# lindja e mesme (news sources) — RSS Amplifier

Recent posts from the 1 feeds in the RSS Amplifier directory that cover lindja e mesme.

Page: <https://rssamplifier.com/topics/lindja-e-mesme/news>  
Feed: <https://rssamplifier.com/topics/lindja-e-mesme/news.md>

---

## [Detaje nga vrasja e turistit 20-vjeçar në Ksamil, gjendet thika që dyshohet se përdori Sokrat Vata](https://telegrafi.com/detaje-nga-vrasja-e-turistit-20-vjecar-ne-ksamil-gjendet-thika-qe-dyshohet-se-perdori-sokrat-vata/)

_2026-08-23 · Jehona Hulaj · Telegrafi_

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Ksamil, ku humbi jetën një 20-vjeçar nga Portugalia. Gazetarja e Top News, Kleida Muka raporton se policia ka gjetur dhe sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur në konfliktin që përfundoi me vrasjen e turistit 20-vjeçar, Luis Miguel Varela Mendes. Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka nisur pas një konflikti mes viktimës dhe Sokrat Vatës, i…

## [Angellov: Në Prilep u shmang një katastrofë e madhe, zjarri ishte afruar tek shtëpitë e fshatit Bonçe](https://telegrafi.com/angellov-ne-prilep-u-shmang-nje-katastrofe-e-madhe-zjarri-ishte-afruar-tek-shtepite-e-fshatit-bonce/)

_2026-08-23 · Valon Osmani · Telegrafi_

Katastrofë ishte shmangur në fshatin Bonçe të Prilepit, pasi era e fuqishme sot në mëngjes e përhapi zjarrin drejt vendbanimit dhe vija e zjarrit i ishte afruar shtëpive, deklaroi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov. Sipas Angellovit, zjarri rreth orës 4 ishte lëshuar drejt luginës së fshatit, me çka situata ishte jashtëzakonisht serioze. Në shuarjen e zjarrit ishin…

## [Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive](https://telegrafi.com/vizita-e-vuciqit-ne-lugine-salihu-shqiptaret-po-perballen-me-politike-selektive/)

_2026-08-23 · Jehona Hulaj · Telegrafi_

Afaristi nga Medvegja, Muharrem Salihu, ka reaguar lidhur me vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në zonat e banuara me serbë në Luginën e Preshevës, duke kritikuar atë që e cilëson si politikë selektive ndaj shqiptarëve të Medvegjës. Në një postim në rrjetet sociale, Salihu ka thënë se vizitat e Vuçiqit në Medvegjë nuk janë thjesht vizita, por kanë karakter politik. “Vizita e…

## [Të hënën i jepet lamtumira e fundit policit Altin Kryeziu](https://telegrafi.com/te-henen-i-jepet-lamtumira-e-fundit-policit-altin-kryeziu/)

_2026-08-23 · Jehona Hulaj · Telegrafi_

Familja Kryeziu ka njoftuar se ceremonia e varrimit të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, do të mbahet të hënën, më 24 gusht 2026, në ora 17:00. Varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Bubavec. “Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën policin Altin Kryeziu se ceremonia e varrimit të tij do të mbahet ditën e hënë, më 24.08.2026, në…

## [Henrique drejt qëndrimit te Interi, Asllani pranë largimit: Massolin dhe Idrissou në huazim](https://telegrafi.com/henrique-drejt-qendrimit-te-interi-asllani-prane-largimit-massolin-dhe-idrissou-ne-huazim/)

_2026-08-23 · Vjola Cuci · Telegrafi_

Luis Henrique duket se është gjithnjë e më pranë qëndrimit te Interi. Braziliani, i cili në ndeshjen ndaj Monzës u aktivizua vetëm në minutat e fundit, nuk pritet të transferohet te Roma, që ndërkohë ka arritur marrëveshjen me Fenerbahçen për Oosterwolde, me formulën e huazimit me detyrim të kushtëzuar blerjeje. Nëse nuk do të ketë surpriza në ditët e ardhshme, Luis Henrique do të vazhdojë të jetë…

## [Ekzekutoi partneren dhe më pas u vetëvra në Greqi - kush është Altin Allmuça i cili ishte arrestuar edhe para 10 viteve](https://telegrafi.com/ekzekutoi-partneren-dhe-me-pas-u-vetevra-ne-greqi-kush-eshte-altin-allmuca-i-cili-ishte-arrestuar-edhe-para-10-viteve/)

_2026-08-23 · Jehona Hulaj · Telegrafi_

Altin Allmuça është shqiptari që vrau të dashurën e tij, 45-vjeçaren Lulieta Obzova, dhe më pas kreu vetëvrasje mëngjesin e sotëm në Athinë. Allmuça ishte një emër i njohur për policinë shqiptare. Sipas burimeve të korrespondentit të Top Channel Artur Bibe, në vitin 2016, kur ishte 35 vjeç dhe banonte në Tiranë, Allmuça u arrestua pasi dyshohej se përndiqte ish-bashkëshorten e tij, duke i…

## [Sindikata e Policisë në zi për Altin Kryeziun: Humbje e rëndë për kolegët](https://telegrafi.com/sindikata-e-policise-ne-zi-per-altin-kryeziun-humbje-e-rende-per-koleget/)

_2026-08-23 · Jehona Hulaj · Telegrafi_

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe kolegët e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Përmes një telegrami ngushëllimi, Sindikata ka ndarë dhimbjen me familjen e të ndjerit dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës. “Me rastin e ndarjes nga jeta të…

## [Blair Isufi përfaqëson Kosovën në Miss World 2026: Dua t’i tregoj botës bukurinë dhe forcën e Kosovës](https://telegrafi.com/blair-isufi-perfaqeson-kosoven-ne-miss-world-2026-dua-ti-tregoj-botes-bukurine-dhe-forcen-e-kosoves/)

_2026-08-23 · Lavdi Rexhepi · Telegrafi_

Blair Isufi, përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, ka ndarë videon e saj të prezantimit, duke rrëfyer historinë e saj, lidhjen me Kosovën dhe rrugëtimin e papritur drejt konkursit ndërkombëtar. Isufi tregon se kishte vetëm katër ditë për t’u përgatitur përpara se të udhëtonte drejt Vietnamit për të përfaqësuar Kosovën. Pavarësisht kohës së shkurtër, ajo vendosi ta shfrytëzonte mundësinë dhe…

## [Mot ekstrem në Evropë: Zjarre, përmbytje dhe stuhi detyrojnë mijëra njerëz të evakuohen](https://telegrafi.com/mot-ekstrem-ne-evrope-zjarre-permbytje-dhe-stuhi-detyrojne-mijera-njerez-te-evakuohen/)

_2026-08-23 · Burim Tmava · Telegrafi_

Evropa po përballet me një valë të motit ekstrem, me zjarre të mëdha, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe kanë detyruar mijëra njerëz të largohen nga banesat e tyre. Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Spanja dhe Polonia janë ndër vendet më të prekura. Në Serbi, Bashkimi Evropian ka dërguar helikopterë dhe ekipe zjarrfikësish për të ndihmuar në luftimin e një zjarri masiv…

## [Ndalohet një shtetas i Polonisë në Tabanoc, drejtoi veturën me 164 km/h në zonë ku lejohej 80 km/h](https://telegrafi.com/ndalohet-nje-shtetas-i-polonise-ne-tabanoc-drejtoi-veturen-me-164-km-h-ne-zone-ku-lejohej-80-km-h/)

_2026-08-23 · Valon Osmani · Telegrafi_

Një shtetas polak është ndaluar në pikën kufitare “Tabanoc” pasi është konstatuar se kishte drejtuar automjetin me shpejtësi prej 164 kilometra në orë, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 80 km/h. Ngjarja ka ndodhur më 22 gusht 2026, rreth orës 17:53, në dalje të shtetit, ku zyrtarët policorë kanë kontrolluar një automjet të tipit “Ford” me targa polake, të drejtuar nga…

## [Anthony Ettinger on LinkedIn (Sponsored)](https://crawlproof.com/a/40WCsus0d9tj)

_2026-08-23 · **Sponsored**_

Public LinkedIn profile at linkedin.com/in/anthonyettinger.

## [Jasharaj dhe Çeku në një tryezë me DKA-të, diskutojnë sfidat e arsimit në punëtorinë dyditore](https://telegrafi.com/jasharaj-dhe-ceku-ne-nje-tryeze-me-dka-te-diskutojne-sfidat-e-arsimit-ne-punetorine-dyditore/)

_2026-08-22 · Ismail Jakupi · Telegrafi_

Më 21 dhe 22 gusht 2026, në Brezovicë u zhvillua një punëtori dyditore e organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ku morën pjesë përfaqësues të ministrisë, drejtorë komunalë të arsimit dhe përfaqësues të SBASHK-ut. Në fokus të punëtorisë ishin sfidat dhe çështjet prioritare me të cilat përballet sistemi arsimor në Kosovë, si dhe mundësitë për bashkëpunim më të mirë ndërmjet institucioneve.…

## [Witkoff dhe Kushner në Ukrainë në Ditën e Pavarësisë? Ja çfarë dihet](https://telegrafi.com/witkoff-dhe-kushner-ne-ukraine-ne-diten-e-pavaresise-ja-cfare-dihet/)

_2026-08-22 · Eliza Hajzeri · Telegrafi_

Të dërguarit e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner mund të bëjnë vizitën e tyre të parë në Ukrainë në ditët në vijim, pas disa javësh raportimesh se dy negociatorët kryesorë po përgatiteshin të udhëtonin për në Kiev, si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për t'i dhënë fund pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë. Vizita mund të zhvillohet rreth Ditës së…

## [Pse ‘dështoi’ kalimi i Alvarezit te Barcelona? Zbulohet kushti i Atletico Madridit që ndryshoi gjithçka](https://telegrafi.com/pse-deshtoi-kalimi-i-alvarezit-te-barcelona-zbulohet-kushti-i-atletico-madridit-qe-ndryshoi-gjithcka/)

_2026-08-22 · Bardh Maxhuni · Telegrafi_

Sipas Diario AS, drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, kishte vendosur 20 qershorin si afat të prerë për Julian Alvarezin dhe agjentin e tij, Fernando Hidalgo, që të paraqisnin një ofertë prej 150 milionë eurosh, nëse sulmuesi dëshironte të largohej nga klubi. Pavarësisht se Real Madridi kishte bërë publikisht të ditur më 9 qershor se kishte paraqitur një ofertë prej 150…

## [“Prit këtu” – Babai lë djalin 7-vjeçar vetëm në malin Fuji dhe vazhdon ngjitjen](https://telegrafi.com/prit-ketu-babai-le-djalin-7-vjecar-vetem-ne-malin-fuji-dhe-vazhdon-ngjitjen/)

_2026-08-22 · Eliza Hajzeri · Telegrafi_

Një baba është qortuar nga policia në Japoni pasi la djalin e tij shtatëvjeçar vetëm në malin Fuji për disa orë, me vetëm një pije freskuese dhe pak ushqim. Fëmija u gjet i ulur në një stol në kushte mjegulle dhe shiu, në një lartësi prej më shumë se 2,000 metrash mbi nivelin e detit. Sipas raportimeve, babai 48-vjeçar i kishte thënë djalit të “priste këtu” pasi ai ishte ankuar se ishte i lodhur.…

## [Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë](https://telegrafi.com/tasholli-ne-shtate-zonat-ku-ka-qene-uck-ja-do-te-jene-vizitat-e-lirise/)

_2026-08-22 · Ismail Jakupi · Telegrafi_

Platforma qytetare “Liria ka Emër”, më 12 shtator në Prishtinë organizon Marshin për Liri nën moton "Kosova po pret". Ky marsh do të mbahet katër ditë para se të merret verdikti nga Dhomat e Specializuara në Hagë, për themeluesit dhe drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përfaqësuesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, në një intervistë për RTK, tha se ora e pritjes do të jetë në…

## [Mourinho buzëqesh në fund, Real Madridi merr tri pikët në transfertë ndaj Espanyolit](https://telegrafi.com/mourinho-buzeqesh-ne-fund-real-madridi-merr-tri-piket-ne-transferte-ndaj-espanyolit/)

_2026-08-22 · Bardh Maxhuni · Telegrafi_

Real Madridi ka regjistruar fitoren e parë në edicionin e ri të La Ligës, pasi triumfoi 2-1 ndaj Espanyolit në kuadër të javës së dytë të kampionatit spanjoll. “Los Blancos” e nisën ndeshjen mirë dhe kaluan në epërsi që në minutën e nëntë. Arda Güler ekzekutoi një goditje standarde, ndërsa Jude Bellingham u shkëput mirë në zonë dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Espanyoli reagoi në…

## [U la jashtë Botërorit, Alexander-Arnold: Tuchel më shkatërroi, dua që ai ta dijë sa i zemëruar jam](https://telegrafi.com/u-la-jashte-boterorit-alexander-arnold-tuchel-me-shkaterroi-dua-qe-ai-ta-dije-sa-i-zemeruar-jam/)

_2026-08-22 · Bardh Maxhuni · Telegrafi_

Trent Alexander-Arnold ka folur hapur për zhgënjimin e madh që përjetoi pasi mbeti jashtë listës së Anglisë për Kupën e Botës 2026, duke rrëfyer edhe momentin kur përzgjedhësi Thomas Tuchel i komunikoi lajmin. “E dija që telefonatat po bëheshin. Lojtarët që njoh kishin marrë telefonatat e tyre një ditë më parë. Sinqerisht, isha plot shpresë”. “Kur erdhi telefonata, isha në shtëpi në Madrid. Kisha…

## [Trump dhe “Bisha” e tij në pistë, do të hapin garën spektakolare në Washington](https://telegrafi.com/trump-dhe-bisha-e-tij-ne-piste-do-te-hapin-garen-spektakolare-ne-washington/)

_2026-08-22 · Eliza Hajzeri · Telegrafi_

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të udhëheqë një xhiro nderi në një garë të Serisë IndyCar që do të zhvillohet në rrugët e Washingtonit këtë fundjavë, duke përmbyllur ngjarjet verore që shënojnë 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara. Makinat do të garojnë pranë monumenteve historike në Washington, duke përfshirë Ndërtesën e Kapitolit dhe Muzeumet Smithsonian. Garuesit do të përfundojnë 147…

## [Kali bllokohet mbi 2 metra nën tokë, shpëtohet pas një operacioni dramatik - pamje nga Venezuela](https://telegrafi.com/kali-bllokohet-mbi-2-metra-nen-toke-shpetohet-pas-nje-operacioni-dramatik-pamje-nga-venezuela/)

_2026-08-22 · Eliza Hajzeri · Telegrafi_

Një kalë mbeti i bllokuar më shumë se 2 metra nën tokë, pasi një pjesë e një rruge të paasfaltuar u shemb nën këmbët e tij, në La Grita, Tachira, Venezuelë. Kafsha ishte pjesërisht e mbuluar nga dheu dhe aq e lodhur sa nuk kishte më forcë të çlirohej vetë. Menjëherë, zjarrfikësit dhe banorët e zonës nisën një garë me kohën për t’i shpëtuar jetën. Ata hoqën me shumë kujdes dheun që e kishte mbuluar…

## [Me stil dhe familjen pranë, Rihanna tërheq vëmendjen në New York me xhaketën luksoze rozë](https://telegrafi.com/me-stil-dhe-familjen-prane-rihanna-terheq-vemendjen-ne-new-york-me-xhaketen-luksoze-roze/)

_2026-08-22 · Lavdi Rexhepi · Telegrafi_

Rihanna tërhoqi vëmendjen me stilin e saj elegant, teksa u fotografua duke dalë nga hoteli në New York së bashku me partnerin e saj, ASAP Rocky, dhe vajzën e tyre 11-muajshe, Rocki. Këngëtarja 38-vjeçare kishte zgjedhur një xhaketë rozë Miu Miu, të cilën e kombinoi me pantallona të shkurtra të zeza, taka të larta dhe vathë të mëdhenj në formë rrethi. Ndërkohë, ASAP Rocky u shfaq si një baba i…

## [AI publishing with human taste (Sponsored)](https://crawlproof.com/a/NITrp6nGwmMb)

_2026-08-22 · **Sponsored**_

Convert AI research into blogs, podcasts, and newsletters with optional human review.

## [Koci: Besoj se Hashim Thaçi do të lirohet, por është e parakohshme të flitet për President](https://telegrafi.com/koci-besoj-se-hashim-thaci-do-te-lirohet-por-eshte-e-parakohshme-te-flitet-per-president/)

_2026-08-22 · Ismail Jakupi · Telegrafi_

Avokati Arianit Koci ka shprehur besimin se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të lirohet, por ka vlerësuar se diskutimi për rikthimin e tij në postin e presidentit është i parakohshëm. Përmes një reagimi në Facebook, Koci ka thënë se edhe një aktgjykim lirues në shkallën e parë nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht përfundimin e procesit gjyqësor. “Besoj se Hashim Thaçi do të lirohet.…

## [Befasi te Barcelona, ylli i katalunasve vendos të largohet nga klubi](https://telegrafi.com/befasi-te-barcelona-ylli-i-katalunasve-vendos-te-largohet-nga-klubi/)

_2026-08-22 · Bardh Maxhuni · Telegrafi_

Alejandro Balde ka marrë një vendim të papritur për të ardhmen e tij dhe pritet të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, raporton Jijantes FC. Sipas raportimeve të fundit, Barcelona ka shqyrtuar mundësinë e shitjes së mbrojtësit spanjoll, pasi ai nuk ka arritur ta bindë plotësisht trajnerin Hansi Flick. Situata është bërë edhe më interesante pas takimit të fundit mes drejtuesve të Barcelonës…

## [Kontrollohen mbi 100 automjete të rënda, 14 mijë euro gjoba](https://telegrafi.com/kontrollohen-mbi-100-automjete-te-renda-14-mije-euro-gjoba/)

_2026-08-22 · Ismail Jakupi · Telegrafi_

Tridhjetë mjete të rënda janë gjetur duke tejkaluar peshën e lejuar gjatë kontrolleve të të gjithë Kosovës. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e saj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë kontrolluar peshën e 103 mjeteve të rënda gjatë periudhës 14 Nga numri i përgjithshëm i mjeteve të kontrollit, në 30 raste janë evidentuar tejkalime të kufizimeve ligjore të…

## [Regjistrohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor, 21 pacientë të shtruar në Klinikën Infektive në Shkup](https://telegrafi.com/regjistrohet-viktima-e-peste-nga-ethet-e-nilit-perendimor-21-paciente-te-shtruar-ne-kliniken-infektive-ne-shkup/)

_2026-08-22 · Valon Osmani · Telegrafi_

Një person tjetër ka vdekur nga ethet e Nilit Perëndimor në vend, duke e çuar numrin e vdekjeve nga ky infeksion në pesë, informoi drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, Fadil Cana. Bëhet fjalë për një pacient 73-vjeçar nga Shkupi, nga lagjja Novo Lisiçe, i cili ishte i shtruar në Klinikë për 22 ditë. Pacienti u pranua në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, me një pamje klinike të rëndë dhe…

## [Karabinierët italianë patrullojnë në Gjakovë, KFOR-i jep detaje](https://telegrafi.com/karabinieret-italiane-patrullojne-ne-gjakove-kfor-i-jep-detaje/)

_2026-08-22 · Ismail Jakupi · Telegrafi_

Karabinierët italianë të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe (MSU), pjesë e misionit të KFOR-it po zhvillojnë rregullisht patrullime në Gjakovë. Sipas KFOR-it, këto patrullime kanë për qëllim të kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë, ndërsa njëkohësisht rrisin praninë e dukshme dhe fleksibile të misionit në terren. KFOR-i ka bërë të ditur se patrullimet ndihmojnë…

## [Ylli i Man Utd në bisedime për transferimin befasues te rivali i ‘Djajve të Kuq’](https://telegrafi.com/ylli-i-man-utd-ne-bisedime-per-transferimin-befasues-te-rivali-i-djajve-te-kuq/)

_2026-08-22 · Bardh Maxhuni · Telegrafi_

Joshua Zirkzee mund të largohet nga Manchester United gjatë kësaj vere, por holandezi mund të vazhdojë karrierën në Ligën Premier. 25-vjeçari ende është pjesë e Manchester United, por nuk ka arritur të bindë që prej transferimit nga Bologna në vitin 2024. Zirkzee ka shënuar vetëm 9 gola në 75 paraqitje me fanellën e “Djajve të Kuq”, ndërsa forma e tij bëri që ai të mbetej jashtë skuadrës së…

## [DPHM: Prej nesër do të ketë temperatura më të ulëta](https://telegrafi.com/dphm-prej-neser-do-te-kete-temperatura-me-te-uleta/)

_2026-08-22 · Valon Osmani · Telegrafi_

DPHM informon se prej nesër temperatura e ditës do të bie për disa gradë. Në orët e pasdites, siç bën të ditur, do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme, ndërsa në disa vende do të ketë kushte për mot të ligë me erë të fuqishme dhe paraqitje të breshrit. Temperaturat maksimale javën e ardhshme do të lëvizin prej 37 deri 39 gradë. Kujtojmë se…

## [Nuk u pa në publik prej 31 ditësh, Melania Trump rikthehet në një paraqitje presidenciale - por një detaj në këmishën e saj tërhoqi vëmendjen](https://telegrafi.com/nuk-u-pa-ne-publik-prej-31-ditesh-melania-trump-rikthehet-ne-nje-paraqitje-presidenciale-por-nje-detaj-ne-kemishen-e-saj-terhoqi-vemendjen/)

_2026-08-22 · Butrint Avdyli · Telegrafi_

Melania Trump është shfaqur sërish në publik pas 31 ditësh mungesë, ndërsa rikthimi i saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. Zonja e Parë e SHBA-së, 56 vjeçe, iu bashkua presidentit Donald Trump, 80 vjeç, në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, në një aktivitet të dedikuar zgjerimit të nismës së saj për përmirësimin e sistemit të kujdestarisë për fëmijët në…

## [Plani i ri i Mourinhos me Arda Gulerin](https://telegrafi.com/plani-i-ri-i-mourinhos-me-arda-gulerin/)

_2026-08-22 · Shkumbin Pireva · Telegrafi_

Jose Mourinho ka një plan për turkun Arda Guler. Me mbylljen e afatit kalimtar të transferimeve të Real Madridit, Mourinho mund ta ripozicionojë atë. Trajneri i Real Madridit shpjegoi në El Chiringuito se e sheh lojtarin turk të ndjekë një evolucion të ngjashëm me Luka Modric dhe Bernardo Silva: duke filluar si numër 10 dhe duke u rikthyer gradualisht për të luajtur si numër 8 ose edhe numër 6.…

## [Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Estonisë dhe babai i Kaja Kallas, Siim Kallas](https://telegrafi.com/ndahet-nga-jeta-ish-kryeministri-i-estonise-dhe-babai-i-kaja-kallas/)

_2026-08-22 · Eliza Hajzeri · Telegrafi_

Ish-kryeministri i Estonisë dhe komisioneri evropian, Siim Kallas, ka vdekur në moshën 77-vjeçare. “Me hidhërim duhet të njoftoj se babai im i dashur, Siim Kallas, ndërroi jetë mbrëmë”, njoftoi shefja e punëve të jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Politikani estonez ishte komisioneri i parë evropian i vendit, duke filluar nga viti 2004. Ai mori postin e çështjeve ekonomike dhe monetare nën Presidentin…

## [CLI-first decentralized GPU compute (Sponsored)](https://crawlproof.com/a/BWQQaloA5lyj)

_2026-08-22 · **Sponsored**_

Pay workers or run your GPU for FFmpeg transcode and AI inference.

## [Si ndryshojnë rregullat për burkën dhe nikabin në Evropë? Ku lejohen e ku ndalohen?](https://telegrafi.com/si-ndryshojne-rregullat-per-burken-dhe-nikabin-ne-evrope-ku-lejohen-e-ku-ndalohen/)

_2026-08-21 · Eliza Hajzeri · Telegrafi_

Të enjten, Portugalia iu bashkua një liste në rritje të vendeve evropiane që kanë ndaluar ose kufizuar burkat dhe mbulesat e tjera të fytyrës në hapësirat publike. Por rregullat ndryshojnë shumë në të gjithë kontinentin. Euronews analizoi se si vende të ndryshme evropiane rregullojnë mbulesat e fytyrës. Franca ishte pioniere në ndalimin e mbulimit të fytyrës në Evropë Franca u bë vendi i parë…

## [Aktorja e "Harry Potter" zbuloi se iu bashkua platformës OnlyFans për shkak të problemeve financiare: Më erdhi turp](https://telegrafi.com/aktorja-e-harry-potter-zbuloi-se-iu-bashkua-platformes-onlyfans-per-shkak-te-problemeve-financiare-me-erdhi-turp/)

_2026-08-21 · Butrint Avdyli · Telegrafi_

Aktorja Jessie Cave, e njohur për rolin e saj si Lavender Brown në filmat e Harry Potter, ka folur për vendimin e saj për t'u bashkuar me platformën OnlyFans, duke pranuar se fillimisht nuk ndihej rehat me këtë veprim për shkak të problemeve financiare. Edhe pse arriti sukses të konsiderueshëm në një ekskluzivitet të njohur filmash, ajo thotë se angazhimet e saj të mëvonshme në aktrim nuk i sollën…

## [Barcelona i bashkohet garës së ashpër për transferimin e yllit amerikan](https://telegrafi.com/barcelona-i-bashkohet-gares-se-ashper-per-transferimin-e-yllit-amerikan/)

_2026-08-21 · Bardh Maxhuni · Telegrafi_

Gara për transferimin e sulmuesit të Monacos, Folarin Balogun, është bërë edhe më interesante, pasi në garë janë futur Barcelona dhe Aston Villa. Sipas raportimeve të L’Equipe , të dy klubet kanë shfaqur së fundmi interesim për sulmuesin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara, ndërsa Monaco po shqyrton të ardhmen e tij. Megjithatë, Tottenhami është klubi që deri tani ka bërë hapin më konkret. Spurs…

## [SHBA-ja ndan mbi 206 milionë dollarë për Forcën në Gaza, Kosova e Shqipëria pajisen të parat](https://telegrafi.com/shba-ja-ndan-mbi-206-milione-dollare-per-forcen-ne-gaza-kosova-e-shqiperia-pajisen-te-parat/)

_2026-08-21 · Ismail Jakupi · Telegrafi_

Kosova dhe Shqipëria janë ndër pesë shtetet që kanë zotuar trupa për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza (ISF), sipas një raportimi të Reuters . Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë mbi 206 milionë dollarë për mbështetjen e kësaj force, edhe pse plani i paqes për Gazën vazhdon të jetë i bllokuar. Sipas dokumenteve të Departamentit amerikan të Shtetit, të siguruara nga Reuters, 200…

## [Netanyahu shpërthen ndaj Erdoganit pas kërkesës së Turqisë për arrestimin e tij](https://telegrafi.com/netanyahu-shperthen-ndaj-erdoganit-pas-kerkeses-se-turqise-per-arrestimin-e-tij/)

_2026-08-21 · Eliza Hajzeri · Telegrafi_

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar menjëherë pas njoftimit të autoriteteve turke për kërkesën për lëshimin e një njoftimi të kuq ndërkombëtar për arrestimin e tij, në kuadër të procedurave lidhur me luftën në Gaza dhe incidentin me aktivistët e Global Sumud Flotiljes. Në deklaratën e tij, Netanyahu ka sulmuar ashpër presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, duke e cilësuar atë si…

## [Chelsea hidhet në sulm për yllin e Juventusit – ‘Zonja e Vjetër’ kërkon 40 milionë euro](https://telegrafi.com/chelsea-hidhet-ne-sulm-per-yllin-e-juventusit-zonja-e-vjeter-kerkon-40-milione-euro/)

_2026-08-21 · Bardh Maxhuni · Telegrafi_

Chelsea ka rikthyer interesimin për sulmuesin e krahut të Juventusit, Francisco Conceicao, i cili mund të largohet nga Torino gjatë kësaj vere. Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi londinez po shqyrton mundësinë e transferimit të reprezentuesit portugez, veçanërisht në rast se Pedro Neto largohet nga Chelsea dhe transferohet te Al-Hilal. Situata e Conceicaos te Juventusi mund të ndryshojë pas…

## [​Në fundjavë mot i nxehtë, temperatura më e lartë 38 gradë Celsius](https://telegrafi.com/ne-fundjave-mot-i-nxehte-temperatura-me-e-larte-38-grade-celsius/)

_2026-08-21 · Ismail Jakupi · Telegrafi_

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi për parashikimin e motit në fundjavë. Të shtunën do të mbajë mot i nxehtë, temperaturat minimale do të jenë mes 11 dhe 15 gradë, ndërsa maksimale mes 32 dhe 38 gradë Celsius. Ndërsa, të dielën temperaturat minimale pritet të jenë mes 11 dhe 16 gradë celsius, ndërsa ato maksimale mes 29 dhe 34 gradë Celsius.

## [Gjendje e vështirë depresive pas Big Brother-it, i izoluar për ditë të tëra - Granit Cana trondit me rrëfimin për problemin e tij shëndetësor](https://telegrafi.com/gjendje-e-veshtire-depresive-pas-big-brother-it-i-izoluar-per-dite-te-tera-granit-cana-trondit-me-rrefimin-per-problemin-e-tij-shendetesor/)

_2026-08-21 · Butrint Avdyli · Telegrafi_

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 1, Granit Cana, ka ndarë me ndjekësit një rrëfim tejet personal për një problem shëndetësor me të cilin, sipas tij, po përballet prej vitesh, por ende nuk ka arritur të marrë një diagnozë të saktë. Modeli i njohur ka treguar se herë pas here humb papritur fokusin dhe vëmendjen, ndërsa shikimi i turbullohet, duke krijuar ndjesinë sikur ka një mjegull para syve.…

## [Vrasja e turistit në Ksamil, shtetasi turk në Gjykatë: Vata më tha jam rrëzuar me motor](https://telegrafi.com/vrasja-e-turistit-ne-ksamil-shtetasi-turk-ne-gjykate-vata-me-tha-jam-rrezuar-me-motor/)

_2026-08-21 · Ismail Jakupi · Telegrafi_

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg Sokrat Vatës, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, Luis Miguel Varela Mendes. Po ashtu në burg janë lënë edhe Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu, dy shtetasit turq që tentuan ta largonin me makinë. Për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është vendosur arresti në burg për një afat 45-ditor. Ndërkohë, për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun,…

## [Jill Biden flet për betejën e Joe me kancerin: Kam frikë, nuk mund ta imagjinoj jetën pa të](https://telegrafi.com/jill-biden-flet-per-betejen-e-joe-me-kancerin-kam-frike-nuk-mund-ta-imagjinoj-jeten-pa-te/)

_2026-08-21 · Eliza Hajzeri · Telegrafi_

Gruaja e ish-presidentit amerikan Joe Biden, Jill Biden, konfirmoi se kanceri i prostatës së ish-presidentit është përhapur në kocka, por se përpiqet të hedhë poshtë mendimet negative dhe se nuk mund ta imagjinojë jetën pa të. “Sigurisht që kam frikë. Para së gjithash, ai është pothuajse 10 vjet më i madh se unë. Dhe me një sëmundje të tillë, thjesht nuk mund t’i lësh mendimet e tua të shkojnë në…

## [Prishtina Mall: Blej dhe Fito këtë sezon të kthimit në shkollë](https://telegrafi.com/prishtina-mall-blej-dhe-fito-kete-sezon-te-kthimit-ne-shkolle/)

_2026-08-21 · Prishtina Mall · Telegrafi_

Sezoni i kthimit në shkollë sjell edhe mundësi të shumta për shpërblime. Nga 21 gushti deri më 6 shtator, të gjithë vizitorët që bëjnë blerje në Prishtina Mall mund të bëhen pjesë e lojës shpërblyese “Blej dhe Fito”. Për çdo 25 euro të shpenzuara , klientët përfitojnë një kupon për pjesëmarrje në lojë. Pas plotësimit të kuponit dhe ruajtjes së faturës së vulosur, ata hyjnë në garë për të fituar…

## [Vandalizohen pajisjet e shënjimit dimëror në Kodrën e Diellit, reagon Ambasada e Austrisë](https://telegrafi.com/vandalizohen-pajisjet-e-shenjimit-dimeror-ne-kodren-e-diellit-reagon-ambasada-e-austrise/)

_2026-08-21 · Bashkim Iljazi · Telegrafi_

Ambasada e Austrisë ka reaguar pas dëmtimit dhe largimit të një pjese të konsiderueshme të pajisjeve të reja për shënjimin dimëror të shtegut të Majës së Titos në Kodrën e Diellit, në gjatësi prej rreth 11 kilometrash. Sipas njoftimit, më shumë se 45 nga gjithsej 112 shtylla janë shkatërruar, dëmtuar ose larguar, ndërsa dëmi financiar vlerësohet në të paktën 8 mijë euro, apo rreth 500 mijë denarë.…

## [“Live me Luizin” së shpejti në Top Channel, publikohet promoja e emisionit të ri](https://telegrafi.com/live-me-luizin-se-shpejti-ne-top-channel-publikohet-promoja-e-emisionit-te-ri/)

_2026-08-21 · Lavdi Rexhepi · Telegrafi_

Siç ishte paralajmëruar më herët, Luiz Ejlli pritet të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel me një projekt të ri televiziv. Televizioni ka publikuar spotin promovues të programit të tij të ri, “Live me Luizin”, duke e shoqëruar me mesazhin: “Bëhuni gati…” . Tashmë është bërë e ditur se emisioni do të transmetohet të premten në mbrëmje. Për konceptin dhe mënyrën se si do të zhvillohet…

## [Prania e KFOR-it te Ura e Ibrit, Maqedonci: Serbia po përpiqet të krijojë artificialisht krizë](https://telegrafi.com/prania-e-kfor-it-te-ura-e-ibrit-maqedonci-serbia-po-perpiqet-te-krijoje-artificialisht-krize/)

_2026-08-21 · Muhamet Hajrullahu · Telegrafi_

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se optimizimi gradual i pranisë së KFOR-it, përfshirë përshtatjen e pranisë së misionit në urën mbi lumin Ibër, është reflektim i përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë dhe rritjes së kapaciteteve të institucioneve vendore të sigurisë. Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka theksuar se ky proces bazohet në vlerësime profesionale të…

## [Nga Zurichu në Dortmund, klubet shqiptare që po shkruajnë histori në futbollin e Zvicrës dhe Gjermanisë](https://telegrafi.com/nga-zurichu-ne-dortmund-klubet-shqiptare-qe-po-shkruajne-histori-ne-futbollin-e-zvicres-dhe-gjermanise/)

_2026-08-21 · Edonis Bytyqi · Telegrafi_

Futbolli shqiptar jashtë trojeve shqiptare nuk luhet vetëm në stadiumet e mëdha. Në Zvicër dhe Gjermani, qindra futbollistë shqiptarë e kosovarë vazhdojnë të mbajnë gjallë pasionin për futbollin përmes klubeve që janë krijuar nga komunitetet shqiptare dhe që, në shumë raste, tashmë janë bërë pjesë e rëndësishme e futbollit lokal. Nga nivelet e larta të futbollit amator zviceran, deri te ligat…

## [Shpërndahen 1,400 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë](https://telegrafi.com/shperndahen-1400-pako-ushqimore-per-familjet-ne-nevoje-ne-kosove/)

_2026-08-21 · Agnesa Saraçi · Telegrafi_

Islamic Relief Kosova, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës në kuadër të Masës 3.4, ka realizuar shpërndarjen e 1,400 pakove ushqimore për familjet në nevojë. Pakot janë shpërndarë në Podujevë, Drenas, Skenderaj, Gjilan, Prishtinë, Fushë Kosovë, Prizren dhe Mitrovicë. Sipas Islamic Relief Kosova, ndihmat u janë dedikuar familjeve me fëmijë jetimë dhe familjeve që përballen me kushte…

## [Çfarë qëndron pas kundërshtimeve për ndërtimin e një kishe në Vushtrri?](https://telegrafi.com/cfare-qendron-pas-kundershtimeve-per-ndertimin-e-nje-kishe-ne-vushtrri/)

_2026-08-21 · Driton Gajraku · Telegrafi_

Bekimi i një trualli në fshatin Zogaj të Vushtrrisë, ku Dioqeza Prizren-Prishtinë planifikon në të ardhmen ndërtimin e një kishe, nxiti protesta të banorëve të disa fshatrave të komunës veriore kosovare, dhe një debat publik në Kosovë. Por, për ceremoninë e mbajtur më 17 gusht ka qëndrime të ndryshme nga autoritetet lokale të Vushtrrisë dhe Kisha Katolike e Kosovës. Komuna e Vushtrrisë thotë se…

## [Qeveria paralajmëron masa për uljen e kostove për pajisjet shkollore](https://telegrafi.com/qeveria-paralajmeron-masa-per-uljen-e-kostove-per-pajisjet-shkollore/)

_2026-08-21 · Bashkim Iljazi · Telegrafi_

Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka përgatitur propozimin për shportë shkollore e cila pritet të marrë pëlqimin në seancën e ardhshme të Qeverisë. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski kjo masë bëhet me qëllim që të ulë barrën financiare të familjeve në periudhën para fillimit të vitit shkollor, sidomos familjet me më shumë fëmijë. “Në seancën e ardhshme qeveritare të martën, do të marrim vendim…

## [“Kaq elegante të kesh kufij”, Christine McGuinness tërheq vëmendjen me pozat me bikini](https://telegrafi.com/kaq-elegante-te-kesh-kufij-christine-mcguinness-terheq-vemendjen-me-pozat-me-bikini/)

_2026-08-21 · Lavdi Rexhepi · Telegrafi_

Christine McGuinness ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me disa fotografi të reja me bikini, teksa iu bashkua një trendi viral dhe përcolli një mesazh për vendosjen e kufijve personalë. 38-vjeçarja publikoi në Instagram disa poza me bikini, ndërsa krahas tyre shkroi një mesazh ku theksonte se është “paksa elegante të jesh e padisponueshme”. Christine foli gjithashtu për rëndësinë e të qenit…

## [Ksamili dhe Dhërmiu dominohen nga plazhet private](https://telegrafi.com/ksamili-dhe-dhermiu-dominohen-nga-plazhet-private/)

_2026-08-21 · Elfije Boletini · Telegrafi_

Më 4 korrik 2026, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video me mbishkrimin “Plazhet publike në Ksamil”. Pamjet tregonin një hapësirë të organizuar nga Bashkia Sarandë, me çadra në dispozicion të pushuesve. Në video, hapësira publike dukej e kufizuar në katër rreshta me nga gjashtë çadra secila, ndërsa menjëherë ngjitur shtrihej një plazh privat dukshëm më i madh . Nën postimin e…

