, Gjithsej 31. Si në diskutimet paraprake, siç vijojnë: - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi


Artikuj Lista (13)

Kandidatura përfundon minimalisht më 10 nëntor 2025, 16:45 (CEST)
Propozoj grisjen e artikujve Lista, të Kategorisë Lista si në diskutimet paraprake. Gjithsej 38, siç vijojnë: - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi


Artikuj Lista (14)

Kandidatura përfundon minimalisht më 10 nëntor 2025, 19:24 (CEST)
Propozoj grisjen e artikujve Lista, të Kategorisë Lista si në diskutimet paraprake. Gjithsej 6, siç vijojnë: - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi


Artikuj Lista (19)

Kandidatura përfundon minimalisht më 21 shkurt 2026, 14:01 (CEST)
Propozoj grisjen e artikujve Lista, të Kategorisë Lista si në diskutimet paraprake. Gjithsej 37 (2 të përjashtuar nga grisja), siç vijojnë: - Leutrim.P

Votimi

Diskutimi


Artikuj Lista (20)

Kandidatura përfundon minimalisht më 14 prill 2026, 00:01 (CEST)
Propozoj grisjen e artikujve Lista, të Kategorisë Lista si në diskutimet paraprake. Gjithsej 16, siç vijojnë: - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

  • Grise - Leutrim.P (diskutimet) 31 mars 2026 02:01 (CEST)Përgjigju
  • Mbaje secilin përveç Lista e episodeve të Tom. - Listat kanë arsye përse ekzistojnë. Filmografia e njërës prej studiove më të mëdha në planet (që kish qenë tepër mundim me e mbajtë në një faqe dhe prandaj është e zbërthyer sipas dekadës). Filmat më të suksesshëm fare. Të nominuarit për çmimin Oskar. Këto faqe kanë vetëm dy probleme: citimi jo i mjaftueshëm, dhe sasia e madhe e lidhjeve të kuqe. Të dyja këto probleme mund të sanohen shumë lehtë duke i gjetur referimet, dhe duke krijuar faqe të reja (ose të paktën t'i heqim lidhjet drejt faqeve joekzistuese). I vetmi kandidat për grisje që e kisha konsideru është Lista e episodeve të Tom. bashkë me faqen shoqëruese Tom. pasi duket që nuk ekziston subjekti i tij... fare?? Pse ekzistojnë këto faqe? Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 31 mars 2026 21:47 (CEST)Përgjigju

Diskutimi

Para se t'vazhdojmë tutje, dua të cek që i kam lidhur të gjitha artikujt me ekuivalentët e tyre në gjuhët e tjera përmes Wikidata, që të tregoj që ka precedent për përmbajtjen, ekzistencën dhe shquarësinë e tyre.

Momentalisht jam në pikëpyetje për Lista e aktorëve të nominuar për Academy Award për ca arsye. Çmimi dallon sipas gjinisë: Aktori më i Mirë dhe Aktorja më e Mirë. Ky artikull provon të cekë të gjithë aktorët pa marrë parasysh gjininë, plus e ka një prag: aktori/ja duhet të ketë 5 ose më shumë nominime. Pra kjo nuk po e plotëson kriterin e vet, pasi titulli nuk cek kurrfarë kriteri (ndoshta po t'kish qenë "Lista e aktorëve më të nominuar për Academy Award"?). -- Fallbackintoreality


Artikuj Lista (21)

Kandidatura përfundon minimalisht më 15 prill 2026, 01:45 (CEST)
Propozoj grisjen e artikujve Lista, të Kategorisë Lista si në diskutimet paraprake. Gjithsej 23, siç vijojnë: - Leutrim.P

Votimi


Diskutimi

 Koment: LIsta të filmave nga Kosova dhe Shqipëria ekzistojnë tashmë te; Lista e filmave të Kosovës & Lista e filmave të Shqipërisë. -- Leutrim.P


Artikuj Lista, faza e 2-të e rishikimit (1)

Kandidatura përfundon minimalisht më 10 qershor 2026, 16:10 (CEST)
Propozoj grisjen e artikujve Lista, të Kategorisë Lista si në diskutimet paraprake. Gjithsej 94, siç vijojnë: - Leutrim.P (diskutimet)

Votimi

Diskutimi

 Koment: Propozimi paraprak. - Leutrim.P (diskutimet)
Artikuj të mirë
Kandidatura

Shkencat detare iberike 1400–1600

Votimi

Diskutimi

@Flladim , sipas rekomandimit të mësipërm mbase do doje ta ulje numrin e fotografive në këtë artikull në mënyrë që t'i plotësojë kriteret, që ta merr titullin AM. Leutrim.P (diskutimet) 4 prill 2025 03:24 (CEST)Përgjigju

Faith and Confidence

Votimi

Diskutimi

Për të shprehur qëndrimin tuaj nëse duhet apo jo ky artikull të jetë i mirë votoni me PËR , ASNJANËS ose KUNDËR

Rrethimi i parë i Krujës

Nuk është domosdoshmërisht artikulli më i plotë që mund të shkruhet për rrethimin, por meqë u bazova te artikulli përkatës në anglisht, i cili është cilësuar tashmë si artikull i mirë, mendova ta paraqes si kandidaturë. Xhulianoo (diskutimet) 31 maj 2026 22:45 (CEST)Përgjigju

Votimi

PËR Meqë artikulli në anglisht është shpallur i mirë. - DieliAlla (diskutimet) 13 qershor 2026 19:57 (CEST)Përgjigju

PËR - Leutrim.P (diskutimet) 16 qershor 2026 23:10 (CEST)Përgjigju

PËR - ErdetAlla (diskutimet) 23 qershor 2026 22:22 (CEST)Përgjigju

Diskutimi

Rivlerësime

Final Fantasy VIII

Artikulli është tejet i vjetruar qëkur u votua për AM në 2010

  • Referimet janë të vjetruara e jo të formatizuara
  • Formati i tekstit është nuk ka vazhdimësi dhe teprohet në disa vende
  • Teprica e terminologjisë së videolojërave dhe të universit të lojës që mund të jenë të paqarta
  • Mangësia e informatave për zhvillimin e lojës
  • Figura e infobox-it duhet të zvogëlohet për t'i rënë konform përdorimit të ndershëm.

Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 10 shkurt 2025 01:28 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Artikulli pervec se eshte nje perkthim i turbullt, jep informacione te pasakta dhe ka nevoje për rregullimin teknik të referencave. Gjithësesi strukturimi është i pranueshëm. Flladi (diskutimet) 11 shkurt 2025 15:31 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Moska

Artikulli se pari ka pak referenca (edhe ato gjithesesi kane nevoje per rregullime teknike). I duhet te kete nje vendosje me te mire te figurave dhe pajisje me me shume linqe ne permbajtje. Flladi (diskutimet) 11 shkurt 2025 15:31 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Artikulli vazhdon te kete nevoje per referime, sidomos ne seksionin e historise. do te propozoja gjithashtu ndarje te historise ne pjese per lehtesi leximi (psh mesjete, koha cariste, koha sovjetike)

—Shtova parametrin e gjuhës te referimet, duke hequr nje nga kategorite e gabimeve cs1. Ne ditet ne vijim do te shtoj referime te tjera dhe do heq kategorite e tjera te gabimeve. — Sadsadas (diskutimet) 16 mars 2025 17:53 (CET)Përgjigju

Flamuri i Evropës

Artikull shumë i shkurtër për një temë që mund të kërkohet shpesh. Përtej çështjes së artikujve të mirë, informacioni në të duhet të përmirësohet gjithsesi nxitur nga tematika. - Klein Muçi (diskutimet) 24 shkurt 2025 15:14 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Evropa

Artikull i shkurtër për një temë që kërkohet shpesh. Përtej çështjes së artikujve të mirë, informacioni në të duhet të përmirësohet gjithsesi nxitur nga tematika. - Klein Muçi (diskutimet) 24 shkurt 2025 15:16 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Sali Nivica

Artikulli mund të përfitojë nga disa rregullime formatimi në tekst e materiale multimediale. Gjatësia e tij gjithashtu lë për të dëshiruar. - Klein Muçi (diskutimet) 24 shkurt 2025 17:13 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Informatika paralele

Artikulli ka probleme të shumta teknike, sasi të pakët informacioni, burime të pakta dhe një mori lidhjesh drejt artikujve që nuk ekzistojnë. Nevojiten përpunime serioze nëse duam të qëndrojë me statusin "i mirë". - Klein Muçi (diskutimet) 24 shkurt 2025 17:17 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Rregullova gabimet teknike si një hap i vogël drejt përmirësimit. - Klein Muçi (diskutimet) 13 maj 2025 14:51 (CEST)Përgjigju

Parashqevi Qiriazi

Gjendja është e kënaqshme përveç listave të shumta që ka në përmbajtje. Besoj se informacioni në to duhet rishkruar e përfshirë më mirë në tërësinë e materialit. - Klein Muçi (diskutimet) 24 shkurt 2025 17:23 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

I hodha një sy artikullit dhe mendoj se është shkruar mirë por me një problem: seksioni "Biografia". Artikulli në vetvete është dhe duhet të shërbej si vetë jetëshkrimi dhe jo si një artikull brenda një artikulli. Tani, s'po them që s'duhet të ekzistojë fare ai seksion, por mendoj se do të ishte më mirë që një pjesë e asaj seksioni të shkoi në seksionin kryesor (the lead section), mbase me rishkrime përmbledhëse të pjesëve që do ngelin në atë seksion, dhe që seksioni të riquhet diçka tjetër, mbase "Jeta dhe karriera". - GrafiXal (diskutimet) 15 maj 2025 18:17 (CEST)Përgjigju

Jam dakord. Thjesht një shtojcë e vogël: Zakonisht hyrja (pjesa kryesore/lead section) përmbledh informacione që gjithashtu gjenden diku tjetër në artikull. - Klein Muçi (diskutimet) 15 maj 2025 18:43 (CEST)Përgjigju

Historia e arteve

Artikulli është shumë i mirë në strukturim e referime por përmbajtja është tepër e gjatë për një artikull të vetëm si në tekst, ashtu dhe në imazhe. Teksti në shumicën e pjesëve përbërëse duhet përmbledhur më shkurt dhe informacioni shtesë të bartet te artikujt përkatës, bashkë me imazhet shoqëruese. Pas këtyre ndryshimeve, mendoj që artikulli mund të kandidohet dhe për artikull të përkryer. - Klein Muçi (diskutimet) 24 shkurt 2025 17:37 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Testi i Turingut

Sasi e pakët informacioni dhe probleme me burimet. - Klein Muçi (diskutimet) 24 shkurt 2025 17:40 (CET)Përgjigju

Votimi

  • KUNDËR - Përmbajtje jo e mjaftueshme për një artikull kompleks. Leutrim.P (diskutimet) 17 shkurt 2026 02:34 (CET)Përgjigju
  • I pavendosur për ta cilësuar artikull të mirë, pasi artikulli trajton një temë të rëndësishme. Ka përmbajtje të shkurtër për një temë kaq komplekse.Disa pjesë kanë nevojë për zgjerim dhe shpjegim më të qartë. Gjuha ka probleme dhe duket të bën të mendosh si është përkthim mekanik. Referencat duhen verifikuar dhe formatuar më mirë. Artikulli mund të mbahet vetëm nëse përmirësohet më tej.Vyolltsa (diskutimet) 7 korrik 2026 22:50 (CEST)Përgjigju

Diskutimi

Artikuj të përkryer
Kandidatura

Borussia Mönchengladbach

Votimi

Për të shprehur qëndrimin tuaj nëse duhet apo jo ky artikull të shpallet i përkryer votoni me PËR , ASNJANËS ose KUNDËR .

Diskutimi

Rivlerësime

Lufta e Dytë Botërore

  • gabime drejtshkrimore dhe harresa e përkthimeve në infobox
  • mungesa e plotë e referimeve në tekst (të gjitha referimet janë të përgjithshme, që bën përcaktimin e dëshmisë së një ngjarjeje problem)
  • mosvazhdimësia e stilit (SHBA shkruar në mënyra të ndryshme jostandarde si "ShBA" dhe "SH. B. A."
  • wikilidhjet e viteve tek faqet e tyre wiki (problem më i gjerë është, por nuk mendoj që është e dobishme as këtu)
  • përkundrazi, disa seksione nuk kanë asnjë lloj wikilidhje fare

Fallbackintoreality / diskutimi / kontributet 10 shkurt 2025 01:44 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Dream Theater

E meta krysore është mungesa e referencave brenda tekstit apo fusnota. Nga ana tjetër i mungon edhe lëmimi i mjaftueshëm i një proze të rrjedhshme, të paraqitur me gjuhë tërheqëse. Flladi (diskutimet) 11 shkurt 2025 22:10 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Leonardo da Vinçi

Edhe këtij i mungojnë referencat e brendshme (fusnotat) dhe ka nevojë për një shkrim më të zhdërvjelltë dhe të rrjedhshëm. Nga ana tjetër figurat duhet të vendosen në mënyrë më harmonike. Flladi (diskutimet) 11 shkurt 2025 22:11 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Arti islam

Artikulli ka probleme të shumta teknike. - Klein Muçi (diskutimet) 24 shkurt 2025 17:48 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Harry Potter

Përmbajtja mund të krasitet disi për t'u bërë më e lexueshme. Nënpjesët e përshtatjeve, si ato dedikuar prodhimeve teatrale, lojërave, librave me zë apo atyre të ilustruar, etj. duhen përditësuar në informacion gjithashtu. - Klein Muçi (diskutimet) 24 shkurt 2025 17:53 (CET)Përgjigju

Mendoj se artikulli për Harry Potter është shumë i pasur me informacion dhe përmban shumë pjesë interesante për lexuesit. Megjithatë, përmbajtja e tij është mjaft e gjatë dhe ndoshta mund të organizohet më mirë për ta bërë artikullin më të qartë dhe më të lehtë për t’u lexuar.

Gjithashtu, disa nënpjesë që lidhen me përshtatjet, si prodhimet teatrale, lojërat, librat me zë dhe librat e ilustruar, mund të përditësohen me informacione më të reja. Përditësimi i këtyre pjesëve do ta ndihmonte artikullin të mbetet i saktë dhe i plotë.

Në përgjithësi, artikulli ka një bazë shumë të mirë, por një riorganizim i përmbajtjes dhe përditësimi i disa seksioneve mund ta përmirësonte edhe më shumë cilësinë e tij.Oltion2010 (diskutimet) 12 mars 2026 20:40 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Gjeografia e Shqipërisë

Përmbajtja duhet zgjeruar. Mund të nevojitet riformulim i përgjithshëm i artikullit. - Klein Muçi (diskutimet) 24 shkurt 2025 17:59 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Përshendje. une punova pak me referimet, duke i permiresuar dhe duke hequr 2 kategori: Kategoria:Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës dhe Kategoria:Faqe me lidhje materialesh multimediale të prishura. Ndoshta kto rregullime t vogla mund te ndihmojme sa do pak ne cilesine e artikullit. — Sadsadas.

Roma e lashtë

Përmbajtja mund të zgjerohet. Mungojnë kategori e stampa me rëndësi si kutia informuese në krye e kutitë përmbledhëse në fund. - Klein Muçi (diskutimet) 24 shkurt 2025 18:04 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Lëvizja Anti-Duhan në Gjermaninë Naziste

Artikulli mund të ketë nevojë për rishkrim të përgjithshëm. Gjuha, megjithëse e qartë, nuk është shumë shprehëse dhe përmbajtja mund të zgjerohet. - Klein Muçi (diskutimet) 24 shkurt 2025 18:07 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

David Guetta

Përmbajtja duhet zgjeruar ndjeshëm. - Klein Muçi (diskutimet) 24 shkurt 2025 18:10 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Perikliu

Artikulli nuk është përditësuar në mënyrë të qënësishme prej më shumë se 10 vitesh. Materialet multimediale duhen rregulluar dhe përmbajtja duhet përmirësuar gjithashtu. - Klein Muçi (diskutimet) 24 shkurt 2025 18:12 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Hoqa Kategorinë Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës duke shtuar parametrin language= ne referime. —––– Sadsadas, 12 shkurt 2026.

Shkenca në mesjetën islame

Probleme teknike. Materialet multimediale dhe përmbajtja gjithashtu duhen përmirësuar. - Klein Muçi (diskutimet) 24 shkurt 2025 18:22 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Fizika

Probleme teknike. Redaktuar për herë të fundit në mënyrë të qenësishme para 10 vitesh. - Klein Muçi (diskutimet) 24 shkurt 2025 18:25 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Relativiteti i përgjithshëm

Redaktuar për herë të fundit në mënyrë të qenësishme para 10 vitesh. Përmbajtja mund të përditësohet. - Klein Muçi (diskutimet) 24 shkurt 2025 18:27 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Relativiteti i përgjithshëm nuk duket content i përkryer, nëse kemi një fizikant si editor do na hynte në punë. Arsyeja pse erdha këtu është se banderola me link për ketu dhe + disa banderola të tjera që spo i kuptoj pse jan aty ma zën gjysmën e ekranit të laptopit, shumë UX i ngatërrur për një lexues. Ndoshta një icon e vogël ose më mirë faqja e diskutimit do ishte vend më i përshtatshëm.

@CivitasScholar, ankesë e drejtë. Ideja është që kur u nis procesi i rivlerësimit, u nis me idenë që të jetë diçka relativisht e shpejtë, artikujt e përkryer/të mirë të rregulloheshin shpejt e kështu të kishim një fond artikujsh cilësorë që do të shërbenin si modelë për artikujt e tjerë. Më pas, siç ka ndodhur në shumë raste të tjera në komunitet, vëmendja e kontribuesve që e propozuan u zhvendos tjetërkund e procesi filloi të vuante për vullnetarë. Në këto raste, e vetmja shpresë është të bezdisim lexuesit e rinj me shpresë se ndonjëri prej tyre interesohet e vendos të ndihmojë. Në Wikipedia-n anglisht janë të mirëndara çfarë u përket redaktuesve e çfarë u intereson lexuesve por ne kemi një numër shumë të vogël redaktuesish aktivë e nuk e kemi luksin ta bëjmë atë ndarje e kështu barrën e redaktimit shpeshherë ua lëmë lexuesve vetë. Ato afishe janë e vetmja mënyrë që kemi për "të kërkuar ndihmë nga jashtë". - Klein Muçi (diskutimet) 11 nëntor 2025 14:13 (CET)Përgjigju
E kuptoj. Është pak e vështirë në këto raste kur mundohemi të përshtasim versionin anglisht në shqip nga ne që sjemi ekspert të fushës, e ndërsa në versionin anglisht sa e shof ka shumë më shumë redaktime të vogla ku çdo dië e përmirsojnë për ta perfeksionuar. CivitasScholar (diskutimet) 12 nëntor 2025 09:35 (CET)Përgjigju

Ferrari

Mangësi me stampat e përmbajtjen. - Klein Muçi (diskutimet) 24 shkurt 2025 18:29 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Tigri kundër luanit

Artikulli gëzon artikuj homologë vetëm në 3 gjuhë të botës që e bën paksa rast të veçantë për artikujt e përkryer. - Klein Muçi (diskutimet) 24 shkurt 2025 18:31 (CET)Përgjigju

Votimi

Diskutimi

Artikulli në en.wiki është grisur, shih en:Wikipedia:Articles for deletion/Tiger versus lion (3rd nomination).--AT44 (diskutimet) 17 korrik 2025 16:01 (CEST)Përgjigju
Buletini Teknik

Tech News: 2026-35

MediaWiki message delivery 24 gusht 2026 22:45 (CEST)Përgjigju

Growth/Newsletters/36

18 gusht 2026 15:17 (CEST)

CEE Technical Village Pump

Please help translate to your language

A short introduction to the CEE Technical Village Pump

The CEE Technical Village Pump is a new space for Wikimedia contributors and communities across the CEE region to request technical help, exchange solutions, and get support from experienced contributors.

To introduce the project and give a quick overview of how it works, we’ve prepared this short video.

The page is currently available in English. We’d like to make it accessible to communities across the region in their local languages, and we’d appreciate your help translating it.

Best regards, MediaWiki message delivery (diskutimet) 26 gusht 2026 11:09 (CEST)Përgjigju