# puke (news sources) — RSS Amplifier

Recent posts from the 1 feeds in the RSS Amplifier directory that cover puke.

Page: <https://rssamplifier.com/topics/puke/news>  
Feed: <https://rssamplifier.com/topics/puke/news.md>

---

## [Kryeministri Edi Rama në Pogradec, takim dyditor me drejtuesit politikë dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik](https://rtsh.al/kryeministri-edi-rama-ne-pogradec-takim-dyditor-me-drejtuesit-politike-dhe-ministrat-ne-prag-te-sesionit-te-ri-politik/)

_2026-08-23 · Emiljano Aleksi · RTSH_

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Pogradecit, ku do të zhvillojë një takim dyditor me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe ministrat e kabinetit qeveritar, në prag të nisjes së sesionit të ri politik. Në videon e siguruar nga RTSH, shihet kryeministri Edi Rama teksa ka mbërritur në vilën qeveritare në Pogradec. Punimet \[…\] The post Kryeministri Edi Rama në Pogradec, takim…

## [Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Abakarov dhe Dudaev kualifikohen në gjysmëfinale](https://rtsh.al/lojerat-mesdhetare-ne-rtsh-abakarov-dhe-dudaev-kualifikohen-ne-gjysmefinale/)

_2026-08-23 · Ermir Dimashi · RTSH_

Vazhdojnë rezultatet pozitive të mundësve shqiptarë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, që po transmetohen drejtpërdrejt në RTSH. Zelimkhan Abakarov është kualifikuar në gjysmëfinalet e stilit të lirë në peshën 65 kg dhe do të përballet me sirianin Dirki për një vend në finalen e madhe sot në orën 17:00. Edhe mundësi tjetër kuqezi Islam Dudaev \[…\] The post Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Abakarov dhe…

## [Berati magjeps vizitorët, qyteti 2400-vjeçar tërheqës për turistët italianë dhe amerikanë](https://rtsh.al/berati-magjeps-vizitoret-qyteti-2400-vjecar-terheqes-per-turistet-italiane-dhe-amerikane/)

_2026-08-23 · Emiljano Aleksi · RTSH_

Qytetin e Beratit edhe këtë fundjavë po e vizitojnë mjaft turistë të huaj. Në një nga rrugët me kalldrëm takuam disa të rinj italianë, të cilët rezervuan një javë pushimi në Shqipëri. “Është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Ky qytet duket mjaft interesant, ka vende të bukura për t’u eksploruar dhe po argëtohemi \[…\] The post Berati magjeps vizitorët, qyteti 2400-vjeçar tërheqës për turistët…

## [Ndalesa e vizave amerikane për 75 vende, gjykatësja federale vendos kundër politikës së Trump](https://rtsh.al/ndalesa-e-vizave-amerikane-per-75-vende-gjykatesja-federale-vendos-kunder-politikes-se-trump/)

_2026-08-23 · Emiljano Aleksi · RTSH_

Një gjykatëse federale ka anuluar ndalesën që administrata e presidentit amerikan Donald Trump pati vendosur ndaj lëshimit të vizave imigruese për qytetarët e 75 vendeve, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën, duke argumentuar se një politikë e tillë ishte në shkelje me ligjin federal të imigracionit pasi krijonte terren për diskriminim mbi bazën e kombësisë. Në fillim \[…\] The post Ndalesa e vizave…

## [Egnatia-Tirana në RTSH, Dede: Kjo ndeshje është një vitrinë luksi për Superioren](https://rtsh.al/egnatia-tirana-ne-rtsh-dede-kjo-ndeshje-eshte-nje-vitrine-luksi-per-superioren/)

_2026-08-23 · Ermir Dimashi · RTSH_

Trajneri i Egnatias, ka folur për kanalet zyrtare të klubit rrogozhinas, në prag të ndeshjes kundër Tiranës, që do të luhet sot në orën 21:00 dhe do të transmetohet në RTSH 1. “Harmonia në grup është maksimale, ky fakt na gëzon pa masë, kemi dy mungesa të rëndësishme, Bakajoko që do kohën e gjatë për \[…\] The post Egnatia-Tirana në RTSH, Dede: Kjo ndeshje është një vitrinë luksi për Superioren…

## [Fundi i muajit gusht me fluks në Morin, mbi 25 mijë persona kanë hyrë dhe dalë gjatë ditës të fundit](https://rtsh.al/fundi-i-muajit-gusht-me-fluks-ne-morin-mbi-25-mije-persona-kane-hyre-dhe-dale-gjate-dites-te-fundit/)

_2026-08-23 · Emiljano Aleksi · RTSH_

Java e fundit e muajit gusht po vijon me të njëjtin ritëm të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, ashtu si edhe javët e mëparshme. Qindra automjete po i drejtohen Shqipërisë, ndërsa për shumë prej udhëtarëve kjo është vizita e dytë apo edhe e tretë në vendin tonë brenda këtij viti. Pas pushimeve në \[…\] The post Fundi i muajit gusht me fluks në Morin, mbi 25 mijë persona kanë hyrë dhe dalë…

## [Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Kevin Kupi garon për medaljen e bronztë](https://rtsh.al/lojerat-mesdhetare-ne-rtsh-kevin-kupi-garon-per-medaljen-e-bronzte/)

_2026-08-23 · Ermir Dimashi · RTSH_

Shqipëria ka një tjetër mundësi për të fituar medalje në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, që po transmetohen drejtpërdrejt në RTSH. Mundësi shqiptar Kevin Kupi do të garojë për medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, në kategorinë 77 kg. Kupi mundi me rezultatin 4-3 algjerianin Doulache në ripeshkim dhe sot pasdite do të përballet \[…\] The post Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Kevin…

## [Qarkullonte i armatosur në Tiranë, arrestohet 32-vjeçari. Në makinë i gjenden pistoleta, municion dhe 15 800 euro](https://rtsh.al/qarkullonte-i-armatosur-ne-tirane-arrestohet-32-vjecari-ne-makine-i-gjenden-pistoleta-municion-dhe-15-800-euro/)

_2026-08-23 · Emiljano Aleksi · RTSH_

Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në automjet. Operacioni policor i koduar “Last Gun” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, ndërsa gjatë kontrollit në makinë u sekuestruan një pistoletë me municion, dy telefona celularë dhe 15 800 euro. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë \[…\] The post Qarkullonte i armatosur në Tiranë,…

## [Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Debuton Luna Djarmati](https://rtsh.al/lojerat-mesdhetare-ne-rtsh-debuton-luna-djarmati/)

_2026-08-23 · Ermir Dimashi · RTSH_

Sportistja e re e Team Albania, Luna Djarmati bëri debutimin e saj në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, në disiplinën 50 m shpinë. Ajo u rendit e 7-ta në baterinë e dytë kualifikuese me kohën 31”69. Notarja kuqezi nuk arriti që të kualifikohet për në finalen e kësaj disipline. Lojërat Mesdhetare, Taranto 2026, transmetohen drejtpërdrejt dhe \[…\] The post Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Debuton Luna…

## [Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara dhe monitorimi vijon pa ndërprerje](https://rtsh.al/situata-e-zjarreve-ne-puke-permiresohet-vatrat-ne-gjegjan-te-shuara-dhe-monitorimi-vijon-pa-nderprerje/)

_2026-08-23 · Emiljano Aleksi · RTSH_

Situata në vatrat e zjarrit në territorin e Bashkisë Pukë paraqitet më e qetë dhe vijon të mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e angazhuara. Në Njësinë Administrative Gjegjan, të gjitha vatrat e zjarrit janë izoluar dhe shuar, ndërsa Forcat e Armatosura së bashku me forcat operacionale vendore vijojnë monitorimin e perimetrit për të \[…\] The post Situata e zjarreve në Pukë…

## [Try Before You Buy, Risk-Free (Sponsored)](https://crawlproof.com/a/VcAAwyQRBmO5)

_2026-08-23 · **Sponsored**_

Free trial hosting plus refunds processed in 12-24 hours, guaranteed.

## [Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Shqipëria U21 barazon në debutim](https://rtsh.al/lojerat-mesdhetare-ne-rtsh-shqiperia-u21-barazon-ne-debutim/)

_2026-08-22 · Ermir Dimashi · RTSH_

Kombëtarja shqiptare Under 21 ka barazuar 1-1 përballë Italisë U21 në debutimin në Lojërat Mesdhetare, Taranto 2026. Marinaj kaloi në avantazh kuqezinjtë në fundin e pjesës së parë, por vendasit barazuan shifrat në pjesën e dytë. Ndonëse Italia ka pasur disa raste të mira për të shënuar, pjesa e parë është mbyllur 1-0 për kuqezinjtë \[…\] The post Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Shqipëria U21 barazon në…

## [Pukë/ Një person i armatosur i shmanget policisë gjatë një aksioni antikanabis në Kodërbojë, qëllohet me armë në ajër](https://rtsh.al/puke-nje-person-i-armatosur-i-shmanget-policise-gjate-nje-aksioni-antikanabis-ne-koderboje-qellohet-me-arme-ne-ajer/)

_2026-08-22 · Armando Meta · RTSH_

Gjatë një aksioni të Policisë së Shtetit kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatin Kodërbojë të Pukës, një person i armatosur i është shmangur kontrollit të efektivëve. Sipas të dhënave paraprake, gjatë operacionit për asgjësimin e një parcele me bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e policisë kanë pikasur një shtetas të armatosur. Në momentin që \[…\] The post Pukë/ Një person i armatosur…

## [Zjarret dhe thatësira në Evropë riaktivizojnë municionet e pashpërthyera të dy Luftërave Botërore](https://rtsh.al/zjarret-dhe-thatesira-ne-evrope-riaktivizojne-municionet-e-pashperthyera-te-dy-lufterave-boterore/)

_2026-08-22 · Armando Meta · RTSH_

Zjarret masive pyjore që kanë përfshirë disa rajone të Evropës këtë verë po përballen me një rrezik të pazakontë e vdekjeprurës: bombat, minat dhe predhat e artilerisë të mbetura nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, të cilat po shpërthejnë nga nxehtësia ekstreme. Shpërthime sporadike janë raportuar në zonat e djegura në Francë, Belgjikë, \[…\] The post Zjarret dhe thatësira në Evropë riaktivizojnë…

## [Humbja e parakohshme e Hayden Panettiere rikthen alarmin, pse yjet fëmijë bien pre e varësisë në Hollivud?](https://rtsh.al/humbja-e-parakohshme-e-hayden-panettiere-rikthen-alarmin-pse-yjet-femije-bien-pre-e-varesise-ne-hollivud/)

_2026-08-22 · Armando Meta · RTSH_

Ndarja nga jeta e aktores Hayden Panettiere në moshën 36-vjeçare ka rikthyer vëmendjen publike te presionet e jashtëzakonshme, aksesi i pakufizuar te substancat e ndaluara dhe traumat psikologjike që shoqërojnë fëmijët që rriten nën dritat e prozhektorëve të Hollivudit. Panettiere, e cila u bë e njohur ndërkombëtarisht që në adoleshencë me rolin e saj në \[…\] The post Humbja e parakohshme e Hayden…

## [Gjashtë vende të BE-së kërkojnë taksë komunitare mbi fitimet e jashtëzakonshme të kompanive të naftës](https://rtsh.al/gjashte-vende-te-be-se-kerkojne-takse-komunitare-mbi-fitimet-e-jashtezakonshme-te-kompanive-te-naftes/)

_2026-08-22 · Armando Meta · RTSH_

Gjashtë vende anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë Italinë dhe Gjermaninë, i kanë kërkuar zyrtarisht bllokut vendosjen e një takse mbarëevropiane mbi fitimet e jashtëzakonshme të kompanive të naftës, të cilat janë rritur ndjeshëm si pasojë e paqëndrueshmërisë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme. Përmes një letre të përbashkët drejtuar presidencës irlandeze të BE-së, ministrat e \[…\] The post…

## [Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Mundja, shans për medalje në “Taranto 2026”](https://rtsh.al/lojerat-mesdhetare-ne-rtsh-mundja-shans-per-medalje-ne-taranto-2026/)

_2026-08-22 · Ermir Dimashi · RTSH_

Ardit Zeneli është i pari që i jep Shqipërisë shansin për medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Pikërisht në mundje, në peshën deri në 67 kilogram, Zeneli të dielën do të jetë në garë për medaljen e bronztë, teksa do të jetë përballë grekut Ntunias. Më parë në 1/8 e finaleve, Zeneli mundi italianin Sandroni, \[…\] The post Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Mundja, shans për medalje në “Taranto…

## [FOTOT/ Mbi flakët dhe nxehtësinë ekstreme, një galeri fotosh që dokumenton punën e efektiveve të FA-së në vatrat e zjarrit në mbarë vendin](https://rtsh.al/fotot-mbi-flaket-dhe-nxehtesine-ekstreme-nje-galeri-fotosh-qe-dokumenton-punen-e-efektiveve-te-fa-se-ne-vatrat-e-zjarrit-ne-mbare-vendin/)

_2026-08-22 · Armando Meta · RTSH_

Një seri fotografish të publikuara së fundmi dokumenton nga afër përpjekjet e anëtarëve të Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile, të cilët janë angazhuar në vijën e parë të përballjes me zjarret e shumta që kanë përfshirë territorin e vendit përgjatë këtij muaji. Imazhet shfaqin ushtarakët e Kompanisë së Parë dhe Kompanisë së Dytë Operacionale \[…\] The post FOTOT/ Mbi flakët dhe nxehtësinë…

## [Egnatia-Tirana në RTSH, Klafuriç: Do luftojmë për Europën](https://rtsh.al/egnatia-tirana-ne-rtsh-klafuric-do-luftojme-per-europen/)

_2026-08-22 · Ermir Dimashi · RTSH_

Trajneri i Tiranës, Dean Klafuriç ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Egnatias, që do të luhet nesër në orën 21:00 në Rrogozhinë dhe do të transmetohet në RTSH. Tekniku ka treguar objektivat e bardhebluve këtë sezon dhe mendon se ecuria e rrogozhinasve në kupat e Europës mund të jetë një avantazh për \[…\] The post Egnatia-Tirana në RTSH, Klafuriç: Do luftojmë për Europën appeared first on…

## [Begaj takohet me arbëreshët, kreu i shtetit i cilësoi si ura e gjallë e miqësisë shqiptaro-italiane](https://rtsh.al/begaj-takohet-me-arbereshet-kreu-i-shtetit-i-cilesoi-si-ura-e-gjalle-e-miqesise-shqiptaro-italiane/)

_2026-08-22 · Armando Meta · RTSH_

Gjatë vizitës në provincën e Tarantos, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua me komunitetin arbëresh në San Marzano di San Giuseppe, ku fillimisht vendosi një kurorë pranë bustit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në shenjë nderimi për figurën që mishëron qëndresën, dinjitetin dhe lirinë e shqiptarëve. Kreu i shtetit vlerësoi mënyrën se si \[…\] The post Begaj takohet me…

## [Protestat në Tiranë në ditën e 84-të, protestuesit nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë](https://rtsh.al/protestat-ne-tirane-ne-diten-e-84-te-protestuesit-nga-sheshi-skenderbej-drejt-kryeministrise/)

_2026-08-22 · Armando Meta · RTSH_

Protesta në kryeqytet ka shënuar ditën e saj të 84-të radhazi, me protestuesit që u grumbulluan sërish në sheshin “Skënderbej” për të vijuar marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Protesta e sotme u fokusua në mbajtjen e fjalimeve kryesore përpara selisë së ekzekutivit, ku përfaqësuesit e protestës adresuan një \[…\] The post Protestat në Tiranë…

## [profullstack on Ko‑fi (Sponsored)](https://crawlproof.com/a/FFLW9CFhfLRX)

_2026-08-22 · **Sponsored**_

Open the creator's Ko‑fi page.

## [Kapet 80 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja në Portin e Durrësit. Droga me vlerë 1 mln euro do shpërndahej në Shqipëri dhe Kosovë. 3 në pranga, 2 në kërkim](https://rtsh.al/kapet-80-kg-kanabis-gelato-nga-kanadaja-ne-portin-e-durresit-droga-me-vlere-1-mln-euro-do-shperndahej-ne-shqiperi-dhe-kosove-3-ne-pranga-2-ne-kerkim/)

_2026-08-22 · Ina Kokonozi · RTSH_

Rreth 80 kilogramë kanabis i llojit “Gelato”, me përmbajtje të lartë THC dhe me vlerë tregu rreth 1 milion euro, janë sekuestruar në Portin e Durrësit në kuadër të operacionit policor “Anchor”. Në kuadër të operacionit janë arrestuar 3 shtetas nga Kosova, ndërsa 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, të dyshuar për trafikimin \[…\] The post Kapet 80 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja në Portin e…

## [Haradinaj propozon Thaçin për president. Prishtina nis përgatitjet për kthimit e ish-kreut të UÇK-së](https://rtsh.al/haradinaj-propozon-thacin-per-president-prishtina-nis-pergatitjet-per-kthimit-e-ish-kreut-te-uck-se/)

_2026-08-22 · Ina Kokonozi · RTSH_

Deputetët e opozitës në Kosovë iu drejtuan sërish këtë të shtunë sallës bosh të Kuvendit për të kërkuar zgjidhjen e bllokadës institucionale. Përfaqësuesit e partive opozitare PDK e AAK kërkuan nga LVV e LDK, thirrjen e menjëhershme të parlamentit të ri. Përballë kësaj situate të tensionuar, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka hedhur në tryezë propozimin mandate \[…\] The post Haradinaj propozon…

## [Franz Beckenbauer Super Cup/ Bayern-i dhe BVB kërkojnë trofeun e parë sezonal dhe&#8230; 3 mln €](https://rtsh.al/franz-beckenbauer-super-cup-bayern-i-dhe-bvb-kerkojne-trofeun-e-pare-sezonal-dhe-3-mln-e/)

_2026-08-22 · Altin Vorpsi · RTSH_

“Signal Iduna Park” do të jetë arena ku Gjermania ndan sot trofeun e parë sezonal. Bayern-i i Mynihut, fitues i Bundesliga-s dhe DFB Pokal, sfidon në Dortmund ekipin vendas në edicionin e 27-të të këtij kompeticioni. Bayern-i është formacioni më me shumë trofe në këtë kompeticion pasi ka festuar plot 11 herë ndërsa BVB e \[…\] The post Franz Beckenbauer Super Cup/ Bayern-i dhe BVB kërkojnë trofeun e…

## [Zjarret në vend/ Përmirësohet situata, aktive mbeten 4 vatra në Pukë, Mirditë dhe Dajt](https://rtsh.al/zjarret-ne-vend-permiresohet-situata-aktive-mbeten-4-vatra-ne-puke-mirdite-dhe-dajt/)

_2026-08-22 · Ina Kokonozi · RTSH_

Vatrat e zjarrit në Pukë, Mirditë dhe Malin e Dajtit mbeten zonat kryesore problematike, ndërsa zjarri në Dukat është shuar dhe vatrat e tjera janë nën monitorim. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 14:00 janë raportuar gjithsej 11 vatra zjarri, nga të cilat 4 vijojnë aktive dhe 7 janë nën mbikëqyrje. Situata e zjarreve \[…\] The post Zjarret në vend/ Përmirësohet situata, aktive mbeten 4…

## [Merkato/ Flick: Barcelona po ndryshon shumë, Julián Álvarez? Vetëm unë dhe Deco e dimë se ç’duam!](https://rtsh.al/merkato-flick-barcelona-po-ndryshon-shume-julian-alvarez-vetem-une-dhe-deco-e-dime-se-cduam/)

_2026-08-22 · Altin Vorpsi · RTSH_

Vetëm pak orë nga starti i sezonit të ri Barcelona duket se është një kantier i hapur. Hansi Flick në vigjilje të ndeshjes me Elche-n ka ndezur konferencën për shtyp me disa përgjigje që u ktheu gazetarëve rreth së ardhmes së disa futbollistëve. Kur të gjithë mendonin se në dalje ishin vetëm Marc Casadó dhe \[…\] The post Merkato/ Flick: Barcelona po ndryshon shumë, Julián Álvarez? Vetëm unë dhe…

## [Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë](https://rtsh.al/qarkullonte-me-pistolete-dhe-municion-luftarak-arrestohet-40-vjecari-ne-tirane/)

_2026-08-22 · Ina Kokonozi · RTSH_

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me automjet i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak. Në zonën e Liqenit të Thatë, uniformat blu ndaluan për kontroll automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi Gëzim K., 40 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës \[…\] The post Qarkullonte me pistoletë dhe municion…

## [Arrestimi i piromanit në Mirditë, Lamallari: Drejtësia të ndëshkojë zjarrvënësit](https://rtsh.al/arrestimi-i-piromanit-ne-mirdite-lamallari-drejtesia-te-ndeshkoje-zjarrvenesit/)

_2026-08-22 · Ina Kokonozi · RTSH_

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas arrestimit në flagrancë të një 62-vjeçari në Mirditë, i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Lamallari tha se Policia e Shtetit po ndjek çdo rast të zjarrvënieve dhe kërkoi që drejtësia të zbatojë ligjin ndaj personave përgjegjës. “Drejtësia të ndëshkojë zjarrvënësit e arrestuar në flagrancë nga Policia e \[…\] The post Arrestimi i piromanit…

## [Kamzë/ I hedhin lënde plasëse makinës së parkuar, pronari lajmëron policinë: Dëgjova zhurmë të fortë](https://rtsh.al/kamze-i-hedhin-lende-plasese-makines-se-parkuar-pronari-lajmeron-policine-degjova-zhurme-te-forte/)

_2026-08-22 · Ina Kokonozi · RTSH_

Një automjet është dëmtuar lehtë gjatë orëve të para të mëngjesit në Laknas të Kamzës, pasi një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në drejtim të tij. Ngjarja është raportuar rreth orës 03:00, në rrugën “Lunxheria”, ku shtetasi Ylli Troci, rreth 41 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative \[…\] The post Kamzë/ I hedhin lënde plasëse makinës së parkuar,…

## [Procedurat estetike në verë, mjekët: Kujdes nga komplikacionet. Zgjidhni profesionistin, jo klinikën luksoze!](https://rtsh.al/procedurat-estetike-ne-vere-mjeket-kujdes-nga-komplikacionet-zgjidhni-profesionistin-jo-kliniken-luksoze/)

_2026-08-22 · Ina Kokonozi · RTSH_

Gjatë verës interesi për procedura mjekësore estetike shtohet, por ajo që mjekët dermatologë profesionistë po shohin në praktikën e tyre është rritja e numrit të pacientëve me komplikacione pas këtyre procedurave. Shkaku? Aplikimi i gabuar i këtyre ndërhyrjeve nga persona të pakualifikuar ose jashtë protokolleve mjekësore. “Jemi një armatë mjekësh profesionistë, të cilët shohim një \[…\] The post…

## [Çmimi i Madh i Holandës/ Russell fiton garën sprint, Leclerc dhe Norris plotësojnë podin](https://rtsh.al/cmimi-i-madh-i-holandes-russell-fiton-garen-sprint-leclerc-dhe-norris-plotesojne-podin/)

_2026-08-22 · Altin Vorpsi · RTSH_

Në Holandë gara Sprint i shkon Mercedes-it, por protagonist ishte Russel dhe kjo Antonelli. Britaniku konfirmoi se është një specialist i vërtetë i kësaj gare pasi për 28-vjeçarin bëhet fjalë për triumfin e katërt, vetëm Verstappen ka fituar më shumë (13). Në vendin e dytë dhe të tretë përfunduan respektivisht Leclerc dhe Norris ndërsa lideri \[…\] The post Çmimi i Madh i Holandës/ Russell fiton…

## [Stream Torrents and IPTV Instantly (Sponsored)](https://crawlproof.com/a/oS5HEaGW4R41)

_2026-08-22 · **Sponsored**_

Search, index, and play music, movies, books, and live TV in your browser.

## [Abissnet Superiore në RTSH/ Ergi Borshi: Vllaznisë i duhet ende kohë, Skënderbeu për t’u përgëzuar se qëndroi në lojë!](https://rtsh.al/abissnet-superiore-ne-rtsh-ergi-borshi-vllaznise-i-duhet-ende-kohe-skenderbeu-per-tu-pergezuar-se-qendroi-ne-loje/)

_2026-08-21 · Altin Vorpsi · RTSH_

Një pikë në ndeshjen e parë sezonale është shumë pak për Vllazninë, e cila priste më shumë nga një ndeshje, të cilën e luante në shtëpi dhe e udhëhoqi me dy gola avantazh. Në mikrofonin e “Super Gol” u prezantuar zëvendës trajneri i ekipit kuqeblu, Ergi Borshi, i cili i njohu meritat rivalit, por theksoi \[…\] The post Abissnet Superiore në RTSH/ Ergi Borshi: Vllaznisë i duhet ende kohë, Skënderbeu…

## [Abissnet Superiore në RTSH/ Ahmatajn s’e kënaq pika në Shkodër: Mund të kishim fituar!](https://rtsh.al/abissnet-superiore-ne-rtsh-ahmatajn-se-kenaq-pika-ne-shkoder-mund-te-kishim-fituar/)

_2026-08-21 · Altin Vorpsi · RTSH_

Rikthimi në Abissnet Superiore për Skënderbeun ka qenë një sukses i vërtetë ndërsa 90’ e para në elitën e futbollit shqiptar tregojnë se skuadra e Ahmatajt premton shumë. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e RTSH në emisionin Super Gol, Julian Ahmataj u shpreh se nga transferta në “Loro Boriçi” të besuarit e tij mund \[…\] The post Abissnet Superiore në RTSH/ Ahmatajn s’e kënaq pika në…

## [Abissnet Superiore në RTSH/ Ndodh gjithçka në pjesën e dytë, Vllaznia-Skënderbeu mbyllet me katër gola dhe pa fitues](https://rtsh.al/abissnet-superiore-ne-rtsh-ndodh-gjithcka-ne-pjesen-e-dyte-vllaznia-skenderbeu-mbyllet-me-kater-gola-dhe-pa-fitues/)

_2026-08-21 · Altin Vorpsi · RTSH_

Ndeshja e parë e ediconit të 88-të të Abissnet Superiore, e transmetuar në RTSH 1 HD, mbyllet me spektakël. Katër gola, të gjithë në pjesën e dytë, i dhuruan një ndeshje me shumë emocion tifozëve prezent në “Loro Boriçi”. Balaj e nisi këtë kampionat aty ku mbylli atë të sezonit të kaluar duke shënuar gola. \[…\] The post Abissnet Superiore në RTSH/ Ndodh gjithçka në pjesën e dytë,…

## [Presidenti Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare](https://rtsh.al/presidenti-begaj-ne-itali-pritet-nga-mattarella-e-meloni-mbeshtet-kuqezinjte-ne-lojerat-mesdhetare/)

_2026-08-21 · Armando Meta · RTSH_

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Itali ku mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”. Pjesëmarrja e Kreut të Shtetit erdhi me ftesë të veçantë të Presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, në kuadër të mbështetjes për delegacionin e sportistëve shqiptarë. Gjatë kësaj \[…\] The post Presidenti Begaj në…

## [Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak](https://rtsh.al/fortifikimi-i-kufirit-evropian-ushtria-gjermane-vendos-pengesa-antitank-ne-terrenin-polak/)

_2026-08-21 · Armando Meta · RTSH_

Polonia po çon përpara punimet për ndërtimin e një sistemi kompleks mbrojtës të njohur si “Mburoja Lindore” (East Shield), me synim mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s nga kërcënimet e mundshme nga Rusia dhe Bjellorusia. Që nga qershori i këtij viti, trupat inxhinierike të ushtrisë gjermane kanë zbarkuar në terren për të asistuar aleatin e \[…\] The post Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria…

## [Sarandë, vrasja e turistit portugez në Ksamil, gjykata lë në burg autorin e dyshuar Sokrat Lipan (Vata) dhe 5 persona të tjerë](https://rtsh.al/sarande-vrasja-e-turistit-portugez-ne-ksamil-gjykata-le-ne-burg-autorin-e-dyshuar-sokrat-lipan-vata-dhe-5-persona-te-tjere/)

_2026-08-21 · Armando Meta · RTSH_

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka zhvilluar seancën për caktimin e masave të sigurisë ndaj 11 personave të ndaluar, të cilët dyshohet të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë turisti 20-vjeçar portugez, Luis Miguel Varela Mendes. Pas shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë dhe provave paraprake të \[…\] The post Sarandë, vrasja e turistit portugez në…

## [Beteja me flakët, 26 vatra në të gjithë vendin, 8 mbeten aktive, shpëtohen banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat, forcat ajrore dhe ushtria në gatishmëri](https://rtsh.al/beteja-me-flaket-26-vatra-ne-te-gjithe-vendin-8-mbeten-aktive-shpetohen-banesa-ne-puke-e-mirdite-nderhyrje-nga-ajri-ne-dukat-forcat-ajrore-dhe-ushtria-ne-gatishmeri/)

_2026-08-21 · Armando Meta · RTSH_

Situata e krijuar nga vatra të shumta zjarri në territorin e vendit vijon të kërkojë angazhimin maksimal të strukturave të emergjencës. Sipas përditësimit zyrtar të dhënë nga Ministria e Mbrojtjes në orën 21:00, në shkallë vendi janë regjistruar gjithsej 26 vatra, nga të cilat 8 mbeten ende aktive, 4 janë vendosur nën mbikëqyrje dhe 1 \[…\] The post Beteja me flakët, 26 vatra në të gjithë vendin, 8…

## [Dita e 83-të e protestës në Tiranë, protestuesit marshojnë nga sheshi &#8220;Skënderbej&#8221; drejt Kryeministrisë](https://rtsh.al/dita-e-83-te-e-protestes-ne-tirane-protestuesit-marshojne-nga-sheshi-skenderbej-drejt-kryeministrise/)

_2026-08-21 · Armando Meta · RTSH_

Protesta në kryeqytet kanë shënuar ditën e 83-të radhazi. Protestuesit u mblodhën sërish sot në sheshin “Skënderbej” për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj politikave sociale dhe ekonomike në vend. Pas grumbullimit fillestar në qendër të Tiranës, pjesëmarrësit marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku organizuan edhe fjalimet \[…\] The…

## [Jones është i Inter-it, mesfushori firmos kontratën deri në 2031](https://rtsh.al/jones-eshte-i-inter-it-mesfushori-firmos-kontraten-deri-ne-2031/)

_2026-08-21 · Altin Vorpsi · RTSH_

Curtis Jones është një lojtar i Inter-it. Mesfushori anglez ka firmosur një kontratë, e cila do ta mbajë në Milano deri në 30 qershor të 2031-it. Shifrat që mundësuan këtë transferim ishin ato që u përfolën prej ditësh. Interi i ka paguar Liverpool 30 milionë euro ndërsa pesë milionë të tjerë do t’i shkojnë ekipit \[…\] The post Jones është i Inter-it, mesfushori firmos kontratën deri në 2031…

## [El Niño rekord kërcënon globin, parashikohet që viti 2027 të jetë më i nxehti në histori](https://rtsh.al/el-nino-rekord-kercenon-globin-parashikohet-qe-viti-2027-te-jete-me-i-nxehti-ne-histori/)

_2026-08-21 · Armando Meta · RTSH_

Një fenomen i jashtëzakonshëm i klimës që po zhvillohet mbi Oqeanin Paqësor mund të shndërrohet në ngjarjen më të fuqishme të El Niño-s të regjistruar ndonjëherë. Sipas paralajmërimeve më të fundit nga Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar, kushtet e paprecedentë në oqean, ku temperaturat e sipërfaqes kanë kaluar 2 gradë Celsius mbi mesataren afatgjatë \[…\] The post El Niño rekord kërcënon…

## [Reformat në energji, Karakaçi: Shqipëria përfiton 61 milionë euro nga Plani i Rritjes, objektivi u përmbush para afatit](https://rtsh.al/reformat-ne-energji-japin-rezultat-karakaci-shqiperia-perfiton-61-milione-euro-nga-plani-i-rritjes-objektivi-u-permbush-para-afatit/)

_2026-08-21 · Joana Kalemi · RTSH_

Reformat në sektorin energjetik kanë sjellë rezultate konkrete, ndërsa Shqipëria ka përmbushur përpara afatit objektivin për instalimin e mbi 600 MW kapacitete të reja të energjisë së rinovueshme. Lajmin e bëri të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili prezantoi arritjet e periudhës 1 janar–30 qershor 2026. Sipas ministrit, gjatë kësaj periudhe \[…\] The post Reformat…

## [Shqipëria U-16, trajneri Armand Dama publikon listën për dy miqësoret ndaj Malit të Zi](https://rtsh.al/shqiperia-u-16-trajneri-armand-dama-publikon-listen-per-dy-miqesoret-ndaj-malit-te-zi/)

_2026-08-21 · Fatjon Rupi · RTSH_

Trajneri i Kombëtares U-16, Armand Dama, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi U-16, që do të zhvillohen më 25 dhe 27 gusht. Kuqezinjtë e kësaj grupmoshe do të përballen me bashkëmoshatarët malazezë në dy teste, të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar formën \[…\] The post Shqipëria U-16, trajneri Armand Dama publikon listën për dy…

## [U arrestua në Rinas, Apeli lë në burg 32-vjeçaren turke të kërkuar nga Turqia](https://rtsh.al/u-arrestua-ne-rinas-apeli-le-ne-burg-32-vjecaren-turke-te-kerkuar-nga-turqia/)

_2026-08-21 · Miranda Kastrati · RTSH_

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Julide Yazici, 32-vjeçarja turke e arrestuar më 4 gusht në aeroportin e Rinasit. Yazici u arrestua pasi rezultonte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke. Ajo është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Stambollit \[…\] The post U arrestua në Rinas, Apeli lë në burg 32-vjeçaren turke të…

## [Ndërtonte pa leje në plazhin e Semanit, arrestohet 39-vjeçari](https://rtsh.al/ndertonte-pa-leje-ne-plazhin-e-semanit-arrestohet-39-vjecari/)

_2026-08-21 · Joana Kalemi · RTSH_

Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Fier, pasi dyshohet se po ndërtonte pa leje një objekt që do të përdorej si bar-kafe në plazhin e Semanit. Sipas Policisë, gjatë kontrollit në zonën e plazhit të Semanit u konstatua një objekt në ndërtim, i destinuar për aktivitet bar-kafe. Nga verifikimet rezultoi se J. M., 39 \[…\] The post Ndërtonte pa leje në plazhin e Semanit, arrestohet 39-vjeçari…

## [“Dhunues i lirisë së të tjerëve”, Rama reagon për përplasjen me Arjan Konomin: Imagjinojeni sa herë gënjeshtra bën kërdinë mbi të vërtetën](https://rtsh.al/dhunues-i-lirise-se-te-tjereve-rama-reagon-per-perplasjen-me-arjan-konomin-imagjinojeni-sa-here-genjeshtra-ben-kerdine-mbi-te-verteten/)

_2026-08-21 · Ina Kokonozi · RTSH_

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga analisti Arjan Konomi, i cili pretendoi se gjatë pushimeve të kryeministrit në fshatin Vuno, ku ndodhej së bashku me familjen, ishte shoqëruar nga policia, i ishte marrë telefoni padrejtësisht dhe ishte fyer pasi i kishte drejtuar disa pyetje kreut të qeverisë. \[…\] The post “Dhunues i lirisë së të tjerëve”, Rama…

## [“Sokrat, jemi këtu o shpirt”, familjarët presin autorin e dyshuar të vrasjes së portugezit në Ksamil, jepet sot masa e sigurisë](https://rtsh.al/sokrat-jemi-ketu-o-shpirt-familjaret-presin-autorin-e-dyshuar-te-vrasjes-se-portugezit-ne-ksamil-jepet-sot-masa-e-sigurise/)

_2026-08-21 · Miranda Kastrati · RTSH_

11 të arrestuarit për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes janë paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Sarandës, ku po zhvillohet seanca për caktimin e masave të sigurisë. Mendes u vra me thikë pas një sherri në klubin e një kompleksi luksoz në Ksamil, teksa i dyshuari kryesor është Sokrat Vata, ndaj \[…\] The post “Sokrat, jemi këtu o shpirt”, familjarët presin autorin e dyshuar…

## [Dronë, radarë dhe teknologji inteligjente, Lamallari publikon pamjet: Po monitorojmë rrugët në kohë reale](https://rtsh.al/drone-radare-dhe-teknologji-inteligjente-lamallari-po-monitorojme-rruget-ne-kohe-reale/)

_2026-08-21 · Joana Kalemi · RTSH_

Ministri për Punët e Brendshme, Besfort Lamallari, ka deklaruar se Policia e Shtetit po përdor teknologji moderne për monitorimin e akseve rrugore dhe evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit. Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Lamallari tha se dronë, radarë, mjete inteligjente dhe teknologji moderne po përdoren për të monitoruar në \[…\] The post Dronë, radarë…

## [Armët e fshehura në një pyll pranë Berlinit, autoritetet gjermane dyshojnë se lidhen me Rusinë](https://rtsh.al/armet-e-fshehura-ne-nje-pyll-prane-berlinit-autoritetet-gjermane-dyshojne-se-lidhen-me-rusine/)

_2026-08-21 · Miranda Kastrati · RTSH_

Autoritetet gjermane kanë zbuluar vitin e kaluar një depo armësh të fshehur në një pyll pranë Berlinit, e cila dyshohet se mund të ishte përgatitur për atentate të porositura nga shërbimet ruse të inteligjencës. Lajmi është raportuar nga Süddeutsche Zeitung, në bashkëpunim me transmetuesit gjermanë NDR dhe WDR, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara. Sipas \[…\] The post Armët e fshehura në…

## [Kompany shpjegon situatën e Musiala-s: Një modifikim i terapisë ka pasur efekte kolaterale](https://rtsh.al/kompany-shpjegon-situaten-e-musiala-s-nje-modifikim-i-terapise-ka-pasur-efekte-kolaterale/)

_2026-08-21 · Fatjon Rupi · RTSH_

Një ndryshim në terapinë e Jamal Musiala ka shkaktuar problemet shëndetësore që lojtari ka shfqur në fushë. Vincent Kompany, trajneri i Bayern, në konferencë shtypi foli sot për situatën e futbollistit që ka humbur ndjenjat gjatë dy miqësoreve të fundit para kampionatit kundër Leipzig dhe Heidenheim. Në të dy rastet Musiala ka shfaqur probleme pak \[…\] The post Kompany shpjegon situatën e…

## [Tre vatra zjarri brenda 10 minutash në Klos, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme](https://rtsh.al/tre-vatra-zjarri-brenda-10-minutash-ne-klos-dyshohet-per-zjarrvenie-te-qellimshme/)

_2026-08-21 · Ina Kokonozi · RTSH_

Tre vatra zjarri janë aktivizuar këtë të premte në harkun kohor të vetëm 10 minutave në masivin pyjor me dushqe në lagjen “Grege”, në fshatin Kujtim të Bashkisë Klos. Sipas dëshmitarëve, tre vatrat janë shfaqur shumë pranë njëra-tjetrës në kohë dhe në distancë, çka ka ngritur dyshimet se zjarret mund të jenë shkaktuar qëllimisht. Menjëherë \[…\] The post Tre vatra zjarri brenda 10 minutash në Klos,…

