# tha (news sources) — RSS Amplifier

Recent posts from the 1 feeds in the RSS Amplifier directory that cover tha.

Page: <https://rssamplifier.com/topics/tha/news>  
Feed: <https://rssamplifier.com/topics/tha/news.md>

---

## [Vandalizohen pajisjet e shënjimit dimëror në Kodrën e Diellit, reagon Ambasada e Austrisë](https://tetovaexpres.mk/2026/08/21/vandalizohen-pajisjet-e-shenjimit-dimeror-ne-kodren-e-diellit-reagon-ambasada-e-austrise/)

_2026-08-21 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Vandalizohen pajisjet e shënjimit dimëror në Kodrën e Diellit, reagon Ambasada e Austrisë Ambasada e Austrisë ka reaguar pas dëmtimit dhe largimit të një pjese të konsiderueshme të pajisjeve të reja për shënjimin dimëror të shtegut të Majës së Titos në Kodrën e Diellit, në gjatësi prej rreth 11 kilometrash. Sipas njoftimit, më shumë se \[…\]

## [VLEN: BDI-ja e ka humbur betejën me shqiptarët, zgjedhjet do ta vulosin fundin](https://tetovaexpres.mk/2026/08/21/vlen-bdi-ja-e-ka-humbur-betejen-me-shqiptaret-zgjedhjet-do-ta-vulosin-fundin/)

_2026-08-21 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Mashtruesit e BDI-së, përpara se ta hapin gojën për zgjedhje, duhet të shpjegojnë pse askush në partinë e tyre nuk mori përgjegjësi politike pas humbjes në zgjedhjet lokale. Ali Ahmeti vazhdoi të shiste mjegull me trukun e vjetër të tërheqjes, Bujar Osmani humbi Çairin dhe mbeti nënkryetar dhe lojtar kryesor për fronin e BDI-së, Bajram \[…\]

## [Mickoski për vendimin e Abazit: 14 persona u dogjën të gjallë në spitalin modular në Tetovë, ndërsa Prokuroria nuk konstatoi përgjegjësi, rasti nuk ka përfunduar, gjithmonë mund të dalin detaje të reja](https://tetovaexpres.mk/2026/08/21/mickoski-per-vendimin-e-abazit-14-persona-u-dogjen-te-gjalle-ne-spitalin-modular-ne-tetove-ndersa-prokuroria-nuk-konstatoi-pergjegjesi-rasti-nuk-ka-perfunduar-gjithmone-mund-te-dalin-detaje-te-rej/)

_2026-08-21 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske se si e komenton vendimin e Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, të udhëhequr nga Islam Abazi, për ta ndalur procedurën lidhur me ndërtimin dhe vendosjen e spitaleve modulare, pa ndjekje penale ndaj asnjë personi juridik apo fizik, theksoi: „Opinioni duhet ta \[…\]

## [AFATI I TRETË I REGJISTRIMIT TË NXËNËSVE NËPËR SHKOLLAT E MESME!](https://tetovaexpres.mk/2026/08/21/afati-i-trete-i-regjistrimit-te-nxenesve-neper-shkollat-e-mesme/)

_2026-08-21 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Afati i tretë I regjistrimit të nxënësve nëpër shkollat e mesme, apo Afati i Gushtit, për vitin shkollor 2026/2027 nisi me paraqitjen elektronike më 20 gusht kurse sot është bërë dorëzimi i dokumenteve të nxënësve që kanë aplikuar. Tv Koha vizitoi disa shkolla të mesme në Tetovës. Në Gjimnazin e Tetovës thanë se bëhet fjalë \[…\]

## [Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria](https://tetovaexpres.mk/2026/08/21/tarifat-shkollore-po-e-rendojne-perseri-buxhetin-familjar-prinderit-presin-ndihme-nga-qeveria/)

_2026-08-21 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Dhjetë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, prindërit po përballen përsëri me kosto të larta për blerjen e çantave të shpinës, fletoreve, materialeve shkollore dhe pajisjeve të tjera. Qeveria po përgatit masa që lidhen me të ashtuquajturën “shportë shkollore”, por për momentin mbetet pyetja se sa ndihmë konkrete do të marrin familjet. Fillimi \[…\]

## [BOGOVINË: PROMOVOHET RRUGA E “PREKOVECIT” &#8211; INVESTIMI 12.6 MILIONË DENARË](https://tetovaexpres.mk/2026/08/21/bogovine-promovohet-rruga-e-prekovecit-investimi-12-6-milione-denare/)

_2026-08-21 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Promovimi i një rruge në Komunën e Bogovinës, bëri bashkë Ministra e Zv/Ministra të Qeverisë, të cilët u pritën nga Kryetari Feti Abazi dhe bashkë përshkuan rrugën e ashtuquajtur të Prekovecit. Bëhet fjalë për një investim që kap vlerën e 12.6 milion denarëve, kurse autoritetet lokale thanë se kjo rrugë do të ndikojë në lëvizjen \[…\]

## [VLEN: Për 14 jetët e humbura nuk mund të përgjigjet “kablloja”](https://tetovaexpres.mk/2026/08/21/vlen-per-14-jetet-e-humbura-nuk-mund-te-pergjigjet-kablloja/)

_2026-08-21 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Sakrifikimi i vetëdijshëm i përgjegjësisë penale për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë përbën një riviktimizim të 14 viktimave, të dinjitetit të tyre dhe të dhimbjes së familjarëve. Ali Ahmeti dhe Prokuroria e drejtuar nga Islam Abazi i detyrohen publikut një përgjigje: si është e mundur që pas 14 jetëve të humbura, në fund të \[…\]

## [Admir Shabani: Përfaqësimi nuk matet vetëm me shifra, por me masa konkrete](https://tetovaexpres.mk/2026/08/21/admir-shabani-perfaqesimi-nuk-matet-vetem-me-shifra-por-me-masa-konkrete/)

_2026-08-21 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani ka reaguar lidhur me debatet për listën preliminare të kandidatëve për pranimin e kadetëve në Akademinë ushtarake, duke theksuar se bëhet fjalë për një fazë paraprake të procesit dhe jo për listën përfundimtare të kandidatëve të pranuar. Sipas tij, nxjerrja e përfundimeve për rezultatin përfundimtar të konkursit para përmbylljes së \[…\]

## [ZGJEDHJET E PARAKOHSHME: VIJOJNË PËRPLASJET BDI – VLEN!](https://tetovaexpres.mk/2026/08/21/zgjedhjet-e-parakohshme-vijojne-perplasjet-bdi-vlen/)

_2026-08-21 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Kanë kaluar 24 orë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga VLEN-i ende asnjë fjalë. Në këtë mënyrë kanë reaguar nga BDI-ja pasi ditëve të fundit u riaktualizuan kërkesat për zgjedhje të parakohshme në vend. Madje këtë reagim, BDI-ja në rrjetet sociale e ka ilustruar me një fotografi me mbishkrimin “KALUAN 24 ORË, s’VLEN-I \[…\]

## [Mungoi himni shqiptar në Pustec, reagon Rama: Shqipëria nuk do të zbresë në nivelin e parodive nacionaliste](https://tetovaexpres.mk/2026/08/21/mungoi-himni-shqiptar-ne-pustec-reagon-rama-shqiperia-nuk-do-te-zbrese-ne-nivelin-e-parodive-nacionaliste/)

_2026-08-21 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të premte lidhur me mos luajtjen e himnit shipe ndodhur në Pustec, ku gjatë një aktiviteti me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut nuk u luajt Himni Kombëtar Shqiptar. Rama e cilëson ngjarjen si një “parodi domethënëse”, ndërsa vlerësoi qëndrimin e kryetarit të Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, \[…\]

## [AI QA that opens fix PRs (Sponsored)](https://crawlproof.com/a/5mPIt01AWzBS)

_2026-08-21 · **Sponsored**_

Run a browser QA from plain-English instructions; get GitHub issues and optional fix PRs.

## [Klekovski: Gjithsej 43 raste me ethe të Nilit Perëndimor](https://tetovaexpres.mk/2026/08/21/klekovski-gjithsej-43-raste-me-ethe-te-nilit-perendimor/)

_2026-08-21 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Gjithsej 43 raste me ethe të Nilit Perëndimor janë regjistruar deri tani në vend – bëri të ditur sot në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski. Sipas ministrit, 40 prej tyre janë konfirmuar përfundimisht, ndërsa tre raste janë konfirmuar me një test, transmeton Portalb.mk. Rastet e para janë evidentuar në komunat e \[…\]

## [Lefkov: Prokuroria e mbrojti Filipçen për spitalin modular, Ligji për ndërtim u ndryshua për të ndërtuar objektet](https://tetovaexpres.mk/2026/08/21/lefkov-prokuroria-e-mbrojti-filipcen-per-spitalin-modular-ligji-per-ndertim-u-ndryshua-per-te-ndertuar-objektet/)

_2026-08-21 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Deputeti dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO‑DPMNE, Mile Lefkov, në konferencën e sotme për shtyp akuzoi se kreu i Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit (PPKOK), Islam Abazi, e ka mbrojtur ish‑ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe lidhur me rastin e spitalit modular në Tetovë. Sipas Lefkovit, lënda për vite me radhë \[…\]

## [MPB AKTIVIZOI APLIKACIONIN “SAFE CITY” PËR MAKINAT ME TARGA TË HUAJA!](https://tetovaexpres.mk/2026/08/21/mpb-aktivizoi-aplikacionin-safe-city-per-makinat-me-targa-te-huaja/)

_2026-08-21 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Mëngjesin e sotëm janë zvogëluar turmat në pikën kufitare Tabanoc në drejtim të Serbisë fqinje, pasi dje u krijuan kolona kilometrike në dalje nga vendi ynë. Kjo ndodhi në ditën e parë pas zbatimit të sistemit “Qyteti i Sigurt”, i cili parashikon gjoba edhe për makinat me targa të huaj. Aktualisht, në Tabanoc funksionojnë tetë \[…\]

## [Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 20 Gusht](https://tetovaexpres.mk/2026/08/21/kronika-e-zeze-tetove-dhe-gostivar-20-gusht/)

_2026-08-21 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Dje, në orën 12:25, zyrtarë policorë nga Departamenti Policor në Mavrovë e privuan nga liria një 37-vjeçar nga fshati Duf, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “rrezikim të sigurisë”. Më herët, në orën 09:00, një 45-vjeçar nga fshati Nikiforovë, përgjegjës në NP Parku Kombëtar “Mavrovë”, kishte raportuar se më 17.08.2026, \[…\]

## [LIGA E DYTË: KF KAMJANI NESËR DEBUTON NË TERRENIN VENDAS!](https://tetovaexpres.mk/2026/08/21/liga-e-dyte-kf-kamjani-neser-debuton-ne-terrenin-vendas/)

_2026-08-21 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Kampionati në Ligën e dytë të futbollit vendor vazhdon nesër me gjashtë ndeshje të xhiros së dytë , ndërsa dueli Teteksi – Rabotniçki është caktuar për datën 24 gusht. Derbi i javës së dytë zhvillohet në stadiumin e Kamjanit mes KF Kamjani – KF Osogova . Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 16:30. Debutuesi në \[…\]

## [Përfundoi hetimi pesëvjeçar për spitalet modulare: Prokuroria nuk konstatoi keqpërdorim në furnizimin dhe ndërtimin](https://tetovaexpres.mk/2026/08/20/perfundoi-hetimi-pesevjecar-per-spitalet-modulare-prokuroria-nuk-konstatoi-keqperdorim-ne-furnizimin-dhe-ndertimin/)

_2026-08-20 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka mbyllur lëndën për prokurimet publike për ndërtimin e 19 spitaleve modulare në vend. Prokurorja Verica Berxhecka, në një brifing me gazetarët sot, tha se nuk ekziston dyshim i bazuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare gjatë procedurave të prokurimit publik. Lënda \[…\]

## [FILIPÇE: SËRISH DO TË KËRKOJMË PAGË MINIMALE PREJ 600 EUROVE!](https://tetovaexpres.mk/2026/08/20/filipce-serish-do-te-kerkojme-page-minimale-prej-600-eurove/)

_2026-08-20 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp kritikoi ashpër politikat ekonomike të Qeverisë, duke vlerësuar se treguesit statistikorë që prezanton kryeministri Hristijan Mickoski nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në të cilën jetojnë qytetarët. Filipçe tha se Qeveria ka hyrë në vitin e tretë të mandatit pa rezultate në fusha kyçe si \[…\]

## [DEKLARATAT PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME “NDEZIN” RETORIKËN POLITIKE!](https://tetovaexpres.mk/2026/08/20/deklaratat-per-zgjedhje-te-parakohshme-ndezin-retoriken-politike/)

_2026-08-20 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Shumica parlamentare është e fokusuar në punë, por nuk përjashtohet mundësia t’i përgjigjet kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, deklaroi kryeministri. Ai tha se koalicioni qeveritar ka legjitimitetin për një mandat të plotë katërvjeçar dhe nuk mendon për zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, qytetarët nuk duan zgjedhje, por edhe nëse ka të tilla, \[…\]

## [KOMUNA E TEARCËS: HAP DYERT ÇERDHJA “FOLEJA” – NISIN REGJISTRIMET E FËMIJËVE!](https://tetovaexpres.mk/2026/08/20/komuna-e-tearces-hap-dyert-cerdhja-foleja-nisin-regjistrimet-e-femijeve/)

_2026-08-20 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Pas shumë vitesh pritjeje, zvarritjesh dhe pritjesh të gjata, më në fund “Foleja” hap dyert për fëmijët e komunës së Tearcës, duke shënuar një moment të rëndësishëm për të gjithë banorët e këtij fshati. Nga 19 gushti 2026 ka filluar regjistrimi i fëmijëve të rinj për vitin 2026/2027 në Çerdhen “Foleja”, në fshatin Përshefcë, Komuna \[…\]

## [Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 19 Gusht](https://tetovaexpres.mk/2026/08/20/kronika-e-zeze-tetove-dhe-gostivar-19-gusht/)

_2026-08-20 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Dje, në ora 07:10, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën „146“ në Tetovë kishte shpërthyer zjarr në oborrin e një shtëpie, në pronësi të një 84-vjeçari. Nga zjarri ishte përfshirë bar i thatë, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarreve në Tetovë. Nuk ka persona të lënduar. Është kryer \[…\]

## [Find what they just said (Sponsored)](https://crawlproof.com/a/Gy1vtT5280Ff)

_2026-08-20 · **Sponsored**_

Surface recent public signals so you can send policy-aware, relevant outreach

## [BDI: ETHET E NILIT PERËNDIMOR – DËSHTUAN INSTITUCIONET!](https://tetovaexpres.mk/2026/08/20/bdi-ethet-e-nilit-perendimor-deshtuan-institucionet/)

_2026-08-20 · TetovaExpres · Tetova Expres_

BDI përmes një konference për media ka ngritur shqetësime lidhur me për përkeqësimin serioz të situatës me virusin e Nilit Perëndimor në vend. Sipas tyre, janë regjistruar 38 raste dhe katër viktima. Tridhjetë e shtatë nga të prekurit janë nga rajoni i Shkupit. Integristët dolën me akuza se institucionet reaguan me vonesë, kurse thonë se \[…\]

## [Mickoski: Për periudhë tre herë më të shkurtër kemi rritje prej 120 milionë euro më të madhe të BPV-së](https://tetovaexpres.mk/2026/08/20/mickoski-per-periudhe-tre-here-me-te-shkurter-kemi-rritje-prej-120-milione-euro-me-te-madhe-te-bpv-se/)

_2026-08-20 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske për krahasimin e rritjes së borxhit publik dhe BPV-së në dy periudhat e qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së dhe Qeverisë së VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it, theksoi: „Kur udhëhiqni një proces edhe në politikë duhet të bëni analizë krahasuese. Nëse nuk bëni analizë krahasuese, atëherë \[…\]

## [Automjeti përplaset me një stacion autobusi në Bit Pazar të Shkupit](https://tetovaexpres.mk/2026/08/20/automjeti-perplaset-me-nje-stacion-autobusi-ne-bit-pazar-te-shkupit/)

_2026-08-20 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Sipas fotografive nga vendi i ngjarjes, në aksident është përfshirë një automjet pasagjerësh, i cili ka pësuar dëme të mëdha, veçanërisht në pjesën e përparme. Më pas, automjeti është larguar me shërbim tërheqës. Nga fuqia e përplasjes është dëmtuar edhe konstruksioni i një stacioni autobusi të vendosur pranë rrugës, ndërsa në trotuar dhe përreth vendit \[…\]

## [Trump paralajmëron “luftë ekonomike” ndaj Iranit: Kush e ndihmon, do të përballet me pasoja](https://tetovaexpres.mk/2026/08/20/trump-paralajmeron-lufte-ekonomike-ndaj-iranit-kush-e-ndihmon-do-te-perballet-me-pasoja/)

_2026-08-20 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi një „luftë ekonomike“ dhe izolim të Iranit në përmasa të paprecedenta, në kushtet e ngecjes së negociatave me Teheranin. Njëkohësisht, ai paralajmëroi se edhe vendet që do t’i ofrojnë mbështetje ekonomike Iranit do të përballen me pasoja të rënda ekonomike. “Askush nuk i ka dhënë Republikës Islamike të Iranit mundësi \[…\]

## [Nga pagesat e autostradave, për pesë muaj arkëtohen mbi 31 milionë euro](https://tetovaexpres.mk/2026/08/20/nga-pagesat-e-autostradave-per-pese-muaj-arketohen-mbi-31-milione-euro/)

_2026-08-20 · TetovaExpres · Tetova Expres_

Nga fillimi i këtij viti deri në fund të muajit qershor, nga pagesat e autostradave në Maqedoninë e Veriut janë arkëtuar gjithsej 1.919.775.277 denarë, ose mbi 31 milionë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë mbledhur 21.891.532 denarë më shumë, njoftoi Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore (NPRS) njofton INA. Sipas të \[…\]

