RSS Amplifier

Blog

GAZETA SHËNDETI

Versioni online i gazetes Shendeti

shendeti.com.alSource feed ↗10 posts

Live Last read · last published · next check

Written by

Latest posts

Kalvari i mbijetesës: Kur sistemi shëndetësor dështon, dhe ndërhyrja ndërkombëtare bëhet shpëtimi i vetëm

Nga Ermelinda Hoxhaj Kalvari i mbijetesës: Kur sistemi shëndetësor dështon, dhe ndërhyrja ndërkombëtare bëhet shpëtimi i vetëm Më 22 qershor 2026, ajo që duhej të ishte një vrapim rutinë 90-minutësh në Alpet e Valbonës, u shndërrua në një luftë për jetën për vrapuesen australiane Amy Lecons. E kafshuar nga një gjarpër helmues, ajo u gjend […]

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë

Një lindje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, në spitalin e Traumës. Në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se një nënë shtatzënë u paraqit në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore, për shkak të afërsisë me banesën, dhe aty solli në jetë foishnjën e saj, ndërsa të dy gëzojnë […]

Çfarë është prediabeti?

Prediabeti është një gjendje klinike e ndërmjetme mes nivelit normal të sheqerit në gjak dhe diabetit të tipit 2. Mjekja endokrinologe, Bariola Duro, e ftuar në ciklin e podcasteve “Obeziteti, le të flasim për të”, ka shpjeguar se kjo fazë përbën një moment të rëndësishëm ku mund të ndërhyhet për të parandaluar përparimin drejt diabetit. […]

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit

Pas përfundimit të koncesionit të dializës, shteti ka hapur një tender të ri për ofrimin e këtij shërbimi në pesë spitale rajonale, me një fond mesatar vjetor rreth 23% më të lartë se pagesa e kryer për PPP-në në vitin 2025 dhe 43 % më e lartë se mesatarja e pagesave vjetore nga viti 2017-2025. […]

Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit

Dr. Megi Lekbello, mjeke endokrinologe, ka folur për rastet kur kirurgjia bariatrike mund të merret në konsideratë si një alternativë për trajtimin e obezitetit, në ciklin e podcasteve “Obeziteti, le të flasim për të”. Sipas saj, kirurgjia bariatrike mund të shqyrtohet në rastet kur ndryshimi i stilit të jetesës dhe trajtimi medikamentoz nuk kanë dhënë […]

VIDEO/ “Rënia në peshë, proces kompleks” – Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor

Dr. Megi Lekbello ka folur për ndikimin që obeziteti ka jo vetëm në shëndetin fizik, por edhe në atë mendor, në ciklin e podcasteve “Obeziteti, le të flasim për të”. Sipas mjekes, përpjekjet e përsëritura për të humbur peshë dhe rikthimi i kilogramëve mund të ndikojnë në gjendjen emocionale të personave me obezitet, duke sjellë […]

Gastroenteritet, virozat, diarrea dhe te vjellat e veres!

Nga dr.Skender Brataj Gastroenteriti nga toksinat. Toksinat në organizëm Fillon shpejt (1–6 orë) Dominon nauzea dhe të vjellat Antibiotikët nuk ndihmojnë Zakonisht kalon brenda 24–48 orëve Terapia e helmimit nga toksinat •Rehidrim oral ose intravenoz. •Korrigjimi i elektroliteve. •Antiemetikë sipas nevojës. •Dietë e lehtë. •Monitorim për dehidrim. Antibiotikët nuk kanë efekt, sepse nuk…

A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur

Nga Dr. Skender Brataj Nga studimi i patologjive të verës u konstatua se hipertensioni arterial zë 18% të vizitave të kryera deri në këtë moment. Pse mund të rritet presioni arterial në verë? 1.Dehidratimi është një nga mekanizmat kryesorë. Me djersitjen humbasim ujë dhe kripëra. Kur bie volumi qarkullues, organizmi përpiqet ta ruajë perfuzionin duke […]

VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?

Dr. Megi Lekbello, mjeke endokrinologe, ka shpjeguar pse humbja e peshës nuk duhet parë si qëllimi i vetëm në trajtimin e obezitetit, në ciklin e podcasteve “Obeziteti, le të flasim për të”. Sipas saj, sfida më e madhe nuk është vetëm humbja e kilogramëve, por ruajtja e peshës së arritur në afatgjatë. “Personat të cilët […]

Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?

Kafeja e mëngjesit është zakoni më i popullarizuar për të filluar ditën me energji dhe humor të mirë. Por çfarë i ndodh vërtet trupit tonë pasi e pimë? Kafeina përthithet me shpejtësi, duke aktivizuar sistemin tonë nervor, sistemin tretës dhe hormonet brenda vetëm pak minutash. Kjo gllënjkë e parë shkakton një sërë ndryshimesh fiziologjike që […]