# rajoni (news sources) — RSS Amplifier

Recent posts from the 1 feeds in the RSS Amplifier directory that cover rajoni.

Page: <https://rssamplifier.com/topics/rajoni/news>  
Feed: <https://rssamplifier.com/topics/rajoni/news.md>

---

## [Gjykata Supreme vendos në favor të Trumpit për projektin 400 milionë dollarësh](https://tvnews.mk/2026/08/23/gjykata-supreme-vendos-ne-favor-te-trumpit-per-projektin-400-milione-dollaresh/)

_2026-08-23 · TV News · TV News_

Ai shtoi se projekti “nuk do të financohet aspak nga taksapaguesit”. Ndërkohë, Gjykata Supreme e SHBA-së ka lejuar përkohësisht vazhdimin e punimeve, vetëm disa orë para se vendimet e gjykatave më të ulëta të hynin në fuqi dhe të ndalonin punimet mbi tokë për shkak të mungesës së miratimit nga Kongresi. Trump e mirëpriti vendimin \[...\]

## [Halil Geci- Nasim Haradniajt: Nëse s’mund t’ia vësh fIakën Kosovës, thirre edhe Radoiçiqin](https://tvnews.mk/2026/08/23/halil-geci-nasim-haradniajt-nese-smund-tia-vesh-fiaken-kosoves-thirre-edhe-radoiciqin/)

_2026-08-23 · TV News · TV News_

Pas deklaratës së Nasim Haradniajt se nëse dënonhen isb krerët e UÇK’së në Hagë, do të kallet shqiptaria, i ka reaguar veprimtari Halil Gexi. Ai ka qenë mjaft i ashpër me Haradinajn. “Nëse s’mund t’ia vësh fIakën Kosovës, thirre edhe Radoiçiqin”, e ka porositur Geci. Postimi i plotë: NJË KËSHILLË PËR NASIMIN: NËSE S’MUNDESH TA \[...\]

## [Një serbe i ankohet Vuçiqit: Shqiptarët në Preshevë duhet rrahur flakareshë, nuk flasin serbisht!](https://tvnews.mk/2026/08/23/nje-serbe-i-ankohet-vuciqit-shqiptaret-ne-presheve-duhet-rrahur-flakareshe-nuk-flasin-serbisht/)

_2026-08-23 · TV News · TV News_

Serbët lokalë të Preshevës ankohen te Vuçiqi për shqiptarët e Preshevës. Njëri prej tyre, gjatë bisedës me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, thotë se ka qenë gjithmonë aty ku e ka ftuar shteti, madje edhe gjatë luftës. Por, sipas tij, kur bëhet fjalë për punësim, shqiptarët po punësohen, madje përdor në mënyrë fyese termin “šiptari” edhe \[...\]

## [Goditje për Ramën,Bushati: Pasurite publike në një grusht njerëzish! Protestat masive jo vetem për natyrën!](https://tvnews.mk/2026/08/23/goditje-per-ramenbushati-pasurite-publike-ne-nje-grusht-njerezish-protestat-masive-jo-vetem-per-natyren/)

_2026-08-22 · TV News · TV News_

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar protestat qё prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e Edi Rames, duke i cilesuar ato si ndër levizjet ё masive që janë parë n vend që prej renies së komunizmit. Bushati argumentoi për “TheNewsAgents” se pas protestave gendron një pakenagesi shumë më e gjerë sociale, e krijuar gjate dekadave \[...\]

## [Taravari ashpër ndaj Mickoskit: Po ndiqni politikë presioni ndaj shqiptarëve](https://tvnews.mk/2026/08/22/taravari-ashper-ndaj-mickoskit-po-ndiqni-politike-presioni-ndaj-shqiptareve/)

_2026-08-22 · Suad Avdiu · TV News_

Kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASh) z.Arben Taravari i ka bërë akuza të forta kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar për ndjekje të një politike presioni ndaj shqiptarëve. Në reagimin e tij, Taravari e krahasoi Mickoskin me komandantin francez Napoleon, duke i përcjellë mesazhin se “pushteti politik nuk është i përjetshëm”. Sipas Taravarit, vendi tashmë \[...\]

## [Mitrovicë: Një e mitur dhunohet nga një vajzë, tjetra e incizon-Gjatë sulmit dëgjohet duke qarë me dënesë](https://tvnews.mk/2026/08/22/mitrovice-nje-e-mitur-dhunohet-nga-nje-vajze-tjetra-e-incizon-gjate-sulmit-degjohet-duke-qare-me-denese/)

_2026-08-22 · Suad Avdiu · TV News_

Një rast i dhunës mes të miturave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të parkut të qytetit në Mitrovicë. “Mitropol” raporton se një vajzë 12-vjeçare është rrahur nga një 18-vjeçare, gjersa ngjarja është xhiruar nga një e mitur tjetër e pranishme e cila më parë ka pasur incidente të ngjashme të trajtuara nga policia. Pamjet \[...\]

## [Në prag të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë, Haqim Ramadani me apel deri te votuesit shqiptarë](https://tvnews.mk/2026/08/22/ne-prag-te-zgjedhjeve-lokale-ne-bervenice-haqim-ramadani-me-apel-deri-te-votuesit-shqiptare/)

_2026-08-22 · Suad Avdiu · TV News_

Në prag të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës, ish-kandidati për kryetar komune nga VLEN, Haqim Ramadani, u është drejtuar votuesve me një apel për lënien pas të përçarjeve dhe fokusimin te puna, shërbimet dhe mirëqenia e qytetarëve, përcjell tetova1 Ramadani, duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2025, ka thënë se pas përfundimit të garës janë përhapur, \[...\]

## [Vedat Muriqi gjen golin e parë me Fenerbahçen këtë sezon](https://tvnews.mk/2026/08/22/vedat-muriqi-gjen-golin-e-pare-me-fenerbahcen-kete-sezon/)

_2026-08-22 · Suad Avdiu · TV News_

Vedat Muriqi ka realizuar golin e tij të parë me fanellën e Fenerbahçes në këtë sezon, pas rikthimit te klubi turk nga Mallorca. Sulmuesi kosovar po zhvillon paraqitjen e tij të dytë si titullar për Fenerbahçen dhe këtë herë ka arritur të lërë gjurmë duke tundur rrjetën që në minutat e para të ndeshjes. Goli \[...\]

## [KFOR: Për rrethana të paparashikuara, nuk u zhvillua takimi Ulutas-Kurti](https://tvnews.mk/2026/08/22/kfor-per-rrethana-te-paparashikuara-nuk-u-zhvillua-takimi-ulutas-kurti/)

_2026-08-22 · TV News · TV News_

Takimi i planifikuar sot ndërmjet komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutas, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk është zhvilluar për shkak të rrethanave të paparashikuara. Në një njoftim të KFOR-it thuhet se komandanti Ulutas mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëpunëtorët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. ” Për \[...\]

## [Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët](https://tvnews.mk/2026/08/22/serbia-digjet-be-ja-i-nis-helikopteret/)

_2026-08-22 · Suad Avdiu · TV News_

“Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian dërgoi helikopterë dhe zjarrfikës për të ndihmuar Serbinë të luftojë një zjarr masiv në një rezervat natyror në verilindje të këtij vendi”, tha të shtunën kreu i misionit të BE-së në Beograd. Serbia aktivizoi mekanizmin të premten pasi luftoi për javë të tëra me një zjarr në Deliblatska \[...\]

## [Sync bookmarks across every browser (Sponsored)](https://crawlproof.com/a/wBPpNeON57MQ)

_2026-08-22 · **Sponsored**_

Two-way sync across Chrome, Firefox and Safari; built-in ad and tracker blocker.

## [Incidenti me himnin, Meta: Nuk ka lidhje me Mickoskin, për ne Pusteci është prioritet](https://tvnews.mk/2026/08/22/incidenti-me-himnin-meta-nuk-ka-lidhje-me-mickoskin-per-ne-pusteci-eshte-prioritet/)

_2026-08-22 · TV News · TV News_

Në një intervistë ekskluzive për ‘Syri.net’, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, komenton zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, si dhe incidentin e fundit në Pustec, ku gjatë një ceremonie ku merrte pjesë edhe Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, nuk u ekzekutua Himni Kombëtar i Shqipërisë. Meta e cilëson \[...\]

## [Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person](https://tvnews.mk/2026/08/22/bastisje-ne-kumanove-ndalohet-nje-person-2/)

_2026-08-22 · Suad Avdiu · TV News_

MPB njoftoi se dje, në ora 09:30, nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria A.N. (33) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Kumanovë, të kryer me urdhër gjykate, është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës

## [Nga shkurti, mbi 310 mijë kundërvajtje të evidentuara nga “Safe City”](https://tvnews.mk/2026/08/22/nga-shkurti-mbi-310-mije-kundervajtje-te-evidentuara-nga-safe-city/)

_2026-08-22 · Suad Avdiu · TV News_

Nga fillimi i funksionimit të sistemit “Qyteti i Sigurt”, nga 2 shkurti deri më 20 gusht 2026, janë evidentuar gjithsej 310.865 kundërvajtje, prej të cilave 301.835 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar. Sa u përket automjeteve me targa të huaja, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 180.378 kundërvajtje, ndërsa vetëm më 19 dhe 20 gusht janë evidentuar 5.514 shkelje. MPB-ja apelon te të \[...\]

## [Kapen armë dhe municion, arrestime në Tetovë dhe Gostivar](https://tvnews.mk/2026/08/22/kapen-arme-dhe-municion-arrestime-ne-tetove-dhe-gostivar/)

_2026-08-22 · Suad Avdiu · TV News_

Më 21.08.2026, oficerët e policisë nga SPB Tetovë e privuan nga liria S.B. (41) nga fshati Leshkë, Tetovë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me urdhër gjyqësor, u gjetën dhe u sekuestruan një karabinë 7 mm me shikues optik, një pistoletë “CZ” 9 mm me korniza bosh, një pushkë ajri \[...\]

## [Sulm brenda shkollës së mesme në Suedi, agresori plagos disa persona me shpatë](https://tvnews.mk/2026/08/22/sulm-brenda-shkolles-se-mesme-ne-suedi-agresori-plagos-disa-persona-me-shpate/)

_2026-08-22 · TV News · TV News_

Një agresor me shpatë plagosi disa persona në një shkollë të mesme në Suedinë qendrore të premten, thanë autoritetet, ndërsa raportet e medias treguan se policia e kishte qëlluar të dyshuarin. “Një sulmues i armatosur me shpatë ka hyrë në Brinellskolan dhe ka plagosur disa persona”, tha komuna Fagersta në një deklaratë, duke shtuar se \[...\]

## [Arrestohen tre persona në Leposaviq Vodhën 12 mijë euro, 40 mijë dinarë dhe dy zinxhirë ari](https://tvnews.mk/2026/08/22/arrestohen-tre-persona-ne-leposaviq-vodhen-12-mije-euro-40-mije-dinare-dhe-dy-zinxhire-ari/)

_2026-08-22 · TV News · TV News_

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, si të dyshuar për vjedhje të rëndë që ka ndodhur në Leposaviq. Në njoftim shtohet se, sipas ankuesit, të dyshuarit kishin vjedhur 12,000 euro, 40,000 dinarë, si dhe dy zinxhirë ari, përcjell Gazeta Express. ‘’ – N.V. (2006), i arrestuar në fshatin Borovë, Leposaviq. Gjatë \[...\]

## [Sot temperaturat deri në 41 gradë](https://tvnews.mk/2026/08/22/sot-temperaturat-deri-ne-41-grade/)

_2026-08-22 · Suad Avdiu · TV News_

Në Maqedoninë e Veriut sot pritet mot me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura që do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius. Gjatë ditës do të ketë vranësira të pakta deri mesatare lokale, ndërsa pasdite, veçanërisht në zonat malore, do të krijohen kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë \[...\]

## [Trenat do qarkullojnë me shpejtësi deri në 50km/h, shkaku i temperaturave të larta](https://tvnews.mk/2026/08/22/trenat-do-qarkullojne-me-shpejtesi-deri-ne-50km-h-shkaku-i-temperaturave-te-larta/)

_2026-08-22 · Suad Avdiu · TV News_

Temperaturat e larta ndikojnë në konstruksionet e çelikut Për shkak të temperaturave të larta, sot është vendosur masë parandaluese për kufizimin e shpejtësisë në komunikacionin hekurudhor, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave – Qyteti i Shkupit. Qarkullimi në linjat hekurudhore zhvillohet rregullisht, por në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00, shpejtësia e trenave \[...\]

## [Ahmeti:Në vitin 1984 më rrethoi UDBA por nuk më kapi](https://tvnews.mk/2026/08/22/ahmetine-vitin-1984-me-rrethoi-udba-por-nuk-me-kapi/)

_2026-08-22 · Suad Avdiu · TV News_

Ali Ahmeti ka rrëfyer për arrestimet e tij gjatë viteve 1981-1982, veprimtarinë e studentëve shqiptarë dhe ndikimin e vrasjes së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës në lëvizjen shqiptare të asaj kohe. Në intervistën për ciklin “Dosjet” në Debat Plus, Ahmeti tha se në vitin 1981 ishte arrestuar në Kërçovë dhe ishte mbajtur për \[...\]

## [600 mijë euro për morgun ortodoks në Kumanovë, ndërsa varrezat muslimane mbeten në mëshirë të fatit](https://tvnews.mk/2026/08/22/600-mije-euro-per-morgun-ortodoks-ne-kumanove-ndersa-varrezat-muslimane-mbeten-ne-meshire-te-fatit/)

_2026-08-22 · Suad Avdiu · TV News_

Përgatiti: Anila Pajaziti Kumanova është përfshirë nga një debat i nxehtë pas vendimit të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për të ndarë 36 milionë denarë, ose rreth 600.000 euro, për rekonstruksionin e Kapelës së Qytetit në varrezat ortodokse. Projekti i miratuar si formë kredie nga kredia hungareze, implementohet përmes Ndërmarrjes Publike “Pastrim dhe Gjelberim”, dhe \[...\]

## [AI News Summaries & Audio (Sponsored)](https://crawlproof.com/a/sd3RqV11fTYX)

_2026-08-22 · **Sponsored**_

Tap an article for an AI summary and an audio briefing.

## [Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki, takim me përfaqësuesit e KF “Liria”](https://tvnews.mk/2026/08/21/zevendesministrja-e-sportit-safije-sadiki-takim-me-perfaqesuesit-e-kf-liria/)

_2026-08-21 · Suad Avdiu · TV News_

Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Klubit të Futbollit “Liria”, që garon në ligën komunale. Në takim morën pjesë kryetari i klubit, Serkan Islami, sekretari Gazmend Aziri, anëtari Sevdail Rahmani dhe Visar Alili. Gjatë takimit është biseduar për zhvillimin e klubit, mbështetjen e sportit lokal dhe mundësitë për krijimin \[...\]

## [Durmishi me masë në ndihmë të prindërve: Rikthehet ‘shporta shkollore’ për uljen e shpenzimeve](https://tvnews.mk/2026/08/21/durmishi-me-mase-ne-ndihme-te-prinderve-rikthehet-shporta-shkollore-per-uljen-e-shpenzimeve/)

_2026-08-21 · Suad Avdiu · TV News_

Ministria e Ekonomisë dhe Punës i ka dorëzuar Qeverisë propozim-vendimin për vendosjen e “shportës shkollore”, e cila parashikon zbritje deri në 15 për qind për pajisjet shkollore para fillimit të vitit të ri shkollor. Nga ministria bëjnë të ditur se masa është përgatitur në konsultim me tregtarët me shumicë dhe pakicë, me qëllim uljen e \[...\]

## [Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë](https://tvnews.mk/2026/08/21/pas-tabanocit-arketimi-i-gjobave-per-automjetet-e-huaja-nis-se-shpejti-edhe-ne-bllace/)

_2026-08-21 · Suad Avdiu · TV News_

## [Ylfete Fanaj kandidon sërish për Qeverinë e Lucernit, merr mbështetje unanime](https://tvnews.mk/2026/08/21/ylfete-fanaj-kandidon-serish-per-qeverine-e-lucernit-merr-mbeshtetje-unanime/)

_2026-08-21 · TV News · TV News_

Ministrja kantonale me rrënjë nga Kosova, Ylfete Fanaj, ka marrë mbështetjen unanime të anëtarëve të Partisë Socialdemokrate (SP) të qytetit të Lucernit për të kandiduar edhe për një mandat në Qeverinë e Kantonit të Lucernit. Anëtarët e SP-së së qytetit të Lucernit kanë nominuar njëzëri Ylfete Fanajn për rizgjedhje në zgjedhjet për Qeverinë kantonale të \[...\]

## [Turqia lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Netanyahun](https://tvnews.mk/2026/08/21/turqia-leshon-urdher-arrest-nderkombetar-per-netanyahun/)

_2026-08-21 · TV News · TV News_

Ministri i Drejtësisë, Akin Gurlek tha të premten se Turqia i ka kërkuar Interpolit të lëshojë një njoftim të kuq për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, si pjesë e një ndjekjeje penale në lidhje me një sulm ndaj aktivistëve në bordin e Flotiljes Global Sumud që transportonte ndihma humanitare për në Gaza. Në një deklaratë të \[...\]

## [Gjesti zhvishet në fitnes dhe tregon transformimin e trupit](https://tvnews.mk/2026/08/21/gjesti-zhvishet-ne-fitnes-dhe-tregon-transformimin-e-trupit/)

_2026-08-21 · TV News · TV News_

21 Gjesti, një nga emrat e njohur të muzikës, prej disa kohësh ka nisur t’i kushtojë më shumë kohë stërvitjeve fizike në palestër. Ndryshimi në pamjen e tij tashmë duket qartë. Së fundmi, ai ka ndarë një moment nga palestra, ku është shfaqur pa bluzë. Në këtë mënyrë, ka treguar rezultatet e punës dhe angazhimit \[...\]

## [Zjarr në Elbasan, flakët u afrohen banesave](https://tvnews.mk/2026/08/21/zjarr-ne-elbasan-flaket-u-afrohen-banesave/)

_2026-08-21 · TV News · TV News_

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth një hektari në fshatin Derstil, në Njësinë Administrative Gjinar të Elbasanit.Flakët dyshohet se kanë nisur pranë një grumbulli mbetjesh dhe, të favorizuara nga kushtet, janë përhapur me shpejtësi duke iu afruar banesave dhe bizneseve në zonë. Situata është bërë kritike pasi zjarri është \[...\]

## [Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën](https://tvnews.mk/2026/08/21/kumanovari-bashke-me-nipin-sulmohen-ne-bit-pazar-te-shkupit-sulmuesit-me-pas-ua-demtojne-edhe-veturen/)

_2026-08-21 · Suad Avdiu · TV News_

Një 41-vjeçar nga Kumanova dhe nipi i tij janë sulmuar fizikisht dje në zonën e “Bit Pazarit” në Shkup, ndërsa pas sulmit, autorët ua kanë dëmtuar edhe veturën. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), D.T. (41) nga fshati Kojnare e Poshtme e Kumanovës, ka raportuar se më 20 gusht 2026, rreth orës 12:30, në \[...\]

## [Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?](https://tvnews.mk/2026/08/21/si-eshte-e-mundur-qe-per-tragjedine-me-14-viktimat-te-spitali-modular-serish-fajtor-te-jete-kablloja/)

_2026-08-21 · Suad Avdiu · TV News_

Partia VLEN, reagon ashpër ndaj hedhjes poshtë të aktakuzës për rastin e spitalit modular në Tetovë, dhe pyet se si, pas tragjedisë me 14 të vdekur, në fund del se fajtor është “kablloja”?! Hedhja poshtë e qëllimshme e aktakuzës për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë, përbën riviktimizim të 14 viktimave, të dinjitetit të tyre \[...\]

## [Beqir Dauti: Punët vazhdojnë. Haraçina po bëhet më e mirë, rrugë pas rruge](https://tvnews.mk/2026/08/21/beqir-dauti-punet-vazhdojne-haracina-po-behet-me-e-mire-rruge-pas-rruge/)

_2026-08-21 · Suad Avdiu · TV News_

Daut Beqiri: Fillojnë punimet për rekonstruimin e krahut të Rrugës 10 në Haraçinë Sot kanë filluar punimet për rekonstruimin e krahut të Rrugës 10, në gjatësi prej 448 metrash dhe me gjerësi prej 4.5 metrash. Në kuadër të projektit do të ndërtohet edhe një urë e re, e cila pritet të mundësojë qarkullim më të \[...\]

## [Finnish Seedboxes — Up to 20Gbps (Sponsored)](https://crawlproof.com/a/HZiPaoNTLe7m)

_2026-08-21 · **Sponsored**_

Private Finnish seedboxes with 1–20Gbps speeds, RAID storage and 14‑day refund

## [Ministria e Jashtme, Tiranë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli](https://tvnews.mk/2026/08/21/ministria-e-jashtme-tirane-mosperfshirja-e-himnit-kombetar-ne-pustec-mungese-protokolli/)

_2026-08-21 · TV News · TV News_

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhje për faktin që, në një aktivitet kulturor të zhvilluar dje në Pustec, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe të Kryetarit të Bashkisë, nuk u luajt edhe himni kombëtar shqiptar, krahas atij të Maqedonisë së Veriut. Në reagimin zyrtar, MEPJ thekson se edhe pse \[...\]

## [Zbulohen artistët e nominuar për çmimet e VMA 2026](https://tvnews.mk/2026/08/21/zbulohen-artistet-e-nominuar-per-cmimet-e-vma-2026/)

_2026-08-21 · TV News · TV News_

2 MTV Video Music Awards i kushtohet festimit të artistëve më të mëdhenj të vitit dhe videoklipeve më të spikatura muzikore, përmes performancave, çmimeve dhe shumë të tjerave tash e 42 vite. Fituesin e zgjedhin fansat, ku ata mund të votojnë për artistët e tyre të preferuar në kategori të caktuara përmes faqes zyrtare të \[...\]

## [Skandal në Slloveni, Presidentja dyshohet se mund të ketë lidhje me inteligjencën ruse](https://tvnews.mk/2026/08/21/skandal-ne-slloveni-presidentja-dyshohet-se-mund-te-kete-lidhje-me-inteligjencen-ruse/)

_2026-08-21 · TV News · TV News_

Një skandal politik dhe i sigurisë ka shpërthyer në Slloveni, pasi presidentja Nataša Pirc Musar është vënë në qendër të dyshimeve për lidhje të mundshme me rrjete të inteligjencës ruse. Akuzat kanë nisur pas një aksidenti automobilistik, ku në automjetin e presidentes ndodhej edhe një mikeshë e saj me origjinë ruse. Mediat sllovene dhe agjencia \[...\]

## [Nuk u respektua himni i Shqipërisë gjatë vizitës së Mickoskit në Pustec, kryebashkiaku: Nuk e organizuam ne](https://tvnews.mk/2026/08/21/nuk-u-respektua-himni-i-shqiperise-gjate-vizites-se-mickoskit-ne-pustec-kryebashkiaku-nuk-e-organizuam-ne/)

_2026-08-21 · TV News · TV News_

Ditën e djeshme, në Bashkinë e Pustecit u zhvillua Festivali Folklorik Maqedonas, ku mori pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Ajo që ra në sy ishte fakti se gjatë ceremonisë u ekzekutua vetëm himni i Maqedonisë së Veriut dhe jo ai i Shqipërisë. Kreu i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi ndjesë \[...\]

## [VLEN: BDI-ja e ka humbur betejën me shqiptarët, zgjedhjet do ta vulosin fundin](https://tvnews.mk/2026/08/21/vlen-bdi-ja-e-ka-humbur-betejen-me-shqiptaret-zgjedhjet-do-ta-vulosin-fundin/)

_2026-08-21 · Suad Avdiu · TV News_

VLEN: BDI-ja e ka humbur betejën me shqiptarët, zgjedhjet do ta vulosin fundin Mashtruesit e BDI-së, përpara se ta hapin gojën për zgjedhje, duhet të shpjegojnë pse askush në partinë e tyre nuk mori përgjegjësi politike pas humbjes në zgjedhjet lokale. Ali Ahmeti vazhdoi të shiste mjegull me trukun e vjetër të tërheqjes, Bujar Osmani \[...\]

## [Latifi prezantoi para ambasadores amerikane progresin e ndërlidhjes energjetike me Shqipërinë, projekt i pritur prej dekadash](https://tvnews.mk/2026/08/21/latifi-prezantoi-para-ambasadores-amerikane-progresin-e-nderlidhjes-energjetike-me-shqiperine-projekt-i-pritur-prej-dekadash/)

_2026-08-21 · Suad Avdiu · TV News_

Drejtori i përgjithshëm i SHA MEPSO, Burim Latifi priti sot në trafostacionin e Ohrit të ngarkuarën me detyrën e ambasadores së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Nicole Warns të cilës i prezantoi ecurinë e projektit për ndërlidhjen energjetike me Shqipërinë. Gjatë vizitës, Latifi theksoi rëndësinë strategjike të linjës së transmetimit 400 kV Manastir–Elbasan, një projekt \[...\]

## [BDI: VLEN maltreton mërgatën, kjo sjellje çnjerëzore dhe poshtëruese duhet të marrë fund](https://tvnews.mk/2026/08/21/bdi-vlen-maltreton-mergaten-kjo-sjellje-cnjerezore-dhe-poshteruese-duhet-te-marre-fund/)

_2026-08-21 · Suad Avdiu · TV News_

Komunikata e plotë e BDI-së: Pamjet nga vendkalimi kufitar në Tabanoc, me mërgimtarë të detyruar të presin në kushte të rënda dhe temperatura përvëluese, janë të papranueshme dhe shqetësuese. Mërgata jonë nuk meriton maltretim, pritje poshtëruese dhe trajtim që cenon dinjitetin njerëzor. Këta janë njerëzit që për dekada kanë mbajtur gjallë familjet e tyre dhe \[...\]

## [Kërcënoi drejtorin dhe hyri me forcë në zyrat e tij, arrestohet personi i dhunshëm](https://tvnews.mk/2026/08/21/kercenoi-drejtorin-dhe-hyri-me-force-ne-zyrat-e-tij-arrestohet-personi-i-dhunshem/)

_2026-08-21 · Suad Avdiu · TV News_

Një 37-vjeçar nga fshati Duf është privuar nga liria nga policia në Mavrovë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”. Sipas njoftimit të policisë, më 20 gusht, rreth orës 12:25, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Mavrovë e kanë privuar nga liria B.H. (37) nga Dufi. Rasti është denoncuar më herët, më 20 \[...\]

## [Deputetët rikthehen në punë më 2 shtator](https://tvnews.mk/2026/08/21/deputetet-rikthehen-ne-pune-me-2-shtator/)

_2026-08-21 · Suad Avdiu · TV News_

Me mbajtjen e seancës së sotme të Punës të Këshillit të Ambasadorëve, ku do të drejtohet presidenti i Kuvendit, Afrim Gashi, deputetët rikthehen në aktivitetet parlamentare pas pushimit të gushtit. Seanca e parë e re plenare e Kuvendit është caktuar për 2 shtator. Në faqen zyrtare të Kuvendit janë paralajmëruar edhe dy takime të Afrim \[...\]

## [MPB paralajmëron: Ulni menjëherë dronët nëse shihni ose dëgjoni helikopter policie](https://tvnews.mk/2026/08/21/mpb-paralajmeron-ulni-menjehere-dronet-nese-shihni-ose-degjoni-helikopter-policie/)

_2026-08-21 · Suad Avdiu · TV News_

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve dhe veçanërisht pronarëve dhe operatorëve të dronëve që të respektojnë me përpikëri rregullat për përdorimin e sigurt të hapësirës ajrore. MPB-ja thekson se, për shkak të rritjes së aktiviteteve fluturuese të Departamentit të Njësive Ajrore dhe angazhimit intensiv të helikopterëve policorë në \[...\]

## [Arsenali i armëve u kap përreth zonave të varrezave masive në Zubin-Potok](https://tvnews.mk/2026/08/20/arsenali-i-armeve-u-kap-perreth-zonave-te-varrezave-masive-ne-zubin-potok/)

_2026-08-20 · TV News · TV News_

Arsenali i armëve që u shpalos nga Policia e Kosovës, është gjetur në zonat përreth varrezave masive të zbuluara së fundmi në Zubin-Potok, ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në konferencën për shtyp, Sveçla ka bërë të ditur se armët, municionet e pajisjet ushtarake janë hasur në afër \[...\]

## [Ndryshimet klimatike mund të trefishojnë sipërfaqet e përfshira nga zjarret në Evropë](https://tvnews.mk/2026/08/20/ndryshimet-klimatike-mund-te-trefishojne-siperfaqet-e-perfshira-nga-zjarret-ne-evrope/)

_2026-08-20 · TV News · TV News_

Ndryshimet klimatike mund të zgjerojnë me deri në 192% sipërfaqen e prekur nga zjarret në pyje në të gjithë Evropën deri në fund të shekullit, sipas një studimi të publikuar të enjten në revistën shkencore Global Change Biology. Ekipi ndërkombëtar i kërkimit, i udhëhequr nga Maik Billing i Institutit të Potsdamit për Kërkimin e Ndikimit \[...\]

## [Azizi: BDI-ja po kërkon zgjedhje të parakohshme sepse opozita i është bërë e padurueshme](https://tvnews.mk/2026/08/20/azizi-bdi-ja-po-kerkon-zgjedhje-te-parakohshme-sepse-opozita-i-eshte-bere-e-padurueshme/)

_2026-08-20 · Suad Avdiu · TV News_

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kërkesave të BDI-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke vlerësuar se kjo kërkesë vjen si pasojë e pamundësisë së kësaj partie për t’u përballur me rolin e opozitës. Azizi thotë se prioriteti i pushtetit aktual mbeten projektet infrastrukturore që, sipas tij, ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e \[...\]

## [Terren i vështirë për ndërhyrje, zjarrfikësit lokalizojnë edhe një vatër të dytë zjarri](https://tvnews.mk/2026/08/20/terren-i-veshtire-per-nderhyrje-zjarrfikesit-lokalizojne-edhe-nje-vater-te-dyte-zjarri/)

_2026-08-20 · Suad Avdiu · TV News_

Shoqata Vullnetare e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit “Karadaku” – Likovë ka ndërhyrë sot pas një thirrjeje për zjarr në malin ndërmjet fshatrave Nikushtak dhe Vishticë. Ndërhyrja në këtë zonë ishte jashtëzakonisht e vështirë, për shkak të terrenit të papërshtatshëm, i cili vështirësoi ndjeshëm qasjen edhe për njësitin e zjarrfikësve. Në një situatë ironike, ndërkohë që ekipet \[...\]

[Listen](https://tvnews.mk/wp-content/uploads/2026/08/Blue-and-White-Modern-Political-Update-News-Instagram-Post.mp4)

## [Pjesët kockore të ekspozuara nga erozioni çuan te varreza masive në Zubin-Potok](https://tvnews.mk/2026/08/20/pjeset-kockore-te-ekspozuara-nga-erozioni-cuan-te-varreza-masive-ne-zubin-potok/)

_2026-08-20 · TV News · TV News_

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka zbuluar planin operacional nga i cili u zbulua varreza masive në Zubin Potok. Në një konferencë për media Hoxha tha se nga informacionet për një periudhë të gjatë nga terreni është arritur të lokalizohet lokacioni i dyshuar nga i cili janë \[...\]

## [Kurdo që të ketë zgjedhje, BDI-ja do të humbë njëjtë si në zgjedhjet lokale](https://tvnews.mk/2026/08/20/kurdo-qe-te-kete-zgjedhje-bdi-ja-do-te-humbe-njejte-si-ne-zgjedhjet-lokale/)

_2026-08-20 · Suad Avdiu · TV News_

Për VLEN-in është e rëndësishme që të sigurojmë vazhdimin e ndërtimit të Korridorit 8, ndërtimin e rrugës Shkup – Bllacë që fillon për disa ditë dhe ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren, që po punohet intensivisht, thonë nga partia shqiptare në pushtet për Lideri.mk, duke shprehur qëndrimin lidhur me zgjedhjet e parakohshme. Ja qëndrimi i \[...\]

## [Hair Style Noli: 20 vjet karrierë dhe përkushtim – Shenoll Shaqiri](https://tvnews.mk/2026/08/20/hair-style-noli-20-vjet-karriere-dhe-perkushtim-shenoll-shaqiri/)

_2026-08-20 · Suad Avdiu · TV News_

20 vjet karrierë dhe përkushtim – Shenoll Shaqiri, Hair Style Noli Prej dy dekadash, Shenoll Shaqiri është pjesë e pandashme e skenës së bukurisë në Kumanovë. Me 20 vite përvojë në profesion, ai ka ndërtuar një emër të njohur dhe të respektuar përmes punës, kreativitetit dhe përkushtimit ndaj klientëve. Hair Style Noli vazhdon të jetë \[...\]

## [Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, VLEN: Opozita e ka lodhur BDI-në](https://tvnews.mk/2026/08/20/kerkesa-per-zgjedhje-te-parakohshme-vlen-opozita-e-ka-lodhur-bdi-ne/)

_2026-08-20 · Suad Avdiu · TV News_

Pas kërkesës së hapur të BDI-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ka reaguar koalicioni VLEN, duke e akuzuar partinë e Ali Ahmetit se nuk di të funksionojë pa pushtet, raporton Zyrtare.net “Opozita e ka lodhur BDI-në. Kjo parti nuk di të funksionojë pa pushtet”, thuhet në reagimin e VLEN-it, ku BDI akuzohet për \[...\]

## [Shkupi kryen dezinsektimin e 14-të, mbi 20 trajtime deri në fund të sezonit](https://tvnews.mk/2026/08/20/shkupi-kryen-dezinsektimin-e-14-te-mbi-20-trajtime-deri-ne-fund-te-sezonit/)

_2026-08-20 · Suad Avdiu · TV News_

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se sot është kryer dezinsektimi i 14-të kundër mushkonjave këtë sezon, ndërsa spërkatjet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme, përcjell TV21. Nesër është planifikuar një tjetër trajtim ajror, ndërsa nga 23 deri më 26 gusht do të zhvillohet edhe dezinsektim tokësor në territorin e qytetit. Sipas Gjorgjievskit, \[...\]

## [Tensione Turqi-Izrael për shkak të Sirisë, Katz-Erdoganit: Po zvarriteni në aventura të rrezikshme, mos na vini në provë](https://tvnews.mk/2026/08/20/tensione-turqi-izrael-per-shkak-te-sirise-katz-erdoganit-po-zvarriteni-ne-aventura-te-rrezikshme-mos-na-vini-ne-prove/)

_2026-08-20 · TV News · TV News_

Tensionet po përshkallëzohen midis Turqisë dhe Izraelit për shkak të Sirisë. Në një postim në X, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi se Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan po e “zvarrit Turqinë në aventura të rrezikshme në Siri” dhe se vendi i tij nuk do të “lejojë asnjë entitet të kërcënojë sigurinë e tij”. \[...\]

