# martini (news sources) — RSS Amplifier

Recent posts from the 1 feeds in the RSS Amplifier directory that cover martini.

Page: <https://rssamplifier.com/topics/martini/news>  
Feed: <https://rssamplifier.com/topics/martini/news.md>

---

## [Kapet 80 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja në Portin e Durrësit. Droga me vlerë 1 mln euro do shpërndahej në Shqipëri dhe Kosovë. 3 në pranga, 2 në kërkim](https://rtsh.al/kapet-80-kg-kanabis-gelato-nga-kanadaja-ne-portin-e-durresit-droga-me-vlere-1-mln-euro-do-shperndahej-ne-shqiperi-dhe-kosove-3-ne-pranga-2-ne-kerkim/)

_2026-08-22 · Ina Kokonozi · RTSH_

Rreth 80 kilogramë kanabis i llojit “Gelato”, me përmbajtje të lartë THC dhe me vlerë tregu rreth 1 milion euro, janë sekuestruar në Portin e Durrësit në kuadër të operacionit policor “Anchor”. Në kuadër të operacionit janë arrestuar 3 shtetas nga Kosova, ndërsa 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, të dyshuar për trafikimin \[…\] The post Kapet 80 kg kanabis “Gelato” nga Kanadaja në Portin e…

## [Haradinaj propozon Thaçin për president. Prishtina nis përgatitjet për kthimit e ish-kreut të UÇK-së](https://rtsh.al/haradinaj-propozon-thacin-per-president-prishtina-nis-pergatitjet-per-kthimit-e-ish-kreut-te-uck-se/)

_2026-08-22 · Ina Kokonozi · RTSH_

Deputetët e opozitës në Kosovë iu drejtuan sërish këtë të shtunë sallës bosh të Kuvendit për të kërkuar zgjidhjen e bllokadës institucionale. Përfaqësuesit e partive opozitare PDK e AAK kërkuan nga LVV e LDK, thirrjen e menjëhershme të parlamentit të ri. Përballë kësaj situate të tensionuar, ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka hedhur në tryezë propozimin mandate \[…\] The post Haradinaj propozon…

## [Franz Beckenbauer Super Cup/ Bayern-i dhe BVB kërkojnë trofeun e parë sezonal dhe&#8230; 3 mln €](https://rtsh.al/franz-beckenbauer-super-cup-bayern-i-dhe-bvb-kerkojne-trofeun-e-pare-sezonal-dhe-3-mln-e/)

_2026-08-22 · Altin Vorpsi · RTSH_

“Signal Iduna Park” do të jetë arena ku Gjermania ndan sot trofeun e parë sezonal. Bayern-i i Mynihut, fitues i Bundesliga-s dhe DFB Pokal, sfidon në Dortmund ekipin vendas në edicionin e 27-të të këtij kompeticioni. Bayern-i është formacioni më me shumë trofe në këtë kompeticion pasi ka festuar plot 11 herë ndërsa BVB e \[…\] The post Franz Beckenbauer Super Cup/ Bayern-i dhe BVB kërkojnë trofeun e…

## [Zjarret në vend/ Përmirësohet situata, aktive mbeten 4 vatra në Pukë, Mirditë dhe Dajt](https://rtsh.al/zjarret-ne-vend-permiresohet-situata-aktive-mbeten-4-vatra-ne-puke-mirdite-dhe-dajt/)

_2026-08-22 · Ina Kokonozi · RTSH_

Vatrat e zjarrit në Pukë, Mirditë dhe Malin e Dajtit mbeten zonat kryesore problematike, ndërsa zjarri në Dukat është shuar dhe vatrat e tjera janë nën monitorim. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 14:00 janë raportuar gjithsej 11 vatra zjarri, nga të cilat 4 vijojnë aktive dhe 7 janë nën mbikëqyrje. Situata e zjarreve \[…\] The post Zjarret në vend/ Përmirësohet situata, aktive mbeten 4…

## [Merkato/ Flick: Barcelona po ndryshon shumë, Julián Álvarez? Vetëm unë dhe Deco e dimë se ç’duam!](https://rtsh.al/merkato-flick-barcelona-po-ndryshon-shume-julian-alvarez-vetem-une-dhe-deco-e-dime-se-cduam/)

_2026-08-22 · Altin Vorpsi · RTSH_

Vetëm pak orë nga starti i sezonit të ri Barcelona duket se është një kantier i hapur. Hansi Flick në vigjilje të ndeshjes me Elche-n ka ndezur konferencën për shtyp me disa përgjigje që u ktheu gazetarëve rreth së ardhmes së disa futbollistëve. Kur të gjithë mendonin se në dalje ishin vetëm Marc Casadó dhe \[…\] The post Merkato/ Flick: Barcelona po ndryshon shumë, Julián Álvarez? Vetëm unë dhe…

## [Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë](https://rtsh.al/qarkullonte-me-pistolete-dhe-municion-luftarak-arrestohet-40-vjecari-ne-tirane/)

_2026-08-22 · Ina Kokonozi · RTSH_

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me automjet i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak. Në zonën e Liqenit të Thatë, uniformat blu ndaluan për kontroll automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi Gëzim K., 40 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës \[…\] The post Qarkullonte me pistoletë dhe municion…

## [Arrestimi i piromanit në Mirditë, Lamallari: Drejtësia të ndëshkojë zjarrvënësit](https://rtsh.al/arrestimi-i-piromanit-ne-mirdite-lamallari-drejtesia-te-ndeshkoje-zjarrvenesit/)

_2026-08-22 · Ina Kokonozi · RTSH_

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas arrestimit në flagrancë të një 62-vjeçari në Mirditë, i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Lamallari tha se Policia e Shtetit po ndjek çdo rast të zjarrvënieve dhe kërkoi që drejtësia të zbatojë ligjin ndaj personave përgjegjës. “Drejtësia të ndëshkojë zjarrvënësit e arrestuar në flagrancë nga Policia e \[…\] The post Arrestimi i piromanit…

## [Kamzë/ I hedhin lënde plasëse makinës së parkuar, pronari lajmëron policinë: Dëgjova zhurmë të fortë](https://rtsh.al/kamze-i-hedhin-lende-plasese-makines-se-parkuar-pronari-lajmeron-policine-degjova-zhurme-te-forte/)

_2026-08-22 · Ina Kokonozi · RTSH_

Një automjet është dëmtuar lehtë gjatë orëve të para të mëngjesit në Laknas të Kamzës, pasi një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në drejtim të tij. Ngjarja është raportuar rreth orës 03:00, në rrugën “Lunxheria”, ku shtetasi Ylli Troci, rreth 41 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative \[…\] The post Kamzë/ I hedhin lënde plasëse makinës së parkuar,…

## [Procedurat estetike në verë, mjekët: Kujdes nga komplikacionet. Zgjidhni profesionistin, jo klinikën luksoze!](https://rtsh.al/procedurat-estetike-ne-vere-mjeket-kujdes-nga-komplikacionet-zgjidhni-profesionistin-jo-kliniken-luksoze/)

_2026-08-22 · Ina Kokonozi · RTSH_

Gjatë verës interesi për procedura mjekësore estetike shtohet, por ajo që mjekët dermatologë profesionistë po shohin në praktikën e tyre është rritja e numrit të pacientëve me komplikacione pas këtyre procedurave. Shkaku? Aplikimi i gabuar i këtyre ndërhyrjeve nga persona të pakualifikuar ose jashtë protokolleve mjekësore. “Jemi një armatë mjekësh profesionistë, të cilët shohim një \[…\] The post…

## [Çmimi i Madh i Holandës/ Russell fiton garën sprint, Leclerc dhe Norris plotësojnë podin](https://rtsh.al/cmimi-i-madh-i-holandes-russell-fiton-garen-sprint-leclerc-dhe-norris-plotesojne-podin/)

_2026-08-22 · Altin Vorpsi · RTSH_

Në Holandë gara Sprint i shkon Mercedes-it, por protagonist ishte Russel dhe kjo Antonelli. Britaniku konfirmoi se është një specialist i vërtetë i kësaj gare pasi për 28-vjeçarin bëhet fjalë për triumfin e katërt, vetëm Verstappen ka fituar më shumë (13). Në vendin e dytë dhe të tretë përfunduan respektivisht Leclerc dhe Norris ndërsa lideri \[…\] The post Çmimi i Madh i Holandës/ Russell fiton…

## [Every Channel. One Login. (Sponsored)](https://crawlproof.com/a/3FWtOJSfJdkT)

_2026-08-22 · **Sponsored**_

17,000+ live channels, movies and sports on any device. Free trial, no IP lock.

## [Abissnet Superiore në RTSH/ Ergi Borshi: Vllaznisë i duhet ende kohë, Skënderbeu për t’u përgëzuar se qëndroi në lojë!](https://rtsh.al/abissnet-superiore-ne-rtsh-ergi-borshi-vllaznise-i-duhet-ende-kohe-skenderbeu-per-tu-pergezuar-se-qendroi-ne-loje/)

_2026-08-21 · Altin Vorpsi · RTSH_

Një pikë në ndeshjen e parë sezonale është shumë pak për Vllazninë, e cila priste më shumë nga një ndeshje, të cilën e luante në shtëpi dhe e udhëhoqi me dy gola avantazh. Në mikrofonin e “Super Gol” u prezantuar zëvendës trajneri i ekipit kuqeblu, Ergi Borshi, i cili i njohu meritat rivalit, por theksoi \[…\] The post Abissnet Superiore në RTSH/ Ergi Borshi: Vllaznisë i duhet ende kohë, Skënderbeu…

## [Abissnet Superiore në RTSH/ Ahmatajn s’e kënaq pika në Shkodër: Mund të kishim fituar!](https://rtsh.al/abissnet-superiore-ne-rtsh-ahmatajn-se-kenaq-pika-ne-shkoder-mund-te-kishim-fituar/)

_2026-08-21 · Altin Vorpsi · RTSH_

Rikthimi në Abissnet Superiore për Skënderbeun ka qenë një sukses i vërtetë ndërsa 90’ e para në elitën e futbollit shqiptar tregojnë se skuadra e Ahmatajt premton shumë. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e RTSH në emisionin Super Gol, Julian Ahmataj u shpreh se nga transferta në “Loro Boriçi” të besuarit e tij mund \[…\] The post Abissnet Superiore në RTSH/ Ahmatajn s’e kënaq pika në…

## [Abissnet Superiore në RTSH/ Ndodh gjithçka në pjesën e dytë, Vllaznia-Skënderbeu mbyllet me katër gola dhe pa fitues](https://rtsh.al/abissnet-superiore-ne-rtsh-ndodh-gjithcka-ne-pjesen-e-dyte-vllaznia-skenderbeu-mbyllet-me-kater-gola-dhe-pa-fitues/)

_2026-08-21 · Altin Vorpsi · RTSH_

Ndeshja e parë e ediconit të 88-të të Abissnet Superiore, e transmetuar në RTSH 1 HD, mbyllet me spektakël. Katër gola, të gjithë në pjesën e dytë, i dhuruan një ndeshje me shumë emocion tifozëve prezent në “Loro Boriçi”. Balaj e nisi këtë kampionat aty ku mbylli atë të sezonit të kaluar duke shënuar gola. \[…\] The post Abissnet Superiore në RTSH/ Ndodh gjithçka në pjesën e dytë,…

## [Presidenti Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare](https://rtsh.al/presidenti-begaj-ne-itali-pritet-nga-mattarella-e-meloni-mbeshtet-kuqezinjte-ne-lojerat-mesdhetare/)

_2026-08-21 · Armando Meta · RTSH_

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Itali ku mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”. Pjesëmarrja e Kreut të Shtetit erdhi me ftesë të veçantë të Presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, në kuadër të mbështetjes për delegacionin e sportistëve shqiptarë. Gjatë kësaj \[…\] The post Presidenti Begaj në…

## [Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak](https://rtsh.al/fortifikimi-i-kufirit-evropian-ushtria-gjermane-vendos-pengesa-antitank-ne-terrenin-polak/)

_2026-08-21 · Armando Meta · RTSH_

Polonia po çon përpara punimet për ndërtimin e një sistemi kompleks mbrojtës të njohur si “Mburoja Lindore” (East Shield), me synim mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s nga kërcënimet e mundshme nga Rusia dhe Bjellorusia. Që nga qershori i këtij viti, trupat inxhinierike të ushtrisë gjermane kanë zbarkuar në terren për të asistuar aleatin e \[…\] The post Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria…

## [Sarandë, vrasja e turistit portugez në Ksamil, gjykata lë në burg autorin e dyshuar Sokrat Lipan (Vata) dhe 5 persona të tjerë](https://rtsh.al/sarande-vrasja-e-turistit-portugez-ne-ksamil-gjykata-le-ne-burg-autorin-e-dyshuar-sokrat-lipan-vata-dhe-5-persona-te-tjere/)

_2026-08-21 · Armando Meta · RTSH_

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka zhvilluar seancën për caktimin e masave të sigurisë ndaj 11 personave të ndaluar, të cilët dyshohet të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë turisti 20-vjeçar portugez, Luis Miguel Varela Mendes. Pas shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë dhe provave paraprake të \[…\] The post Sarandë, vrasja e turistit portugez në…

## [Beteja me flakët, 26 vatra në të gjithë vendin, 8 mbeten aktive, shpëtohen banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat, forcat ajrore dhe ushtria në gatishmëri](https://rtsh.al/beteja-me-flaket-26-vatra-ne-te-gjithe-vendin-8-mbeten-aktive-shpetohen-banesa-ne-puke-e-mirdite-nderhyrje-nga-ajri-ne-dukat-forcat-ajrore-dhe-ushtria-ne-gatishmeri/)

_2026-08-21 · Armando Meta · RTSH_

Situata e krijuar nga vatra të shumta zjarri në territorin e vendit vijon të kërkojë angazhimin maksimal të strukturave të emergjencës. Sipas përditësimit zyrtar të dhënë nga Ministria e Mbrojtjes në orën 21:00, në shkallë vendi janë regjistruar gjithsej 26 vatra, nga të cilat 8 mbeten ende aktive, 4 janë vendosur nën mbikëqyrje dhe 1 \[…\] The post Beteja me flakët, 26 vatra në të gjithë vendin, 8…

## [Dita e 83-të e protestës në Tiranë, protestuesit marshojnë nga sheshi &#8220;Skënderbej&#8221; drejt Kryeministrisë](https://rtsh.al/dita-e-83-te-e-protestes-ne-tirane-protestuesit-marshojne-nga-sheshi-skenderbej-drejt-kryeministrise/)

_2026-08-21 · Armando Meta · RTSH_

Protesta në kryeqytet kanë shënuar ditën e 83-të radhazi. Protestuesit u mblodhën sërish sot në sheshin “Skënderbej” për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj politikave sociale dhe ekonomike në vend. Pas grumbullimit fillestar në qendër të Tiranës, pjesëmarrësit marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, ku organizuan edhe fjalimet \[…\] The…

## [Jones është i Inter-it, mesfushori firmos kontratën deri në 2031](https://rtsh.al/jones-eshte-i-inter-it-mesfushori-firmos-kontraten-deri-ne-2031/)

_2026-08-21 · Altin Vorpsi · RTSH_

Curtis Jones është një lojtar i Inter-it. Mesfushori anglez ka firmosur një kontratë, e cila do ta mbajë në Milano deri në 30 qershor të 2031-it. Shifrat që mundësuan këtë transferim ishin ato që u përfolën prej ditësh. Interi i ka paguar Liverpool 30 milionë euro ndërsa pesë milionë të tjerë do t’i shkojnë ekipit \[…\] The post Jones është i Inter-it, mesfushori firmos kontratën deri në 2031…

## [El Niño rekord kërcënon globin, parashikohet që viti 2027 të jetë më i nxehti në histori](https://rtsh.al/el-nino-rekord-kercenon-globin-parashikohet-qe-viti-2027-te-jete-me-i-nxehti-ne-histori/)

_2026-08-21 · Armando Meta · RTSH_

Një fenomen i jashtëzakonshëm i klimës që po zhvillohet mbi Oqeanin Paqësor mund të shndërrohet në ngjarjen më të fuqishme të El Niño-s të regjistruar ndonjëherë. Sipas paralajmërimeve më të fundit nga Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar, kushtet e paprecedentë në oqean, ku temperaturat e sipërfaqes kanë kaluar 2 gradë Celsius mbi mesataren afatgjatë \[…\] The post El Niño rekord kërcënon…

## [profullstack on Ko‑fi (Sponsored)](https://crawlproof.com/a/f5RW0i4tYGVJ)

_2026-08-21 · **Sponsored**_

Open the creator's Ko‑fi page.

## [Reformat në energji, Karakaçi: Shqipëria përfiton 61 milionë euro nga Plani i Rritjes, objektivi u përmbush para afatit](https://rtsh.al/reformat-ne-energji-japin-rezultat-karakaci-shqiperia-perfiton-61-milione-euro-nga-plani-i-rritjes-objektivi-u-permbush-para-afatit/)

_2026-08-21 · Joana Kalemi · RTSH_

Reformat në sektorin energjetik kanë sjellë rezultate konkrete, ndërsa Shqipëria ka përmbushur përpara afatit objektivin për instalimin e mbi 600 MW kapacitete të reja të energjisë së rinovueshme. Lajmin e bëri të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili prezantoi arritjet e periudhës 1 janar–30 qershor 2026. Sipas ministrit, gjatë kësaj periudhe \[…\] The post Reformat…

## [Shqipëria U-16, trajneri Armand Dama publikon listën për dy miqësoret ndaj Malit të Zi](https://rtsh.al/shqiperia-u-16-trajneri-armand-dama-publikon-listen-per-dy-miqesoret-ndaj-malit-te-zi/)

_2026-08-21 · Fatjon Rupi · RTSH_

Trajneri i Kombëtares U-16, Armand Dama, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi U-16, që do të zhvillohen më 25 dhe 27 gusht. Kuqezinjtë e kësaj grupmoshe do të përballen me bashkëmoshatarët malazezë në dy teste, të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar formën \[…\] The post Shqipëria U-16, trajneri Armand Dama publikon listën për dy…

## [U arrestua në Rinas, Apeli lë në burg 32-vjeçaren turke të kërkuar nga Turqia](https://rtsh.al/u-arrestua-ne-rinas-apeli-le-ne-burg-32-vjecaren-turke-te-kerkuar-nga-turqia/)

_2026-08-21 · Miranda Kastrati · RTSH_

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Julide Yazici, 32-vjeçarja turke e arrestuar më 4 gusht në aeroportin e Rinasit. Yazici u arrestua pasi rezultonte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke. Ajo është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Stambollit \[…\] The post U arrestua në Rinas, Apeli lë në burg 32-vjeçaren turke të…

## [Ndërtonte pa leje në plazhin e Semanit, arrestohet 39-vjeçari](https://rtsh.al/ndertonte-pa-leje-ne-plazhin-e-semanit-arrestohet-39-vjecari/)

_2026-08-21 · Joana Kalemi · RTSH_

Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Fier, pasi dyshohet se po ndërtonte pa leje një objekt që do të përdorej si bar-kafe në plazhin e Semanit. Sipas Policisë, gjatë kontrollit në zonën e plazhit të Semanit u konstatua një objekt në ndërtim, i destinuar për aktivitet bar-kafe. Nga verifikimet rezultoi se J. M., 39 \[…\] The post Ndërtonte pa leje në plazhin e Semanit, arrestohet 39-vjeçari…

## [“Dhunues i lirisë së të tjerëve”, Rama reagon për përplasjen me Arjan Konomin: Imagjinojeni sa herë gënjeshtra bën kërdinë mbi të vërtetën](https://rtsh.al/dhunues-i-lirise-se-te-tjereve-rama-reagon-per-perplasjen-me-arjan-konomin-imagjinojeni-sa-here-genjeshtra-ben-kerdine-mbi-te-verteten/)

_2026-08-21 · Ina Kokonozi · RTSH_

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga analisti Arjan Konomi, i cili pretendoi se gjatë pushimeve të kryeministrit në fshatin Vuno, ku ndodhej së bashku me familjen, ishte shoqëruar nga policia, i ishte marrë telefoni padrejtësisht dhe ishte fyer pasi i kishte drejtuar disa pyetje kreut të qeverisë. \[…\] The post “Dhunues i lirisë së të tjerëve”, Rama…

## [“Sokrat, jemi këtu o shpirt”, familjarët presin autorin e dyshuar të vrasjes së portugezit në Ksamil, jepet sot masa e sigurisë](https://rtsh.al/sokrat-jemi-ketu-o-shpirt-familjaret-presin-autorin-e-dyshuar-te-vrasjes-se-portugezit-ne-ksamil-jepet-sot-masa-e-sigurise/)

_2026-08-21 · Miranda Kastrati · RTSH_

11 të arrestuarit për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes janë paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Sarandës, ku po zhvillohet seanca për caktimin e masave të sigurisë. Mendes u vra me thikë pas një sherri në klubin e një kompleksi luksoz në Ksamil, teksa i dyshuari kryesor është Sokrat Vata, ndaj \[…\] The post “Sokrat, jemi këtu o shpirt”, familjarët presin autorin e dyshuar…

## [Dronë, radarë dhe teknologji inteligjente, Lamallari publikon pamjet: Po monitorojmë rrugët në kohë reale](https://rtsh.al/drone-radare-dhe-teknologji-inteligjente-lamallari-po-monitorojme-rruget-ne-kohe-reale/)

_2026-08-21 · Joana Kalemi · RTSH_

Ministri për Punët e Brendshme, Besfort Lamallari, ka deklaruar se Policia e Shtetit po përdor teknologji moderne për monitorimin e akseve rrugore dhe evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit. Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Lamallari tha se dronë, radarë, mjete inteligjente dhe teknologji moderne po përdoren për të monitoruar në \[…\] The post Dronë, radarë…

## [Armët e fshehura në një pyll pranë Berlinit, autoritetet gjermane dyshojnë se lidhen me Rusinë](https://rtsh.al/armet-e-fshehura-ne-nje-pyll-prane-berlinit-autoritetet-gjermane-dyshojne-se-lidhen-me-rusine/)

_2026-08-21 · Miranda Kastrati · RTSH_

Autoritetet gjermane kanë zbuluar vitin e kaluar një depo armësh të fshehur në një pyll pranë Berlinit, e cila dyshohet se mund të ishte përgatitur për atentate të porositura nga shërbimet ruse të inteligjencës. Lajmi është raportuar nga Süddeutsche Zeitung, në bashkëpunim me transmetuesit gjermanë NDR dhe WDR, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara. Sipas \[…\] The post Armët e fshehura në…

## [Kompany shpjegon situatën e Musiala-s: Një modifikim i terapisë ka pasur efekte kolaterale](https://rtsh.al/kompany-shpjegon-situaten-e-musiala-s-nje-modifikim-i-terapise-ka-pasur-efekte-kolaterale/)

_2026-08-21 · Fatjon Rupi · RTSH_

Një ndryshim në terapinë e Jamal Musiala ka shkaktuar problemet shëndetësore që lojtari ka shfqur në fushë. Vincent Kompany, trajneri i Bayern, në konferencë shtypi foli sot për situatën e futbollistit që ka humbur ndjenjat gjatë dy miqësoreve të fundit para kampionatit kundër Leipzig dhe Heidenheim. Në të dy rastet Musiala ka shfaqur probleme pak \[…\] The post Kompany shpjegon situatën e…

## [Tre vatra zjarri brenda 10 minutash në Klos, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme](https://rtsh.al/tre-vatra-zjarri-brenda-10-minutash-ne-klos-dyshohet-per-zjarrvenie-te-qellimshme/)

_2026-08-21 · Ina Kokonozi · RTSH_

Tre vatra zjarri janë aktivizuar këtë të premte në harkun kohor të vetëm 10 minutave në masivin pyjor me dushqe në lagjen “Grege”, në fshatin Kujtim të Bashkisë Klos. Sipas dëshmitarëve, tre vatrat janë shfaqur shumë pranë njëra-tjetrës në kohë dhe në distancë, çka ka ngritur dyshimet se zjarret mund të jenë shkaktuar qëllimisht. Menjëherë \[…\] The post Tre vatra zjarri brenda 10 minutash në Klos,…

## [Auto-trade Cross-Exchange Gaps (Sponsored)](https://crawlproof.com/a/D82Z7Z9KVYW4)

_2026-08-21 · **Sponsored**_

Find cross-exchange spreads, backtest strategies, and execute automatically with risk controls.

## [Zjarr i madh në pyjet mbi Milot, flakët i afrohen banesave, nis ndërhyrja nga ajri](https://rtsh.al/zjarr-i-madh-ne-pyjet-mbi-milot-flaket-i-afrohen-banesave-nis-nderhyrja-nga-ajri/)

_2026-08-20 · Armando Meta · RTSH_

Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer në masivin pyjor mbi qytetin e Milotit, në bashkinë Kurbin, duke krijuar një situatë mjaft problematike. Bimësia e dendur dhe kushtet e terrenit po favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve, të cilat bashkë me tymin po u afrohen me shpejtësi zonave të banuara, duke rritur shqetësimin e banorëve \[…\] The post Zjarr i madh në pyjet mbi Milot, flakët i…

## [Ekskluzivisht në ekranin e RTSH, Abissnet Superiore është gati të ngrejë siparin](https://rtsh.al/ekskluzivisht-ne-ekranin-e-rtsh-abissnet-superiore-eshte-gati-te-ngreje-siparin/)

_2026-08-20 · Ermir Dimashi · RTSH_

Ditët e pushimeve kanë mbaruar dhe kampionati i 88-të kombëtar i futbollit është gati të ngrejë siparin me pesë ndeshjet e javës së parë, duke filluar me atë të së premtes, Vllaznia-Skënderbeu. Abissnet Superiore do të vazhdojë të shfaqet ekskluzivisht në ekranet e kanaleve të Radio Televizionit Shqiptar, ku do të transmetohen të gjitha ndeshjet, \[…\] The post Ekskluzivisht në ekranin e RTSH,…

## [“Zero tolerancë ndaj shtetasve që kryejnë krime të dhunshme”, SHBA anulon vizat për shtetasit e huaj që kërcënojnë sigurinë kombëtare](https://rtsh.al/zero-tolerance-ndaj-shtetasve-qe-kryejne-krime-te-dhunshme-shba-anulon-vizat-per-shtetasit-e-huaj-qe-kercenojne-sigurine-kombetare/)

_2026-08-20 · Emiljano Aleksi · RTSH_

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se, nën administratën e Presidentit Donald Trump, Departamenti i Shtetit ka filluar të ndërmarrë masa për anulimin e vizave të shtetasve të huaj që kryejnë vepra penale, nxisin dhunë ndaj qytetarëve amerikanë ose përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Në një mesazh të publikuar në \[…\] The post “Zero tolerancë ndaj shtetasve që…

## [U dëmtua në miqësoren ndaj Skënderbeut, operohet talenti i Partizanit](https://rtsh.al/u-demtua-ne-miqesoren-ndaj-skenderbeut-operohet-talenti-i-partizanit/)

_2026-08-20 · Ermir Dimashi · RTSH_

Mesfushori i Partizanit, Tedi Malaj ka kryer me sukses një operacion, pas dëmtimit që pësoi në miqësoren ndaj Skënderbeut pak ditë më parë. 19-vjeçari do të nisë fazën e rikuperimit me një program të detajuar nga stafi mjekësor i ekipit pas disa ditësh. “Tedi Malaj ka kryer me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në \[…\] The post U dëmtua në miqësoren ndaj Skënderbeut, operohet talenti i…

## [Policia e Kosovës kap sasi të madhe armatimi, municioni e uniforma në veri](https://rtsh.al/policia-e-kosoves-kap-sasi-te-madhe-armatimi-municioni-e-uniforma-ne-veri/)

_2026-08-20 · Emiljano Aleksi · RTSH_

Policia e Kosovës ka prezantuar sot armatimin, municionin, uniformat dhe pajisjet e tjera të gjetura dhe të konfiskuara gjatë operacioneve policore të zhvilluara në disa lokacione në veri të Mitrovicës. Ekspozimi i arsenalit u bë në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, ku u mbajt një konferencë e jashtëzakonshme për media. Në konferencë \[…\] The post Policia e Kosovës kap sasi të…

## [Liga e Europës në RTSH/ Kuriozitete dhe precedentët e ndeshjes Egnatia-Lillestrøm SK](https://rtsh.al/liga-e-europes-ne-rtsh-kuriozitete-dhe-precedentet-e-ndeshjes-egnatia-lillestrom-sk/)

_2026-08-20 · Altin Vorpsi · RTSH_

Ajo që do të luhet sot në Egnatia Arena do të jetë një ndeshje që vlen shumë për të dy skuadrat, të cilat do të kërkojnë të hedhin një hap drejt fazës finale të Ligës së Europës. Sfida mes Egnatias dhe Lillestrøm SK do të jetë e gjashta ku një formacion norvegjez sfidon një ekip \[…\] The post Liga e Europës në RTSH/ Kuriozitete dhe precedentët e ndeshjes Egnatia-Lillestrøm SK appeared first on RTSH…

## [Arbitrimi dhe Garat, takim me klubet e Abissnet Superiore për ndryshimet në rregullat e lojës](https://rtsh.al/arbitrimi-dhe-garat-takim-me-klubet-e-abissnet-superiore-per-ndryshimet-ne-rregullat-e-lojes/)

_2026-08-20 · Fatjon Rupi · RTSH_

Sektori i Arbitrimit në FSHF, në bashkëpunim me Departamentin e Garave, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e klubeve të “Abissnet Superiore”, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Gjatë takimit u prezantuan ndryshimet dhe sqarimet e reja në Rregullat e Lojës, me fokus te zëvendësimet, procedurat përkatëse, shkeljet dhe sanksionet, vendimmarrja e arbitrave dhe \[…\] The post Arbitrimi dhe…

## [Martini ua faturon arbitrave sezonin e kaluar: Dy gabime na ndëshkuan, ishim afër](https://rtsh.al/martini-ua-faturon-arbitrave-sezonin-e-kaluar-dy-gabime-na-ndeshkuan-ishim-afer/)

_2026-08-20 · Fatjon Rupi · RTSH_

Vllaznia dhe Skënderbeu janë dy skuadrat e para që zbresin në fushë për kampionatin e ri të Abissnet Superiore, që vjen në ekranin e RTSH. Këto skuadra përballen mbrëmjen e së premtes në stadiumin “Loro Boriçi” për javën e parë të kampionatit. Trajneri i shkodranëve, Edi Martini, doli sot në konferencë për shtyp, ku veç \[…\] The post Martini ua faturon arbitrave sezonin e kaluar: Dy gabime na…

## [Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur pas konfliktit me komshiun. Autori në arrati](https://rtsh.al/te-shtena-me-arme-ne-shkoder-plagoset-nje-person-autori-ne-arrati/)

_2026-08-20 · Joana Kalemi · RTSH_

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e një personi me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur orës 14:30, në lagjen “Partizani”, ku, sipas policisë, shtetasi Pjerin B. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Vladimir B. I plagosuri është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Nga informacionet paraprake, \[…\] The post Të shtëna me armë zjarri në…

## [Situata nga zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra aktive në vend, situata më problematike në Gojan dhe Gjegjan](https://rtsh.al/situata-nga-zjarret-ministria-e-mbrojtjes-7-vatra-aktive-ne-vend-situata-me-problematike-ne-gojan-dhe-gjegjan/)

_2026-08-20 · Miranda Kastrati · RTSH_

Disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, teksa situata më problematike paraqitet në Gojan dhe Gjegjan në Pukë. Ministria e Mbrojtjes njofton se deri në orën 14:00 janë evidentuar 10 vatra zjarri, prej të cilave 7 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 2 të tjera janë nën monitorim. Në terren janë angazhuar 164 forca \[…\] The post Situata nga zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra aktive në vend,…

