RSS Amplifier

Blog

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

peizazhe.comSource feed ↗10 posts

Live Last read · last published · next check

Written by

Latest posts

FYERJE DHE VARGJE

(jo dhe aq të rastësishme…) Ballkanasi Mund të flasim për fyerjen pa fyerje, po mendoja, teksa lexoja një shpjegim të shkurtër për fyerjen, të një shkrimtari që ia dua veprën, është i njohur, ballkanas, bullgari Georgi Gospodinov, poet, eseist, romancier mbi të gjitha, një zë i thellë dhe i ndjeshëm, introspektiv dhe filozofik, e cilësojnë, i përkthyer në shumë gjuhë, edhe në shqip… i thashë te…

NGA ZËDHËNËS NË ZËVENDËS

Rritet numri i teksteve shqip që ende mbajnë emra autorësh, por që duket sheshit se janë hartuar me një LLM (zakonisht, me ChatGPT). Veçanërisht po i ndesh këto tekste si statuse në Facebook, por edhe si opinione dhe editoriale në media më solide. Nuk është se unë përdor ndonjë vegël heuristike për t’i identifikuar – më mjafton veshi, siç i mjafton veshi një kitaristi për ta kuptuar se kitara i…

PRICES, MAN, PRICES!

In an article a few months ago in this magazine, I tried to explain one of the reasons why the protests in Tirana finally began, after so many years of poor governance and corruption. One of the main reasons is the ambiguity of property law and the lack of ownership after 36 years of democracy. This is a colossal failure of the rule of law, and, while the law on strategic investment usurps the…

KOMPLEKSI I EPIGONIT

Përfundimisht, asgjë Kisha mbaruar së lexuari ciklin teban, i ndjekur pothuajse me disiplinën e një filologu dhe me ngulmimin e dikujt që beson se një cikël, për t’u kuptuar, duhet ndjekur në rendin e vet të brendshëm dhe jo në atë të antologjive: Edipi mbret te Sofokliu, i shtyrë deri te qetësimi paradoksal i Kolonës; Të Shtatë kundër Tebës te Eskili, Fenikaset, Antigona, e më pas vijimi me nënat…

ÇMIMET PLAKO, ÇMIMET

Në një artikull para disa muajsh në këtë revistë u mundova të shpjegoj një nga arsyet për të cilat protestat në Tiranë filluan më në fund, mbas kaq vitesh keq-qeverisje dhe korrupsion. Një nga arsyet kryesore është paqartësia e ligjit të pronave dhe mungesa e pronësisë mbas 36 vjetësh demokraci. Ky është një dështim kolosal i shtetit të së drejtës, dhe, ndërsa ligji për investimin strategjik…

BULEVARDI QË U SHNDËRRUA NË SHESH

nga Doriana Musai Pak hapësira urbane në Shqipëri kanë ndryshuar aq shumë kuptim sa Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Për një shekull ai ka qenë njëkohësisht projekt urban, bosht administrativ i shtetit, skenë e pushtetit politik, korridor i transformimit ekonomik të kryeqytetit dhe, së fundmi, një hapësirë e ripërvetësuar nga qytetarët. Nëpërmjet historisë së zhvillimit të tij, mund të lexojmë edhe…

KUR VERA ZGJAT, POR DURIMI JO

Në rast se ironia do të çmohej po aq sa realiteti. Ai ka ardhur. Si çdo vit. Si cikli i një hëne të padukshme që ndriçon vetëm për të prishur natën e dikujt tjetër. Bashkatdhetari im. Ai që e ka bërë pasaportën blu letër origami nga nervat dhe flamurin kuqezi dekor tavoline për darkën me mish qengji. Ka zbritur në aeroport me valixhe Louis Vuitton, por me shpirt Samsonite, ai lloj trupi ku…

#SKINNYTOK DHE E DJATHTA EKSTREME

Pse konservatorët i duan gratë të stërholla Rishfaqja e trupit femëror të hollë në mënyrë ekstreme si një ideal për gratë – e ilustruar nga trende si #SkinnyTok (tanimë i bllokuar), ballet body dhe rikthimi i heroin chic (Kate Moss, mishërimi më i mirë i këtij trendi) të viteve 1990 – nuk është thjesht një ndryshim ciklik në modë apo një rastësi. Teoricienet kulturore, studiueset feministe dhe…

RRUGA IME E QUMËSHTIT

Brezit tim i ka ndodhur që të përjetojë – brenda 5-6 dekadash, ndryshime politike, ekonomike, kulturore dhe teknologjike të tilla të cilave u duheshin më parë shekuj për t’u realizuar. Fat i mirë apo i keq? Ndonjëherë këtë e shoh edhe në fusha që, me hamendje, do të ishin më rezistente ndaj përmbysjeve, si ajo e ekonomisë dhe e kulturës ushqimore. Më kanë treguar që, kur isha ende foshnjë…

KU E GJEN ZANAFILLËN IDENTITETI KOMBËTAR SHQIPTAR?

Rreth librit Zanafilla e mendimit kombëtar të Albert Bikajt nga Valton Vuçitërna Ka libra që arrijnë të plotësojnë me sukses disa nga boshllëqet e shumta që ende ekzistojnë në fushat e historisë dhe antropologjisë. Por ka edhe të tjerë që e shtjellojnë tezën e tyre me një forcë aq bindëse, sa nuk mund të shihen thjesht si vepra që mbushin një zbrazëti, por si punime që hapin horizonte të reja…