RSS Amplifier

News source

Tirana Today

Lajm i Fundit - Lexo, Bej Diferencen!

tiranatoday.alSource feed ↗10 articles

Live Last read · last published · next check

Latest articles

IKMT shemb ndërtimin pa leje në Karaburun

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë dhe strukturat e Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë Vlorë ndërhynë sot në Karaburun për të përfunduar prishjen një objekti pa leje tip “beach bar”. Gjatë kontrollit të kryer nga IKMT u konstatua se subjekti O.Sherifaj kishte ndërtuar ngritje strukturash të përkohshme, pedana dhe pasazhe […]

Transmetimi live i gjyqit të nënës amerikane që vrau tre fëmijë, reagon avokati i Erion Veliajt

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar për vendimin që nuk lejon transmetimin me kamera të proceseve gjyqësore në Shqipëri. Në reagimin e tij, Ndreca i referohet edhe rastit të Lindsay Clancy, nënës amerikane të akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj, procesi gjyqësor i së cilës po transmetohet […]

Banorët denoncuan bllokimin/ Kanali ujitës në Mirakë të Librazhdit rikthehet në funksion

Kanali i burimit ujor dhe ujitjes në fshatin Mirakë të Bashkisë Librazhd është rikthyer në funksion të plotë, duke u shërbyer banorëve për vaditjen e tokave bujqësore. Ndërhyrja e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) erdhi pas ankesës së një grupi banorësh nga Miraka, Xibraka dhe Polisi, të cilët denoncuan dëmtimin e kanalit përmes […]

Ndahet nga jeta profesori i Universitetit të Elbasanit, Albert Riska

Është ndarë nga jeta profesori i Universitetit të Elbasanit, Albert Riska. Lajmi është bërë i ditur nga Universiteti i Elbasanit, i cili shpreh ngushëllimet për familjen, të afërmit, kolegët, studentët dhe të gjithë ata që e njohën profesorin. Albert Riska kishte një karrierë të gjatë akademike pranë Universitetit të Elbasanit. Ai e nisi aktivitetin pedagogjik […]

Po shkëmbenin kokainë në rrugë,2 të rinjtë arrestohen në flagrancë në Tiranë. Sekuestrohen 252 gramë

Një operacion antidrogë i finalizuar në Tiranë ka çuar në pranga dy të rinj, të dyshuar për shitblerje të kokainës. Policia ndërhyri në rrugën “Egnatia”, ku një 19-vjeçar u kap duke i dorëzuar një 26-vjeçari një çantë me mbi 200 gramë kokainë. Në total, gjatë operacionit “Momenti” u sekuestruan 252 gramë lëndë narkotike, një automjet […]

Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

14 gusht 2026– Avionët luftarakë të NATO-s kanë rrëzuar një mjet ajror pa pilot që kishte hyrë në hapësirën ajrore të Letonisë, njoftuan Forcat e Armatosura Kombëtare të vendit. Fillimisht, autoritetet letoneze aktivizuan një paralajmërim për kërcënim ajror në zonat e Augsdaugava, Preili, Rezekne dhe Balvi, duke u kërkuar banorëve të qëndronin në ambiente të […]

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës/ Procedohen penalisht shefi i monitorimit dhe dy roje mjedisi

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit që përfshiu Parkun Kombëtar të Lurës dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave që dyshohet se kanë përgjegjësi për menaxhimin dhe mbrojtjen e territorit. Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj tre personave. Të proceduarit janë […]

Vatër e madhe zjarri në disa fshatra në Bulqizë,kërkohet ndërhyrje emergjente nga ajri dhe në terren

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë, që prej pasdites së djeshme dhe gjatë ditës së sotme, sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në zonën e Bulqizës. Flakët kanë përfshirë pyjet e njohura si Bataqet e Kacnisë, Pyjet e Thatinës, si dhe pyjet e Livadhit të Madh. Zjarri po përhapet me shpejtësi, duke krijuar një situatë serioze […]

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës, përkeqësohet situata në Koçekë/ Flakët përhapen me shpejtësi,

Prej tre ditësh vijon lufta me flakët në masivin pyjor të Lurës, ndërsa situata raportohet e përkeqësuar, veçanërisht mbi lagjen Koçekë, ku zjarri po i afrohet banesave. Në terren janë angazhuar rreth 200 forca, ndërsa nga ajri ndërhyrja po vijon me dy avionë. Në operacion janë përfshirë edhe punonjësit e Zonave të Mbrojtura, të Bashkisë […]

Izraeli vijon bombardimet në Libanin jugor/ Shpërthime të fuqishme në disa zona

Forcat izraelite kanë vijuar operacionet ushtarake në jug të Libanit, me bombardime, shpërthime dhe të shtëna në disa fshatra dhe zona të banuara, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit (NNA). Sipas raportimeve, rreth mesnatës është regjistruar një shpërthim i fuqishëm në zonën Mashaa al-Mansouri, ndërsa forcat izraelite dyshohet se kanë përdorur edhe mjete shpërthyese. […]